Katër të vdekur nga shembja e urës në Florida

Ornela

Të paktën 4 persona kanë vdekur dhe 10 të tjerë janë plagosur pasi një mbikalim është shembur pranë Universitetit Ndërkombëtar të Floridës, në Majemi.

Mbikalimi 862 tonësh dhe me lartësi 53 metra ra mbi një autostradë me 8 korsi, duke shtypur të paktën 8 makina.

Mbikalimi ishte ngritur ditën e shtunë në vetëm 6 orë. Për të ishte përdorur një metodë që quhet “ndërtim i përshpejtuar i urave” për të shmangur problemet me trafikun.

Ende po punohet për të gjetur të mbijetuar të tjerë nën rrënoja.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *