“Kathimerini”: Pse Tsipras shtyu vizitën në Tiranë

DITA Online

 

Kryeministri grek Aleksis Tsipras ka shtyrë për një afat të pacaktuar vizitën që do të mbante në muajin prill në vendin tonë me rastin e Pashkëve Ortodokse.

Të shumta kanë qenë argumentet e dhëna për shtyrjen e vizitës, madje u përfol edhe për një ndërhyrje të presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan.

Por sipas asaj që shkruan e përditshmja greke Kathimerini, shkak i shtyrjes së vizitës është bërë vështirësia në negociatat mes Athinës dhe Tiranës për kufirin detar dhe përcaktimin e zonës së lirë ekonomike.

Negociatat nisën zyrtarisht pas dhënies së plotfuqisë së grupit negociator shqiptar nga Presidenti Ilir Meta.

Është konfirmuar ndërkohë një vizitë e shkurtër të enjten e ministrit të jashtëm grek Nikos Kotzias në Tiranë përpara se ai të fluturojë drejt Vjenës.

Ende nuk dihet detajet e axhendës së Kotzias në Tiranë, por mësohet se ministri i Jashtëm grek do të qëndrojë pak orë në Tiranë, ku do të ketë takime me homologun Bushati, ndërsa nuk përjashtohet mundësia e takimit edhe me kryeministrin Rama.

Dy ministrat e Jashtëm do të kenë një takim intensiv, lidhur me çështjet e fundit që kanë mbetur pezull në “shportën” e çështjeve dypalëshe.

a.s/dita

Share This Article
5 Comments
  • Greket duan te sigurohen se vetem do te perfitojne nga nje marreveshje duke luajtur rolin e gangsterit. Te gjithe argumentet apo supoizimet e tjera jane thjeshte sallate ruse. Kete e shprehu hapur edhte ambasadoria greke ne Tirane, duke u hequr si shpetimtaret e shqiptareve e duhet tjau shperblejme.

  • ne se nuk i vjen pas oreksit kocias marveshja emigrantet ne greqi do ta paguajne shtrenjt sikur e pleq te behen ne eladhe me veveos blu do mbeten por taksat do ti paguajne evropjane po te duan ne te kundert rugen me kater korsi e kane deri kapshtice ndonse skane as nje fajr

  • “Ende nuk dihet detajet e axhendës së Kotzias në Tiranë, por mësohet se ministri i Jashtëm grek do të qëndrojë pak orë në Tiranë, ku do të ketë takime me homologun Bushati, ndërsa nuk përjashtohet mundësia e takimit edhe me kryeministrin Rama.”
    normalisht nëse ka gjëra të vogla për tu biseduar,pra si kjo puna e vizitës disa orëshe,këto bëhen në telefon!!
    por nëse ka gjëra që nuk duhet të dëgjohen nga të tretë!?
    atëherë bëhen bisedime “kokë në kokë”!
    prandaj bisedimet do të bëhen veç e veç dhe me shtetarët tanë!!që nesër asnjëri të mos i dalë dëshmitar tjetrit!!
    një nga vrejtjet e gjykatës kushtetuese dhe një nga 10 pikat e krisafit,ishte mos nxitimi në nënshkrimin e marveshjes për detin!pra duhet të merret kohë për të shoshitur tërë gjërat një nga një dhe jo “o burra se na polli murra”!!
    mesa duket kjo i është premtuar më parë qiprasit dhe tashti jua prishi “vonesa e metës”,ose më mirë reagimi i vakët popullor!pra ju doli në shesh pisllëku!!

  • kujdes partikulier ne ilir meten e edi ramen se jane njerze te pa beshushem dhe me etni identiteti ?.
    shqiperia presidohet dhe qeveriset nga dilera droge e hajdut te rexhur nipa te ish karpateve ruse rumune e turko azerbeigjane si bektashit dhe Qerkezet e georgis.tani te gjithe shqipfoles.

  • Wikilaks , ti je rrote ka.i i teri . Megjithate , si fillim , bli nje abetare e fillo te mesosh gjuhen shqipe , se na i shpife me ate menyre te shkruari .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *