Përshkrimi i mëposhtëm mund t’ju sjellë ndër mend të paktën një person që njihni! I vendosur, kokëfortë, guximtar, me këmbë në tokë, një njeri që udhëhiqet gjithmonë nga arsyeja etj. Tani që këto fjalë i lidhni me dikë, e sigurt që ai person i përket një prej shenjave të mëposhtme! Këto janë shenjat më të fuqishme të zodiakut :
Dashi: 21 Mars – 20 Prill
Personaliteti: Kjo shenjë është e ngarkuar me energji pozitive dhe shpirtin aventurier të dashit, vështirë se mund ta gjeni tek ndonjë shenjë tjetër. Ata janë guximtarë dhe marrin gjithmonë iniciativa sado të pamundura të duken ato. Janë kokëfortë dhe rebelimi i tyre mund t’i fusë jo rrallë herë në telashe !
Akrepi: 24 Tetor – 22 Nëntor
Akrepi është i njohur për impulsivitetin që e karakterizon. Janë njerëz pasionantë dhe para çdo gjëje vendosin ndjenjat. Nuk do të ndalen deri sa ta arrijnë qëllimin e tyre. Ata janë arrogantë dhe pa takt kur vjen puna për të kritikuar të tjerët. Kjo i bën ata pak të bezdisshëm në shoqëri.
Gaforrja: 22 qershor- 23 korrik
Ata që i përkasin shenjës së gaforres janë njerëz të fortë dhe këmbëngulës (dhe pse shpesh herë shfaqen si e kundërta e kësaj që sapo thamë). Për më tepër, ata janë të sigurt në inteligjencën e tyre pa qenë arrogantë. Besimi është forca e tyre lëvizëse . Gaforrja është një shenjë tejet ambicioze, ndaj duhet t’ia keni frikën kur ata i vendosin vetes një qëllim.
Luani: 24 korrik – 23 gusht
Luani është ndoshta shenja më kryelartë e zodiakut ! Nuk e ul kurrë hundën dhe është një shenjë që në një mënyrë apo në një tjetër të imponohet. Pikërisht këtu qëndron dhe fuqia e tyre! Janë karizmatikë dhe tërheqin vëmendjen kudo që shkojnë./shije.al
l.h/ dita

bla bla bla-te
tuaja i besojne vetem ata aty