Katër anëtarë të trupës elitë që mbron Papa Françeskun kanë rezultuar pozitivë me COVID-19

time

Këtë të hënë Vatikani ka bërë me dije se katër anëtarë të Gardës Zvicerane, trupa elitë që mbron papën, kanë rezultuar pozitive për COVID-19.

Sipas një deklarate, besohet se ata të jenë të parët në korpus që kanë rezultate pozitivë dhe pothuajse të gjithë rojet janë burra beqarë të cilët jetojnë në një kazermë brenda portave të Vatikanit.

Vatikani tha se të gjithë ata që kishin rezultuar pozitivë kishin simptoma të lehta ndërsa njoftohet se ata janë izoluar dhe gjurmimi i atyre me të cilët kishin qenë në kontakt të drejtpërdrejtë ishte duke u hetuar. Sakaq, javën e kaluar vendosi masa parandaluese duke përcaktuar që të gjithë duhej të mbanin maska, madje edhe jashtë, dhe të praktikonin distancimin shoqëror.

Mirëpo, Papa Françesku nuk mban maskë në audiencën e tij të përgjithshme dhe nganjëherë bie në kontakt relativisht të ngushtë me vizitorët, të cilët kanë mbajtur maska. Kujtojmë se Papës i ishte hequr një pjesë e një mushkërie pas një sëmundjeje të kaluar në rininë e tij gjatë kohës kur ishte në Argjentinë.

h.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *