Nga Sokol Balla
Nëse hyn në Shijak – nga secila prej katër rrugëve të tij – e kupton se bëhet fjalë jo për një qytet, por për një fshat. Një fshat të madh dhe të pasur.
Aty mbizotërojnë serviset e makinave, noteritë ku bëhen kontratat për shitjen dhe blerjen e tyre, kompleksi Gjoka – i sekuestruar nga Operacioni Forca e Ligjit – dhe vila. Shumë vila, pasuria dhe origjina e të cilave, përcaktohen qartë dhe me sarkazëm nga kualiteti i mureve rrethuese, lartësia e kangjellave dhe numri i kamerave të sigurisë.
Besoj se nëse ka një aksident “hit and go” në rrugët e Shijakut, policia rrugore e ka shumë të lehtë të gjejë autorët. Mjaft të kontrollojë ndonjë nga qindra kamerat e sigurisë që kontrollojnë rreptësisht rrugët e qytetit, nga lartësitë e mureve të vilave të shtrenjta. Por vetëm policia rrugore ama. Policia vetë nuk e ka pasur dhe akoma nuk e ka të lehtë të kontrollojë këtë qytet me shumë dritë hije.
Diku te katër rrugët ku ato kryqëzohen, është dhe selia e një prej bizneseve më të mëdha në vend AIBA. Por vezët që ajo shet janë shumë pak për të vlerësuar familjen e madhe politike që i rri pas. Pronë e vëllezërve Duka të lidhur me krushqi me vëllezërit Koka.
Agron Duka ishte i pari ai që iu afrua politikës dhe fitoi mandatin si deputet në vitin 2001. Berisha iu vu Dukës menjëherë sa u bë deputet në Shijak, një mandat që rivali i atëhershëm Osman Metalla vuri aq shumë në dyshim si të vjedhur. Për këtë Duka u godit nga Berisha keq dhe vazhdimisht dhe i vuri nofkën Duka i Krimit dhe familjen e tij të madhe Duka/Koka si “Klani i Zemunit”, një paralele me grupin kriminal që në 2003 vrau kryeministrin serb Zoran Gjingjic, siç thuhet pasi iu prishën pazaret me njeriun të cilin e ndihmuan të ngjitej në pushtet në Beograd. Berisha dhe shtypi pranë tij i përmendnin Dukës lidhjet me grupe kriminale në Shijak, që sipas tij e kishin ndihmuar të fitonte mandatin.
Një gjë që nuk u provua asnjëherë për familjen, që kishte bërë të vetmin investim të ligjshëm në Shijak dhe një nga më seriozët në vend dhe ku ishin punësuar qindra shijakas. Një arsye mëse e mjaftueshme që Agron Duka, një ish volejbollist i shkëlqyer dhe njeri babaxhan të merrte mandatin e deputetit. Berisha mendonte ndryshe. Atij nuk i shkoi kurrë poshtë, sesi një zonë e djathtë tradicionale si Shijaku, nxori një deputet të majtë, i cili për më tepër u bë dhe Ministër i Bujqësisë.
Për më keq kunati i tij, Lefter Koka dy vjet më vonë fiton bashkinë e Durrësit për PS, megjithëse paraardhësi i tij po socialist Miri Hoti, ishte kthyer në barsoletë në Durrës, ndër të tjera se kishte ngritur pallat mbi Bukuroshen e Durrësit.
Për Berishën kjo rrugë e Dytë e Shijakut, kishte vetëm një shpjegim: krim dhe para. Por me afrimin e zgjedhjeve të vitit 2005 retorika e Berishës ndaj Dukës së Krimit, ra. Termi pezhorativ por politik Klani i Zemunit u përdor më shpesh. Krim dhe para nuk ishte thjesht një akuzë: ishte një skemë që funksiononte.
Kriminelët e nuhasin këtë njëlloj si minjtë që janë të vetmit që parandjenjë tërmetin, se janë aq thellë nën tokë sa ndjejnë të parët vibracionet e kores së Tokës. Pas fitores në vitin 2005, Berisha i kushtoi një festë të veçantë humbjes së mandatit nga Agron Duka në Shijak.
A iu kujtohet konferenca për shtyp në 2 korrik 2005 në Selinë e PD, kur Berisha i ngazëllyer u shfaq me dy kandidatë fitues? Njëri Ylli Pango, që kishte mundur “Mumuthin e Korrupsionit”, Cac Angjelin te njësia dy në Tiranë. Tjetri, me mëngë përveshur të një pulovre të pazakonte për atë klimë të nxehtë. Me një fytyrë të lodhur dhe të djersitur, por të lumtur. Ishte Sokol Olldashi gazetari durrsak i Albanias e më pas aktivist I PAD të Cekës, i cili iu bashkua PD në kohërat e vështira të pas vitit 1997.
“Ky këtu, tha Berisha dukeiu drejtuar Kolit, mundi Dukën e Krimit”. Ishte hera e parë pas shumë kohësh që e përmendte këtë term. Dhe s’do ta përdorte më për një kohë të gjatë. Olldashi përmbysi rezultatin në Shijak. E ktheu atë djathtas sërish. Me ndihmën e disa familjeve me emër e të forta si fise në numër. Avdylajt ishin një prej tyre.
Gjithnjë të djathtë, por në 2005 ata shfaqen vendimtarë në fitoren e Olldashit, afëria e të cilit me ta, nuk ishte më sekret prej kohësh. Olldashi dhe Berisha hyjnë triumfues në 12 shtator në parlament – sa e pamëshirshme është historia me këto datat. 7 vjet më herët, vritej Azem Hajdari dhe dy më vonë në darkë vonë, nga Selia e PD dilte i urti Sabri Godo, pasi i la Doktorit “kabëll” nga amerikanët, që përfshinte edhe fjalët “helikopter marins” dhe “tani”.
Menjëherë Berisha tërhoqi njerëzit nga rruga, nga RTSH dhe dy ditë më pas dorëzoi tanket në gardë, duke mbyllur pa nder rebelimin e armatosur dhe derën për në pushtet për një afat të pacaktuar. Por ama që nga ai moment për arsye të kuptueshme, ambasadores amerikane iu nofka nga Berisha, si Marinsa Lino).
Por kjo është një histori tjetër. T’i rikthehemi shtatorit 2005. Dy ditë më vonë ndërsa qeveria Berisha merrte mandatin dhe Sokol Olldashi bëhej Ministër i Brendshëm, Prokurori Sollaku, i trembur se ish shefi i tij do hakmerrej ndaj tij se nuk kishte bërë detyrën siç ja kishte kërkuar, i bëri kryeministrit të ri një dhuratë. Arrestimin e Nar Kokës, vëllait të Lefter Kokës, kreut të Bashkisë Durrës dhe kunatit të Agron Dukës.
Arrestimi për akuza për kontrabandë (që nuk do provoheshin më pas), të cilave Nari, një personazh multidimensional iu përgjigj me ironinë Durrsake, me një shprehje që u bë legjendë urbane: “Unë vetëm thoja “hape traun” dhe ata ma hapnin. Ca faji kam unë se ata i hapin traun çdo njeriu?” Goditja ndaj Narit ishte goditje ndaj Terit, në sfidën e Berishës ndaj “klanit të Zemunit”.
Ai nuk duhet tëfitonte më Durrësin, një tjetër zonë në fakt ku PD kishte patur mbështetje edhe në kohë të vështira dhe ku për Berishën fitorja e Kokës kishte të njëjtin shpjegim: krim edhe para. Propaganda disa vjeçare për “klanin e Zemunit”, bëri efekt të kreu i ri i PS Rama. Pas një bisede ne një rruge rastësore të gjatëme avion të njëjtë me Terin, puna e të cilit në Durrës ishte ndjerë shumë ato tre vjet, vendosa të pyesja në emër të tij arsyen përse Rama nuk e kandidonte për një mandat të dytë? Rama m’u përgjegj me sytë-poshtë, se në klimën e akuzave për lidhje me krimin, e kishte të pamundur të njolloste lider-shipin e tij të ri, me këtë vendim.
Gjysma e punës ishte bërë. Olldashi mori përsipër gjysmën tjetër të rikthimit të Durrësit nën ngjyrën blu. Ministri i brendshëm vendosi si kandidat shefin e Gjendjes Civile të Republikës dhe vartësin e tij Armand Teliti, një djalë i mirë me një “cen”. Ishte kavajas. Të kandidosh një kavajs n’Durrs, është si t’i veshësh me zorr Erion Braces bluzën e Tironës.
Por nuk ishte kjo arsyeja përse në shkurt 2007, Teliti humbi me 127 vota më pak ndaj një biznesmeni nga Durrësi që kandidonte për PS. Ajo që shokoi më shumë, ishte se Teliti me kokën poshtë, as nuk u përpoq ta kontestonte rezultatin e ngushtë. Në pallatin e sportit Ramazan Njala, kur u numërua dhe vota e fundit, ai nxitoi ti jepte dorën dhe të uronte për fitoren Vangjush Dakon, pa bërë zë. Po cfarë kishte ndodhur? Përse kthimi i Shijakut në rrugën e Tretë, drejt PD, kishte ndaluar? Si duket, rruga nga Durrësi për Olldashin – eventualisht edhe për Dakon – kalonte nga Shijaku.
Dhe këtu kishte një problem. Ambicioz patologjik, energjik patetik, Ministri i Brendshëm kishte neutralizuar 40 banda në më pak se 20 muaj. Ambicia e tij ishte gjetkë: kërkonte të mundte Ramën në Tiranë si kryebashkiak, por edhe si kryetar i PS. Duke hedhur kështu një hap gjigand edhe drejt marrjes së PD në momentin e duhur. Por ndërsa arrestonte bandat, përfshirë edhe në Shijak, duket prangosi edhe të afërt me Avdylajt.
Të cilët thuhet se i rezervuan një pritje aq të “nxehtë” në dru e zjarr kur ai tentoi të shkonte në Shijak, sa nga ai moment e tutje drejt Durrësit Olldashi, do të zgjidhte vetëm Autostradën. Njerëzit që të japin votën, nuk ta falin atë në Shijak. Vetëm ta japin me qira. Sidomos Abdylajt. Askush nuk e di sesi Dako arriti të mundë Telitin, por largimi i tij i heshtur dhe mos-kontestimi i një rezultati aq të ngushtë janë indice të mjaftueshme edhe pa përgjime, që tregojnë se Teliti humbi për shkak të Olldashit dhe aleancave të tij të prishura në qark, me fiset e rëndësishme.
Përfshi dhe Avdylajt. (për ata që mendojnë se ç’lidhje ka Shijaku me Durrësin, ju kujtoj se mbikalimi i ri sot që të lidh me autostradën, kalon mbi rrugën që lidh dy qytetet, nëmë pak se pesë minuta. Praktikisht Shijaku është çfarë Lapraka është për Zogun e Zi në Tiranë).
Më pas Olldashi humb dhe Tiranën, pasi LSI, nën ndërmjetësimin e Nar Kokës në pajtimin e Metës me Ramën, ishte faktori kryesor me fiks 17 mijë votat e saj, në fitoren e kryebashkiakut të gjatë. Edhe si një hakmarrje ndaj mos-kandidimit të Terit. Por shpejt Avdylajt qetësohen. Në prag të zgjedhjeve të vitit 2009, një amnisti liron shumë vetë nga burgjet dhe ditët e fushatës, personazhe të krimit janë të lirë rrugëve. Edhe për të intimiduar përfaqësuesit e ndrojtur socialistë. Njëri prej tyre, mik i Gjushit, ndalohet të hyjë në Shijak për fushatë. Vetë Blendi Klosi më ka treguar momentet e tmerrit kur Avdylajt i vunë kallashin në gjoks. Këshillë bindëse për t’u kthyer mbrapsht. Shijaku votoi blu. Rruga e Tretë e Shijakut ishte konsoliduar.
Rrugën e Katërt tashmë e dini. E keni ndjekur tek përgjimet. Tek fitorja e një mandati plus, kësaj radhe të socialistëve. Me gjasë ai është Ilir Ndraxhi, për të cilin në përgjime Avdylaj mburret se do ta zgjedhe kandidat dhe fitues. Ne zgjedhjet e 2017, PS rritet me mbi 5000 vota. Mjaftueshëm më shumë sesa 2600 votat që i duheshin Agron Dukës, kësaj radhe kundërshtar I PS.
Opozita tani do t’i përdorë përgjimet si Molotov, por në fakt Molotovin e vërtetë e ka në dorë Edi Rama, meqë thotë se ai është ndryshe, dhe meqë thotë se sondazhet i ka me vete. Edhe kriminelët i ndjekin sondazhet. Ndaj në fund shkojnë me fituesin. Edi Rama ka në dorë të prishë rregullin: të largojë ata që të enjten në RealStory i quajti “plera” nga partia e tij, tani që është në pushtet, se kur të dalë në opozitë ata ikin vetë. Të shkëputet nga Gjushi dhe “4 Rrugët” si model, për të prishur këtë kryqëzim të shëmtuar të krimit me politikën. Dhe që jo që të besojmë që Gjushi është rast i veçantë.
Gjushi është në fakt rasti që i përfshin të gjithë, djathtas e majtas. Ai thjesht pati fatin e keq që u regjistrua. Prishja e këtij modeli nuk do t’i interpretohet Kryeministrit si shenjë dobësie apo reflektim ndaj PD dhe Bashës, por si pasqyrë ku Basha dhe të tijtë të shihen e gjejnë vetveten, dhe të ulin kokën. Basha nuk e bën dot këtë, pavarësisht çfarë thotë e bërtet. Ai i vodhi zgjedhjet Ramës në tavolinë dhe vjedhësin e bëri zëvendësin e tij. Ai i vodhi zgjedhjet deri edhe vetë Olldashit. Po jo me Nicen dhe Avdylajt. Ka sa të duash kriminelë me kostum.
Quhet kriminelët e jakave të bardha. Ndryshe nga Avdylajt që sot janë në burg, ata ia kanë hedhur gjithmonë. Deri në fund të qershorit. Kur të ngrihet SPAK.
b.b/dita

Nuk perdoret ne ate rast “hit and go” nuk e kupton njeri ne Anglisht se c’do te thuash,shprehja eshte “Hit and Run”
Mire Anglishten,po dhe Shqipen nuk merresh vesh ku do te dalesh,konfuzion mendimesh,ndoshta nuk e ke shkruajtur vete sepse ne TV. je shume me ndryshe
T’u lumte pena, Sokol! Si askush tjeter i ke vene pikat mbi i, si askush tjeter nga gazetarucet e mejhaneve i ke bere radiografine me te sakte asaj çfare po ndodh ne fushatat tona zgjedhore. Nje leksion i vertete gazetarie dhe paanshmerie, gje qe ndeshet rralle ne shtypin tone te shkruar dhe viziv.
Palaco “gazetar”…Zgjedh ta relativizosh me dashje ceshtjen duke thene qe “kete pune kane bere te tere”…E pastaj?! Te hetohet dhe denohet kushdo pa perjashtim dhe nese nuk eshte denuar dikush deri sot gabim eshte bere…Po kjo sdo te thote te vazhdohet te behet gabim meqe jane bere edhe filma per kete pune…
Jam i kenaqur qe me ne fund del nje koment inteligjent,
Shqipetaret duhet te kuptojne qe gabimet e keqja e Saliut nuk justifikojne gabimet te keqen e Rames,Nga qe eshte i keq Saliu nuk eshte e thene qe Rama apo kushdo qofte te jete i mire.
Ne qofte se eshte vjedhur dje s’ka gje pse vidhet edhe sot ?!! Cili eshte ndryshimi ?
Keta lloj gazetaresh flasin per c’do gje ne tym! Vetem per veten e tyre nuk duan tef flasin! Si jane paguar si paguhen ,kush i paguan,si pastrojne para,si vene gjoba! Ky Librazhdaz dhe Ylli,Tosi,Andi,Fevzo,Zheji vene dhe gjoba! Nuk jane te zgjuar por dinake sepse kane prejardhje fshatare!
Ka dy gjèra qè pèrjashtojnè njèra tjetrèn nè kètè shkrim. Njèra, ajo e pèlqyera, tonet e buta e ironia e autorit pèr gjèra tepèr skandaloze si kopjimi allakineze i mafias nènè pèrtej detit. Katèr rrugèt u bènè simbol i qèndrimit pèr tè paktèn katèr vite nè pushtet. Njè turp pèr Shqipèrinè, njè turp pèr shtetin shqipètarè dhe fatkeqèsia mè e madhe e njè populli zemèr mirè e duarbosh. Miqèsia dhe komshia e keqe kurrè nuk mund tè zbukurojnè jetèn askujt, Tè jeshè konseguent nè politikè èshtè shumè e vèshtirè por jo e pa mundur. Nuk duhet tè marrèsh shembull qeverisèse nga shtete tè afishuara e me njè famè botèrore nè lidhjet e krimit me politikèn, nèse dèshiron me zemèr Atdheun tènd. Nuk èshtè aspak e lehtè e as e pamundur, por Ed Rama e ka mundèsinè e fundit, le ta mbèshtesim pa shtyrje !
NJE ANALIZE FILOZOFIKE ME FAKTE TE GJALLA DHE MENDJE TE NDRITUR E MESAZHE TE MEDHA SOKOL SHQIPTARI !
Zoti Hamdi (alias alban) Dega
.
Ku e shikon mor Jaron shkelqimin e ketij Sokol Palles me 4 rruget e Shijakut..??
.
Ky fare trim Sokoli ka harruar se u shpall nga Usali Berisha ne 21 janar 2011 si antari I gupit 4 PUCIST me ymer bazen,,fillip cakallin dhe me Andi bushathysnikapon..
.
Pra krimi me I madh qe eshte kryer ne Shqiperi eshte jo vetem vrasja e protestuesve ne 21 janar por dhe u vra shteti sepse berisha VRAU PRESIDENTIN TOPI….KRYEPROKUROREN RAMA DHE KRYESHIKASIN SHAQIRI
.
Me kete variant qe po perdoret per Ramen dhe Dakon duhet te akuzojme dhe Arvizute dhe Lute qe kane bashpunar me banden kriminale me kollare bash-berish meta bile po I mbrojne sot me tolerimin e tyre te dyshimte
.
Ky koment qe eshte botuar disa vite me pare eshte me actual sot
:::::::::DITA 17 MARS 2016
,,,,
A eshte me gjithemend politika amerikane kjo e perkedheljes se SUPER KRIMINELIT BERISHE per cerek shekulli..apo mos po e ben TRIBUJA (fis tribu) ELEZ BIBERAJ ME MAKARTISTIN WISNER me koken e tyre
SEPSE VETEM CFARE THOTE IZET HAXHIA NGA TURQIA ,KONGRESI AMERIKAN DUHET TE FORMONTE NJE KOMISJON PER CESHTJEN
……………….SALIGATE……
per krime,kanibalizem,genocide,tradheti dhe vjedhje miljardash ne bashkpunim me mafjen me kollare qe do rezultonte fatale per disa kokrra atje si ne
WATERGATE APO IRANGATE…
sepse behet fjale per mbi 20 biljon dollare te armatimit shqiptar qe kane kaluar ne dore te SHKELZENEVE ,QENEVE DHE DEVIROLEVE..miljardat e rruges kombit apo OFF SHORET E naftes.( mund te happen letrat e floririt Londres qe “menaxhoi” ilegalisht Rajersoni me Berishin ne 93 ‘)
PIKERISHT KY ESHTE MISJONI I VENCIAS,…te mbulohen miljardat te dhena nga berisha te lobet “ kopetente” podesta & wisner..dhe pot e happen letrat SAKTE si thote komiku LU atehere nje CUNAM do ndodhe ne brigjet e atllatikut nga termeti adriatikut.
VENECIA NDYRESIA E RRADHES OSE ME SAKTE LHL RADHES.
KUR ISHTE KRIZA E LHL NE 15 NENDOR 2015..CUDITERISHT FORCA “TE PANJOHURA’ rrethuan kryministrine te udhehequra nga lul basha..qe I shkeli vijen e kuqe arvizuse
sovraniteti i shqiperise ra ne shkurt 1992 kur Rajersoni mori pjese ne fushate elektorale krahas MONTRES BERISHE..dhe vazhdon dhe sot.
KETO PERRALLAT E” VENE CIA S ” JANE NJE SKENAR IDEAL PER TA FUNDOSUR ATE VEND PERGJITHMONE
Nqs ka kundravajtes me te madh sot ne shqiperi ..ai eshte GOVERNORI LUL. dhe ROMANA VLAHUTIN
Nuk ka ne historine boterore njre rast te tille si raporti shtet shqiptar-ambasade amerikane.as koloni,as protektorat,,as puppet state,,,as stateless..as vend I pushtuar….por dicka si BLACK HOLE..
Ne saj te kesaj lidhje Shqiperia mund te quhet si VRIMA E ZEZE E RITA PETROS ku nuk ka ngel diplomat,ambasdor,zyrtar,kongresmen,titullar sherbimesh,analiste nga cdo vendi botes qe nuk kane provuar shijen e saj.
Eshte fat I madh qe Shqiperia u lidh fort ne 1991 me Ameriken…por akoma me I madh eshte zhgenjimi I shqiptareve me dipllomate amerikane qe merren me Shqiperine.
CFARE GABIMESH FATALE KANE BERE ZYRTARET AMERIKANE..DHE PO VAZHDOJNE AKOMA ME KETO BARCALETAT E DON LUSE ??.
1-KRYEGAFA eshte emrimi I ambasdorit te pare amerikan W.E.R nga strofulla e Beogradit,vendit me armiqsor te shqiptareve.
2-Ne vend te nje pajtimi dhe armpushimi me qeverine e kohes, drejtuesit antshqiptare dhe antiamerikane rajerson-biberaj erdhen si “clirimtare” dhe filluan genocidin e panevojshem antikomunist duke rekrutuar komunisttet me te felliqur si berisha-hajdari-elezaj etj
3-Ne krye te ketij genocide u vu dhendri serb Berishovic ku sot prej tij eshte instaluar serbizimi,greqizimi,islamizimi dhe mafja nderkombetare tash ben ligjin
4-Marrja pjese ILEGALISHT e amb.amerikan Rajerson ne votimet E 1992 praktikisht eleminoi SOVRANITETIN E SHTETIT SHQIPTAR..qe vazhdon dhe sot.
5-Mos kerkimi nga pala amerikane e denimit te perbindeshit berishe per 1996-1997 ku u vrane 4000 mije vete dhe u zhduk shteti shqiptar
6- Mos kerkimi nga pala amerikane e denimit te perbindeshit berishe per grushtin e shtetit 14 shtator 1998..por biles ata e bene ambasaden zyre per drejtesine shqiptare ku krimineli berishe dha “deshmine”
7- Mos kerkimi nga pala amerikane e denimit te perbindeshit berishe per gerdecin ku ishte implikuar familjarisht.
8-Dhenia e vizes Amerikane ndaj gjeneralit LUAN LEPUR HOXHA edhe pse ishte I denuar nga drejtesia..edhe pse ishte kercenuar me jete nga bossi I gerdecit-skerdhen berisha
9-Implikimi I disa ekperteve te “virxhinias” ne mbulimin e vrasjes mafjoze te Kosta Trebickes
10-Tolerimi qe I beri amerika zyrtare ofendimit te bajlozit berishe duke I thene NY-TIME..leter highenike.
11-Barazimi qe I beri amerika zyrtare krimit fashist te 21 janarit me protestuesit me duar ne xhepa
12-Tolerimi qe I beri amerika zyrtare ofendimit te bajlozit berishe duke fshire prapanicen me ekpertizat e FBI
13-Perversiteti I Arvizuse qe dekoroi dy vrases..njerin burre shteti,tjetrin yll ne ngjitje
14- Perversiteti I Arvizuse qe lejoi ti shkele vizen e kuqe Lul Serbasha me rastin e LHL ne 15 Nendor
15-Perversiteti I Arvizuse qe ne bodellot e Arjan canit merret me Enver Hoxhen.
Lista e bemave te padeshirueshme deri antishqiptarete disa ambasdoreve eshte akoma me e madhe por aq sa jane rrjeshtuar mjafton te themi se DIPLLOMACIA AMERIKANE MORALISHT E KA HUMBUR BESIMIN E SHQIPTAREVE DUKE ABUZUAR NE MENYRE KOZMIKE.
KJO FUSHATA E LU-SE PER REFORMEN NE DREJTESI TREGON SE DIPLLOMATET AMERIKANE QE MEREN ME SHQIPERINE DHE PERDORIN KETE LU-NE SI LEXUES
FERMANESH PO KALOJNE DITE TURBULLTA..SE NJE SHQIPERI ME MONSTREN BERISHE JASHTE BURGUT,,NUK I DUHET AS SHQIPTAREVE..AS AMERIKANEVE,,DHE AS DREQIT
Mendoj se ka ardhur koha qe administrate amerikane te korigjoje gafat e saj cerek shekullore ne Shqiperi.
Me sakte:
Duhen vendosur mardhenie dipllomatike korrekte USA-ALBANIA midis shtetesh..dhe jo si deri me sot SHQIPERI-AMBASADE AMERIKANE..qe Vazhdon nga koha e serbofilit EDWIN RAJERSON.
E thene ndryshe
Komiku Donald Lu ( dhe ato qe e kane emruar ate) duhet ti kerkojne falje popullit shqiptar dhe te fillojne
‘’’’’’’’’’’’’’’’REFORMEN E DEBERISHIZIMIT….
ne te kundert ENVER HOXHA NUK KA NEVOJE PER TI RINGRTUR LAPIDARIN
ATE JA KANE BERE AQ TE MADH SA PER 25 VJET QE NGA RAJERSONI DERI TE DONALD LUJA..QE AKOMA MBAJNE NE KEMBE PERVERSIN ME TE MADH QE KA NXJERRE NJERZIMI…GHOST OF VIQIDOL