Whatsapp, platforma në pronësi të kompanisë Meta po planifikon një valë ndryshimesh të mëdha për vitin 2022.
Shumica e veçorive të reja janë ende duke u zhvilluar, por fatmirësisht programi testues i gjigantit të teknologjisë na ofron një vështrim se çfarë mund të presim.
Pra, çfarë po planifikon Whatsapp për përdoruesit e saj së shpejti?
Përmirësime të shënimeve zanore të Whatsapp
Telefonatat dhe ndërprerjet e tjera mund të prishin lehtësisht një fjalim të gjatë, duke ju detyruar të rifilloni në mënyrë të bezdisshme.
Duket se Whatsapp e ka marrë parasysh dhe po punon në një mënyrë për ta bërë atë një problem të së kaluarës.
Sipas testuesve beta, një opsion shumë i nevojshëm pauzë është në rrugë e sipër.
Do të ketë gjithashtu mundësinë për të dëgjuar paraprakisht regjistrimin tuaj përpara se të shtypni butonin e dërgimit.
Lëvizja e bisedave Whatsapp midis iOS dhe Android
Kalimi i bisedave tuaja të Whatsapp nga IOS në Android ka qenë për shumë kohë shumë problematike.
Kompania me sa duket është shumë e vetëdijshme dhe më në fund po kërkon ta zgjidhë atë.
Reagimet në Whatsapp
Whatsapp do t’ju lejojë të reagoni në mesazhet e dërguara.
Reagimet e disponueshme përfshijn Ok, një zemër, një emoji të qeshur, një emoji të befasuar, një emoji të trishtuar dhe duart e lutjes.
Siguria e përmirësuar e Whatsapp
Me mashtrimet e përhapura, çdo gjë për të rritur sigurinë tuaj në Whatsapp është e mirëpritur.
Për këdo që përdor Whatsapp Ëeb, kjo do të jetë veçanërisht e dobishme.
Firma po punon në një mënyrë që përdoruesit të aktivizojnë ose çaktivizojnë verifikimin me dy hapa nga Uebi, në mënyrë që të mund të menaxhoni aksesin në Whatsapp.
a.m/dita