Katër arsyet pse Rusia vendosi të ndërhyjë në Siri

Dita

Lufta në Siri u bë akoma më e ngatërruar nga sa ishte deri tani. Sikur hapësira ajrore mbi vendin e sakatuar nga konflikti katërvjeçar të mos ishte boll e ngarkuar, avionët luftarakë që u shfaqën në qiellin sirian të mërkurën konfirmuan mbërritjen e Rusisë, si aktori i radhës që hedh bomba nga lart. Aeroplanët e Kremlinit kanë si objektiv bazat e kryengritësve kundërshtarë të regjimit të presidentit Bashar al-Asad.

Në krahun tjetër, një koalicion vendesh, me në krye Shtetet e Bashkuara, po bombardojnë thuajse përditë caqet e Shtetit Islamik qysh nga shtatori i shkuar, me synim dëbimin e grupit terrorist nga zonat e kontrolluara në Siri, raporton Shekulli.

Por ngjitja në skenë e Rusisë përbën një kapitull të ri e të panjohur të një lufte që deri tani u ka marrë jetën më shumë se 250000 njerëzve që nga 2011-a. Në mënyrë të përmbledhur, ja ç’duhet të dini rreth ndërhyrjes së Moskës në Siri:

Rusia ka përgatitur terrenin në perëndim të Sirisë

Prej javësh presidenti rus Vladimir Putin është përgatitur për sulme ajrore, duke dërguar nëpërmjet qiellit pajisje dhe trupa në disa baza nëpër Siri – veçanërisht në bregdetin e Mesdheut – përfshirë aeroportin e Latakias, bazën detare në Tartus dhe në kryeqytetin Damask. Për momentin Rusia ka shtatë baza në Siri, sipas Institutit për Studimet e Luftës, një qendër studimore me bazë në Uashington.

Kremlini thotë se po bombardon ISIS-in, por Shtetet e Bashkuara nuk e hanë karremin

Rusët thonë se do të luftojnë Shtetin Islamik dhe “grupe të tjera ekstremiste” në Siri, por objektivat e bombarduar të mërkurën ishin shumë larg bazave më të afërta të ISIS-it. Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Esh Karter, bëri të ditur se Rusia nuk goditi aspak zonat e kontrolluara nga ISIS-i. Këtë e konfirmon edhe CNN-i duke iu referuar dëshmive nga terreni, sipas të cilave bombat qëlluan pozicionet e kryengritësve të tjerë, përfshirë selinë e Ushtrisë së Lirë Siriane, një organizatë e moderuar që mbështetet nga Perëndimi.

Arsyet e dyshimta të Rusisë

Kreu i Kremlinit, Vladimir Putin, zyrtarisht ka shpallur se vendosi të ndërhyjë në Siri për të sulmuar ISIS-in dhe grupe të tjera ekstremiste, por ekspertët thonë se ai ka të tjera arsye. Një prej tyre është mbrojtja e presidentit sirian Bashar al-Asad, aleati kyç i tij në rajon. Një tjetër motiv është përforcimi i bazës detare ruse në Tartus, që mundëson lehtësira strategjike në detin Mesdhe. Gjithashtu, dërgimi i avionëve bombardues përreth Sirisë i lejon Rusisë ta zgjerojë ndikimin e vet ushtarak në rajon – nga Turqia (të cilën avionët rusë mund ta mbërrijnë brenda pak minutash) – dhe Iraku, në Jordani e Izrael.

Shqetësim për armatimin e rëndë

Në fotot satelitore të bëra gjatë disa javëve të fundit shihen aeroplanë luftarakë “Flanker Su-30” dhe tanke “T-90”, helikopterë transportues dhe bombardues si dhe makineri të blinduara që janë vendosur në bazat siriane. Sipas medieve ndërkombëtare, bëhet fjalë për të paktën 30 avionë ushtarakë. Kjo prani kaq e madhe ka ngjallur shqetësim dhe pikëpyetje serioze rreth asaj se kundër kujt do të luftojë në të vërtetë Rusia në Siri. “Shumë prej armatimeve duket sikur janë të vendosura jo për të luftuar ISIS-in. Më tepër duket sikur janë ngritur për t’u përballur me armiq si Shtetet e Bashkuara”, raportonte CNNi të mërkurën. Edhe Sekretari amerikan i Shtetit, Xhon Kerri, ishte po kaq i alarmuar para dy javësh. “Qartazi prania e avionëve luftarakë ajër-ajër dhe raketave tokë-ajër ngre pyetje serioze”, deklaroi ai për CNN-in.

Share This Article
4 Comments
  • Rusia ka nje tufe me popullsi myslimane ne kufijte e saj jugore, keshtu qe e ka filluar luften ne lagje perpara se lufta ti vije ne oborr dhe ne shtepi. Kete e ka bere ne marrveshje te plote me perendimoret te te cilet bejne gjoja “Obobo Ruset” dhe te cilat deshtuan ne politiken e tyre kundra Asadit. Te gjithe rebelet anti_Asad qe u armatosen nga perendimi ose filluan luften midis tyre, dezertuan tek ISIS ose u vrane. Nga 3000 vete te trajnuar dhe armatosuar nga USA mbeten vetem 4-5 veta qe luftojne akoma. Nderkohe qe armatimi dhe Hummerat ushtarake te USA i ka marre ISIS. Keshtu ne skene kane ngeluar Asadi dhe ISIS-i. Perendimi nuk e do ISIS-in por nuk mund te ndihmoje Asadin qe akoma eshte armiku i tyre. Por perendimi e ka kuptuar koston e rrezimit te Sadamit dhe nuk do qe ta perserise kete gje edhe me Assadin. Keshtu Rusise i eshte lene dore ee lire te bombardoje “per qejf” pa patur frike nga ndonje rakete toke-ajer amerikane.
    Kjo eshte faza e pare e planit rus.
    Faza e Dyte eshte ngurtesimi i themeleve te bazave ushtarako detare ruse ne mesdhe jashte kontrollit te NATOs ne ngushticen e Bosforit.

    • KETE GJE NUK E ARRITI DOT NE KOHEN E BS-SE OR MIK,

      KETO JANE ENDERRA TE PUTIN QE DO TI MARRE RUSET ME QAFE,

      NUK JA DOLI DOT USA, AS NUK KA SHANC TJA DALI PUTINI.

      MEGJITHEATE, NE MIRE NA BEHET DERISA PUTINI PO E CON RUSINE

      DREJT NJE KATASTROFE.

  • Kur mendimi ndryshe ti lem te vriten njeeri me tjeterin Putini fityre ujku si nje cakall qe eshte nderhyn ushtarakisht ne Siri.dhe atje do vazhdoje pa mbarim bjeri ti biem.Politika Amerikane shume e avashet ilejoj teren te lire e kohe te mjaftushme cakallit te Moskes.Amerikanet pa humbur kohe duhen te bejne nje marreveshje me Serbet per pranin e forcave ushtarake Amerikane ne teritorin e Serbise;ne se Amerikanet nuk do e bejne kete tashti dhe shpejt,mos u cuditeni qe nje dite ne menges Gjeneralet Rus te pin kafe ne Beograd.Nato duhet te shpejtoje dhe te mos mendohet tri here por me nje vendim marrje shtete e Evropes Lindore ti antaresoje,kejo duhet te behet me nje here.Amerika pa humbur kohe ne Ukraine duhet te dislokoje forcat ushtarake,duke mos i njohur kercenimet e Putinit.Ne Tirane Qeverria dhe te gjitha partit politike jane pro rus,Samiti qe kerkon Kryetari qeverrise Shqipetare Edvin Kristaq Rama te beje me Shtetas Amerikan me kombesi Shqipetare ne Amerike Nuk duhet lejuar eshte i udhezuar nga Politikane Rus,Reforma qe Edi Rama dhe gjithe politika shqipetare qe u ka paraqitur Nderkombetareve per pronat ti njihet reforma deri ne viti 2025;ti kundershtohet,te mos njihet. kundershtohet,te mos pranohet,Kete propuzim e kan servirur politikanet Grek dhe me mbeshtetjen e diaspores Greke ne Amerike.Ky iformcion ti jepet me nje here Amasades Amerikane ne Tirane,ne se do behen tashti me nje here;eshte e fituar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *