Katër falënderime

redaktor

Dërguar me sms

në numrin e redaksisë

Sipas “Gjinit” të “Portokallisë”, falënderoj: 1- Ministrinë e Shëndetësisë, se pranë spitaleve e klinikave ka farmaci ku blejmë ilaçet që na takojnë falas. 2- Ministrinë e Arsimit, atë dje e sot, që në katin e parë të universitetit sidomos në ato private, ka bare. Epo studenti, studentja do pijë një kafe, bile do t’i japi edhe pedagogut. Ka vdekur diktatura që s’të linte të tymosje një cigare e s’guxonte kush të shkëmbente dy fjalë me pedagogun, tani atë mund ta puthësh në faqe e ai, për mirësjellje, të puth në buzë. 3- Do të falënderoj Ministrinë e Transportit që nuk pret ferrat anës rrugëve e ka ku fshihet jo lepuri, por polici rrugor, ai na nxjerr gjumin kur del nga gëmusha, porositen gjahtarët të bëjnë kujdes se mund të bëjnë vrasje pa dashje. 4- Bashkinë për pusetat hapur, të cilat na detyrojnë ta ulim shpejtësinë, e si shtypim qentë në Tiranë se pastaj proteston shoqata e shtimit të qenve etj. Nga Xhevdet Cora.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *