- Bashkisë Tiranë
S’po shohim tram e bulevard,
Që emra kopistësh t’u vëm’,
Veç tortës 100 jard
Që e bëre kollaçëm!
- Pastori ekstremist
A i ke trutë në vend
O i çmenduri pastor,
Kur armik shpall vllain tënd,
Ç’do të thotë një jashtëtokësor?!
- Korb’ i plakur
Krrakëllin korb’ i plakur
Nga podiumet e mashtrimit,
Ç’bën e nga ke ardhur,
O, bir i mallkimit?!
- Basha në kuvendin e PD-së
Thonë PD-në në drit’ e qite
Që nga shpellat e ngujimit,
Sa që sa(ll)lën e mahnite
Me slloganet e Leninit:
“Gjithë pushtetin te PD-ja
Që nga un’ e gjer te S-ja!!!
Nga Koli J. Dano
