Kathimerini: Erdogani po nxit shqiptarët për pretendime territoriale ndaj Athinës

Bledar Lumani

E përditshmja greke Kathimerini pohon se sipas burimeve diplomatike greke, Tirana ka pretendime territoriale ndaj Athinës.

Në një shkrim të sotëm, gazeta shkruan se Tirana i ka dërguar Athinës zyrtare një notë proteste për kërkimet për hidrokarbure që po bën ajo në detin Jon, pasi Tirana pretendon se kërkimet po bëhen në ujëra territoriale shqiptare.

Gazeta shkruan, referuar burimeve diplomatike, se Tirana ka pretendime territoriale ndaj Athinës, raporton Respublica.

Madje, kjo notë proteste është një lëvizje e qartë për të vënë në pikëpyetje kufinjtë mes dy vendeve.

Pas kësaj situate qendron Turqia, thotë gazeta, e cila, sipas saj, po e nxit Shqipërinë të punojë kundër interesave greke.

Madje, vizita e presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan i ka shërbyer këtij tensioni.

Ai është takuar edhe “me zyrtarë të Partisë nacionaliste për Drejtësi, Integrim dhe Unitet”, shkruan gazeta greke.

Share This Article
8 Comments
  • Mbrojtja me e mire eshte sulmi. Kete ben vazhdimisht Greqia. Madje edhe camet, nga te debuar nga trojet e tyre amtare e viktima te gjenocidit grek, i ben nacionaliste. Mire qe nuk akuzon PDIU-ne edhe per borxhin grek.

  • Greqia e ka bere fakt te kryer ndarjen e detit sipas Bashes,te hedhur poshte nga gjykata kushtetuese.Tani kerkon te vere ne pikepyetje edhe kufijte nga pozita e ujkut qe i hakerrehet qengjit:-Me ke turbulluar ujin! Qeveria shqiptare duhet te vere ne levizje organizmat nderkombetare,Brukselin dhe Shba,sepse nuk ka ushtri.Tanket e fundit ja shiti Arben Imami Greqise,luftanijet e ndryshkura me gjithe nendeteset youbot te luftes dyte boterore i bleu Kurumi me peshe.Artileria me gjithe predha u sharrua ne Mjekes.Na kane mbetur kallashet per te vrare njeri tjetrin.

  • Ata qe kerkojn te bashkohen ne familjen europiane se bashku nuk ka se si te kerkojn territore ku territoret jan per te gjith qytetarett europiane pra ska dallim ,vecse administrim se kush do ti administroje kur interesat jan te perbashketa?
    Nje problem te tille kish kroacia me sllovenine por u zgjidh nepermjet kompromisi e parlamentit europjan!
    Shqiperia atje ku pretendon te hyje ne eu,duhet qe nepermjet prapagandes se saj izolimin e qarqeve ekstremiste apo ndonje parti si ajo e camve apo ajo e kreshnik spahiut si nxitse per acarim te mardhenjeve mes shteteve te eu….se dhe pikerisht greqise kur problemet zgjidhen nepermjet dialogut konstruktiv dhe jo acarimit per pushtet personal te te dy partive qe permenda me lart!

    • PO PRONAT QE JU GRABITEN CAMEVE DUKE I MASAKRUAR, A TI FALIN PER HIR TE “FAMILJES EUROPIANE”

      E PRA, NESE NA KERKOHET NJE GJE E TILLE, ATEHERE AJO NUK ESHTE FAMILJA JONE.

      • Ne cdo shtet ku vihen ne radh te pare interesat e vendit ne rastin e camve nazizmi qe po shkatronte digjte e masakruar qytetaret greke ashtu sic ishin edhe camet myslumane ne rast se ti ose ne rastin cam u bashkengjiten forcave pushtuese ne cdo shtet demoktik te botes u sekuestrohet pasuria e shpallesh qytetar i pa desheruar per popullin!
        Esht ceshtje tjetr ku forcat demokratike te civilizuara ne kohe te pershtatshme per te diskutuar per prona te blera me para nga ky komunitet,por qe se simbas avokatis time e shum e shum avokaturave te shteteve perendimore jan ashtu sic diskutova me lart,qe sekuestrimi i pasurise esht e drejt legjitime ne cdo pushtim ku qytetaret behen pjes e ktij vendimenti! Pra te hapen gjyqe jan 100% te humbur camet!
        Greqia mundet ne koh te pershtatshme te pranoj si qytetar te saj ish kete komunitet por sic jan ligjet e reabilitimit te te gjith kolaboratorve?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *