Qytetarët shqiptarë nuk do të jenë më aq të lirë për të lëvizur në zonën Shengen nëse nuk plotësojnë disa rregulla të reja të vendosura së fundi.
Bëhet fjalë për katër kushte kryesore të përcaktuara në një urdhër apo plan masash që ka firmosur së fundi drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako.
Pas kërkesave të përsëritura të Francës dhe Gjermanisë, shteti shqiptar ka vendosur masa strikte në kufi për qytetarët që dalin jashtë shtetit në drejtim të zonës Shengen.
Masat do të zbatohen nga efektivat e policisë kufitare shqiptare në pikat e daljes nga vendi, si në Aeroportin e Rinasit, në pikat kufitare tokësore dhe në porte.
Qytetarët, të cilët nuk plotësojnë katër kriteret e vendosura, nuk do të lejohen të udhëtojnë dhe do të kthehen pas nga vetë policia kufitare shqiptare.
Urdhri i kryepolicit Haki Çako përmban në fakt 14 pika, por katër kushtet që ju kthejnë pas nëse nuk i plotësoni, janë vendosur në pikën e parë.
Pjesa tjetër e urdhrit kërkon që policia kufitare të tregojë më tepër kujdes e të verifikojë me imtësi dokumentet e udhëtarit dhe identitetin e tij në mënyrë që ta kthejë pas nëse ka shkelje të rregullave të zonës Shengen në të kaluarën e tij.
Po ashtu, Çako këkron që të shtohen kontrollet edhe ndaj agjencive turistike, për të cilat ka dyshime se mund të zhvillojnë udhëtime të organizuara për qëllime azili.
Në urdhër evidentohet se fenomeni e azilkërkuesve është kthyer në një shqetësim të madh që mund të rrezikojë lëvizjen e lirë të qytetarëve shqiptarë në zonën Schengen.
Përveç Gjermanisë, qindra shqiptarë janë deportuar kohët e fundit nga Franca pas refuzimit të azilit.
KATËR KRITERET E REJA
Sipas urdhrit të Drejtorit të Policisë, çdo shqiptar që kalon kufirin duhet t’i tregojë policit shqiptar adresën e saktë të akomodimit në vendin e destinacionit ku do të shkojë.
Kriteri i dytë është ftesa që pritësit në vendin e destinacionit ku kërkohet që kjo ftesë të përmbajë kontaktet e pritësit.
Kriteri i tretë është bileta apo rezervimi i biletës për kthim në Shqipëri në momentin e paraqitjes apo të nisjes për të dalë jashtë shtetit.
Pika e fundit në katër kriteret e vendosura është ajo e mjeteve financiare për mbulimin e shpenzimeve për kohën e qëndrimit. Kjo pikë ndonëse e papërcaktuar në urdhrin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, sipas një dokumenti zyrtar të ministrisë së Jashtme ka një vlerë konkrete.
“Po sa është kjo shumë? Vende të ndryshme kanë përcaktuar shuma të ndryshme. Përafërsisht kjo shumë nuk e kalon 50 euro dita, kur shtetasi ka një rezervim hoteli”, thuhet nga Ministria e Jashtme.
Ndërkohë, mësohet se në rastet kur nuk paraqitet rezervimi i hotelit, qytetarit mund t’i kërkohet të ketë me vete shuma deri në 100 euro për çdo ditë qëndrimi në zonën Shengen.

Po kur shkon babai tek djali apo e kunderta do ti kerkohen 500 euro? Kjo pune eshte perseprapthi; kur ka prenotuar hotel, duhet te kete nje shume me te madhe, ndersa kur shkon tek familja, shuma duhet te jete minimale sepse familja vertetohet me adresen e pritesit si dhe ftesen e bere dhe djali nuk do ta ushqeje ne restorant babain apo do ti marre leke se do flere gjume ne shtepi!. Jashte logjikes, s’ma merr mendja se keto veprime i bejne njerez me mend.
Po Nqs e pret dikush dhe i siguron gjithcka per cfare mutin duhen te tjerat? Ma shpjegon dot njeri kete karlleqe? ..tu bej ftes prinderve apo familjareve te tjere dhe atyre duhet ti kerkoni edhe hotelin ku do flen..ik qiuni ju politikanet tane me gjithe europen kurve..
Keshtu eshte kur nje pjese e popullit eshte injorant dhe rrote kari.
U be nje “lufte”, kur patem fatin e madh qe evrodeputeja sllovene TANJA FAJON me grupin e saj lobues beri ate qe shqiptarve ti hiqen vizat ne Hapesiren Shengen. Se per politikanet, qeveritaret tane dhe konsujt e ambasadave te shteteve BE-se nuk kishin asnje interes qe shtetasve te zakonshem shqiptare ti hiqen vizat, sepse kishin fitime marramendese nga dhenia e vizave.
Tani, nga veprimet e disa te “SHKATHTEVE” dhe te “ZGJUARVE” te dalur nga llumi i shoqerise shqiptare qe nuk zbatojne ligjet e qendrimit, qe bejne vetem pisllik, kriminalitet duke u marre me prostitucion dhe me droge i prishin pune te gjithe atyre qe duan te zbatojne ligjet e vendit ku jane dhe jetojne me pune te ndershme.
Ja kemi rastin e kengetarit AGIM HUSHI, qe me qene se eshte i zoti si kengetar iku perfundimisht ne Australi, sepse s’ka se cfare te beje ne nje vend pa perspektive si eshte bere populli shqiptar ku duan te ikin 56% e popullsise. Kete e kemi peshqes nga politika e shkerllyer shqiptare nga politikanet maskarenj dhe mafioz te ketyre 27-te vjeteve te tipit SALI BERISHA, FATOS NANO, ILIR META, LULEZIM BASHA dhe ky i fundit EDI RAMA.
Ma mire do ishte qe te kontrolojne ato qe shetisin me milliona ne xhep se sa njerezet qe shkojne ne familjet e tyre : shteti shqiptar do mbushte arken me keto milliona evazion fiskale edhe vendet evropiane ma ne fund vertete do kishin dhane kontributin e tyre ne luften kunder kriminalitetit,se gjithe keto milliona jane paret e krimit e korrupsionit.
Filloni punet si ka dhane Zoti e jo me perversitet se keto masa shtese prekin ma shume njerezit e ndershme,e jo dilinxhit.