Katër viktima në pak orë, pas Lezhës, ngjarje e rëndë edhe në Durrës

Leda Hysa

Pas vrasjes së dy personave në Lezhë (lexo KËTU), një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur sot duke i dhënë fund qetësisë së karantinës.

Vëllezërit Besmir dhe Viktor Haxhiaj me origjinë nga Puka janë vrarë pasditen e kësaj të hëne në Durrës.

Ata jetonin në Spitallë dhe nuk figurojnë persona me precedentë penalë.

Më poshtë, njoftimi i policisë mbi rastin:

Durrës / Informacion paraprak

Më datë 27.04.2020, rreth orës 16:40, tek vendi i quajtur “tregu i makinave” , Shënvlash, në rrethana ende të paqarta kanë humbur jetën në një mjet dyshohet si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit shtetasit V.H dhe M.H (vëllezër ) .

Forca të shumta policie po krehin zonën ndërkohë që në hyrje daljet kryesore dhe rrugët dytësore forcat e policisë po ushtrojnë kontrolle të shumta të personave dhe automjeteve që lëvizin në këtë zonë.

Në ndihmë të Policisë Vendore kanë mbritur Forcat Speciale Renea dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Tiranës.

Është ngritur menjëherë një grup i posaçëm hetimor i përbërë me Specialistët të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe Specialistë të Departamentit të Policisë Kriminale dhe nën drejtim e Prokurorisë vijon puna për fiksimin e çdo prove materiale që do çonte në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

 

 

l.h/ dita

Share This Article
5 Comments
  • Te gjtith menduam se masate e marrura nga Coroviruesi, ndaluan edhe keto te mallkuera vrasje .Thassh me vete qe duhet te vihet orar per te gjitha sektoret ne pergjithsi per te ndaluar kete fenomen kaqe te trishe.
    Por ja nuk qenka e then. Sote u prish gjiothcka filluan oret e zeza te veporojne.
    Shum Keqe.Vellavrasja mallkuar qofte kush e nxiti kete drame shqiptare.!

    • Brenda pak orëve u vranë 4 vetë. 2 në Lezhë e 2 në Durrës.

      Ndërkohë vendi është ende i izoluar. Sipas Kodit Penal të shefave të shtetit monist, s’duhet të lëvizë as miza.

      Po krimi vazhdon i lirë të shëtisë sipas qejfit.

      2×2=jetë njerëzish!

      As “babai i kombit” e as “babai i Kushtetutës” nuk i bënë dot derman..

      Ah, harrova. “Babës së kombit” i rregullohet frymëmarrja në kësi rastesh…

      • Shtetit monist? Ere daje, ne shtetin monist te tredhnin nga koqet se i prekje tjetrit nje fije floku …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *