“Katovica”, ashtu siç ka fituar kuptim në Shqipëri, ka gjasa tjetë transplantuar njëfarësoj edhe në Kosovë. Por me duart e Serbisë. Thuasje njësoj si në Shqipëri, tensioni politik po i jep udhë prej disa javësh një debati i cili ka kaluar thuajse të gjithë kufijtë e diskutimit politik. Edhe dje në emisionin “Rubikon” të Koha Vizion disa përfaqësues, ekspertë të fushës së shërbimeve inteligjente kanë bërë deklarata të forta. Kështu një ish-anëtar i UDB-së serbe ka thënë se në parlamentin e parë të Kosovës në vitin 1992 ka patur katër agjentë të shërbimit serb. Edhe Fadil Kajtazi, ekspert i shërbimeve sekrete ka konfirmuar këtë shifër duke shtuar madje se sot ende njerëz të njohur të jetës publike kosovare vazhdojnë punën në këtë lëmë. “Njerëz të jetës publike në Kosovë, që paraqiten si kujdestarë të patriotizimit, janë spiunë të Serbisë vazhdojnë të jenë , edhe në qeveri. Janë shqiptarë, unë njoh njerëz që vazhdojnë t’i kryejnë shërbime shërbimit sekret BIA, kanë tituj , janë profesorë, gazetarë të pavarur dhe të varur profesorë që iu hiqet kapela. Agjenturat kanë ndikim të madh në Kosovë”, ka thënë ai. Madje sipas tij, edhe brenda radhëve të UÇK-së kanë penetruar 140 spiunë të shërbimit serb. Duhet thënë se ky lloj debati nuk jep asnjë përfundim, pasi askush nuk mund ta marrë vesh se ku fillon e vërteta dhe ku loja politike. (ResPublica)
VIDEO:
http://www.gazetaexpress.com/?cid=1,13,133075
**********
Në Shqipëri gjithashtu debati për Katovicën u hap kohë më parë pas botimit të një dokumenti nga Servet Pëllumbi ndërkohë që javën e kaluar studiuesi Auron Tare i cili po kryen kërkime në arkivat e deklasifikuara amerikane tha se UDB ka patur rolin e vet në ndryshimet e vitit 1991 në Shqipëri. Shqipëria është i vetmi vend në Lindje ku dosjet e ish-Sigurimit nuk u hapën.
FOTO: Ushtar shqiptar në Koman,i fotografuar nga agjensia Corbis në qershor 1990
Exact!
Broshura e Katovices ekziston dhe nuk eshte sekret sot , e kemi pare perpara 22 vitesh ne France…Pyetni edhe POPEN ne Tirane do tu thote te njejten gje …Saliu i bie daulleve per “qorrat” dhe pe “shurdhet” …Boll e genjyet ate popull !
Ne vitin 2000 ne te gjithe Tiranen eshte afishuar FJALA E RAMIZ ALISE ne nje mbledhje te Byrose Politike te vitit 1989,ku pranonte se,
-“… PARA 2 VJETEVE KISHTE MARRE NJE MATERIAL NGA GORBACOVI PER TE BERE NDRYSHIMET E SISTEMIT POLITIK NE SHQIPERI”!!!
Ja,kjo eshte e gjithe ajo,qe sot quhet “KATOVICE”!!!
Zbatimin e saj e drejtuan Ramiz Alia.agjent i CIA-s dhe Sali Berisha,AGJENT i UDB-se!!!
Katovica eshte zbatuar ne menyre te shkelqyer dhe nuk ka llogjike te thuhet e kunderta.Faktet qe ju rrjeshtoni per te kundeshtuar ate jane loje e nje handikapati si Sali Berisha me faktorin e jashtem pro serb qe donin nje shqiperi te shkateruar ekonomikisht,ushtarakisht etj qe te mos ishte e zonja per vehte dhe jo te ndihmonte Kosoven.Shume shpejt do te vertetohet kjo tradheti kombetare nga kelyshet e Fazllicit qe asnjehere nuk i kane dashur te miren ketij vendi.
Zogun e sollen sllavet. PKSH e Enverit e formuan sllavet. Amerikanet pas deshtimit per te rrezuar Enverin ua lane punet e Shqiperise ne dore sllaveve. E pse duhet te besojme se ne 91 papritur sllavet nuk ishin aty? Ose nuk ishin ne Kosove sic pretendon ky emisioni Rubikon?
Kjo eshte totalisht e “VERTETE” … qe ne 92-shin u fol qe Ramizi zgjodhi me doren e tij Berishen dhe Nanon per nje “demokraci te rreme” … prandaj per 23 vjet Shqiperia u perball me keto pasoja.
E kane katandisur kete vend ne kete gjendje qe ashtu si Berisha e Nano meritojne 25 vjet burg edhe SERVETET E POLITIKES SE KRIMIT E KORRUPSIONIT MERITOJNE TE PAKTEN 10 VJET .
katovica u zbatua plotesisht dhe me sukses.Burgosja e Ramizit apo Fatos Nanos shin me shume per te mashtruar popullin.Ata dolen nga burg me te shendosh.Ndonje devijim I vogel nga programI ka ndodhur per shkak te ndeshjeve per influenca te agjenturave serbe e
Greke.
Levizja e student eve filloi si spontane por ajo u muar ne dore nga ustallaret e Ramizit.
JO VETEM QE ESHTE ZBATUAR NE MENYRE PERFEKTE katovica POR DHE PLATFORMA E VITIT 1976 E ISH SIGURIMIT TE SHTETIT TE ATEHERSHEM PER TE PERDORUR AGJENTET E KONSERVUAR KUR SIPAS TYRE DO TE VETE KOMUNIZMIN,SIPAS MEJE MEQE KOMUNIZMI DESHTOI SI SISTEM DHE U RREZUA NE TE GJITHA VENDET E LINDJES NE FUND FARE TE DETYRUAR PER TE I SHPETUAR NDESHKIMIT TE PASHMANGESHEM AKTORET KRYESORE TE ISH DIKTATURES NE SHQIPERI E VETE ATE DUKE /PERDORUR TE BESUARIT E TYRE ISH AGJENTET E KONSERVUAR TE SIGURIMIT TE ASAJ KOHE ME VJEN TURP POR TE JEM I SINQERTE KONTRIHUTORET METE ZELLSHEM NGA KTA ISH SPIUME QE U BASHKUAN ME ISH KOMUNISTET TASHME TE KONVERTUAR NE ISHIN DHE NGA RADHET E ISH TE BURGOSURVE E TE PERNDJEKURVE QE U KEQEPERDOREN MBASI U JOSHEN ME DETYRA E POSTE TE LARTA SHTETERORE
Po te kishin qene procese reale demokratike sot do te kishim tjeter realitet ekonomiko politiko institucional.
Disa kerkojne ta veshin ne dileme kete ceshtjen e Katovices, duke u shprehur eshte zbatuar apo jo Katovica ne Shqiperi…..
Kame ndjekur shkollen e ministrise se puneve te brenshme nje kohe,se me pase jame perjashtuar nga shkolla per ndryshime politike,pasi nje xhaxha u denua per agjetacion politik ne kohen e Enverit,dhe kame vazhduar me tej shkollen per fiskulture,sqaroje se kame patur shume shoke edhe miqe neper deget e punve te brenshme,dhe nje nga ato ishte nje miku im i cili hariti te behet dikush ne ministrine e brenshme(nuk po ja permende emrin) dhe ishte i gjithe informuar per cka ndodhte e do te ndodhte ne Shqiperi,e takoja radhe dhe bisedonim gjate per problemet e ndryshme,dhe ne nje momente me ka thene,se jemi duke perzgjedhur njerez tane,te cilet na duhet ti pregatisim per nje te ardheme tjeter,une si gjithmon kurjoz,e nisa me tej biseden,por isha edhe ne pritje te nje rruge tjeter,pasi aty per aty isha edhe i perndjekur,dhe i theme se perse behet fjale(sqaroj se ishte viti 1988),ai me tha konkretishte situata ne lindje ka ndryshuar,sistemi jone eshte gati ne renje,dhe keto te medhenjete kane friken e tyre,dhe eshte dhene porosi qe te behet nje pune sekrete dhe shpejte,ne fillim e mora per provokim,por kure pashe qe miku im fliste me pasion e besova.Jemi ndare per tu takuar me vone kuptohet se cfare u be dhe cfare u veprua,edhe une u aderova tek P.D-ja pasi isha teper i flakte per permbysjne e pushtetit,sqaroje se ne ate kohe apo moment nuk e kishte mendjen tek njeri tjetri,qe te gjykonim jo ky komunist e jo ky anti komuniste,por ishim turur te gjithe per te rezuar sistemin.kujtoj zyrat e para Azemin,Arben Demetin qe rija me shpeshe,por mjegulla sa vinte e po ngrihej tek partija e re,falangat e ish sigurimit kishin perparuar shume,nuk kishte as forme e as platforme Gramoz Pashko rinte ne nje krahe,ne tjetrin rinte Selami, Azemi si Azem ishte si pushke jevgu,pa vizion e jo autoritar,qe mbahej vetem mga lavdia e kaluar,qe te mos zgjatem ne P.D ishte nje mishe mashe secili perpiqej te fitonte kredo,dhe kjo jo spontane por e dirigjuar .Shpeshe tek zyrat vinin te persekutuar,qe neve u rihnim shpatullat,dhe i largonimim me fjale te bukura,kujtoj nje ish i persekutuar nga Elbasani,i cili mesoi se edhe cuni i Cajup Rusmajlit ishte tek levizja studenore(ateher Ilir Rusmajli ishte i paperfillshem,dhe as i ishte degjuar zeri)dhe ka thene shprehimishte, po vjene nje parti e dyte komuniste…….
Takoj perseri ate mikun time qe kishte punuar ne Ministrine e Brenshme,dhe hapem debate politike(kuptohet qe une isha me serbese) ai me tha se gjithcka vajti mbase parashikimit tone,me pake devijime,se po te kishte qene ndryshe do ishim pushkatuar ose varur ne litare…..Dhe kujtoj ato dy vitet e Ramizit qe beri gjasme burge per shperdorim fondesh,po per ato krimet mosturjoze qe beri,po aper ato te vraret ne kufi,ku ishte genocidi……..apo loja e ndyre e Sales me fatosin qe gjasme e denoi dhe ai vente ne burgun e Bences sa per ndonje takim me te huajt,(le te flase Etem Llapi per me teper per burgun e Nanos).Po Zylyftar Ramizin kushe e mbrojti(qe ka qene ne lidhje persnalishte me shokun Sali) fillimishte u denua me vdekje,pastaj u fale,dhe tani endet me nje qene per dore ne rruget e Tiranes,pa i hyre gjembe ne kembe(shikoheni kur te behet zevendes minister si shoku i tije Ilirjan Mustafarai se kane patur ne lidhje Edvin Ramen).Pasatj kujto te gjithe djemte e ish sekretarve ta pare jane nje gjyqsore ne prokuroi,ne shkence e ne arsim,edhe ne biznes…………..Pra katovica u zbatua njeqinde per qinde,edhe nese jo cfare rendesie ka u zbatua nje e ngjashme me Katovicen.
AMERICAN FREEDOM SOCIETY
Kush ka shkelur ndonjehere ne Tirane e di se ne krah te Pallatit te Kultures gjendet nje istitucion me emrin Bilbioteka Kombetare Shqiptare.
Aty gjenden gjithe publikimet e gazetave shqiptare, perfshire edhe “Bashkimi” ne te cilen mbeshtet teoria e “Katowices” shqiptare.
Ne kete qender gjigante te kultures shqiptare (dhe asaj te huaj) mjafton te shfletohen numurat e “Zerit te Popullit” te 1 nendorit 1987 e deri me 30 nendor 1987. Aty do gjendet edhe pergjigja e te shume publikuares Katowice shqiptare.
Lexojeni me vemendje fjalimin e Manush Myftiut te mbajtur ne Teatrin e Operas dhe Baletit me rastin e 70 vjetorit te Revolucionit Bolshevik, mbase ka edhe ndonje fotografi te Servet Pellumbit si pjesemarres ne te.
Platforma e “Katowices” ekziston por eshte ajo e polakeve dhe e tyre vetem. Nuk rezulton as edhe nje here qe Gorbaçovi te kete qene ne Katowice, aq me shume ne fillim nendorin e 1987-s, siç rrefen Pellumbi per biseden me Ramiz Aline: …e kam kete dokument qe prej dy vjetesh (biseda e 1989-s).
Platforma baze kane qene per tere vendet e lindjes “Perestrojka” dhe “Glasnost”. Ne praktike as edhe njera nga rruget e zgjedhura te vendeve te Europes Lindore nuk perkojne me njera tjetren, si ne kohe aplikimin e tyre ashtu edhe ne strategjite e ndermarra.
Riferimi i Ramiz Alise ne dokumentin polak te “Katowices” ka qene vetem nje gjethe fiku per te mbuluar falimentimin e tij te kondicionuar, te kercenuar e te urdheruar nga:
AMERICAN FREEDOM SOCIETY – 300 Indipendence av. SE Washington D.C. e krijuar qe ne vitin 1975. Nje nga figurat kryesore te saj quhet Frederik V. Blahut.
Eshte kjo organizate parashteterore qe krijoi muxhaheidinet ne Afganistan dhe i furnizoi ata me arme kunder ruseve. Nje nga ndermjetesit kryesore per muxhaheidinet ishte nje shqiptar, nga Tirana (fliste 6 ghuhe te huaja persosurisht nder te cilat arabishten) edhe protagonisti kryesor i “Katovices” amerikane.
Eshte kjo organizate “Katowica” shqiptare qe aq shume po e kerkoni e nuk e gjeni dot,
as edhe ne gazeten “Bashkimi” te kryeredaktorit qeraxhi te Andon Kuqalit, ne oborrin e shtepise te te cilit (perballe liceut artistik) Edi Rama luante basketboll e ku me siguri ka njohur babain e te vesh shkulurit Ceka, Neritanin.
Besiana, jeni shume e sakte persa i perket Katovices.
Gorbacovi nuk kishte si qellim shperberjen e BRSS, por reformimin e tij.
Problemet i kishte biseduar vetem me Shevarnadzen dhe me disa bashkepuntore perpara se te behej udheheqes i BRSS.
Perestrojka dhe gllasnosti i sollen lirine Bashkimit Sovjetik dhe Europes.
Vendet Lindore ndrruan sistemin me rruge te ndryshme.
Ramiz Alia e bindi Komitetin Qendror me “Katovicen” qe ndryshimi i eshte i pashmangshem ne te gjithe Europen lindore.
Qe nga Zogu dhe te tjere jane vendosur ne krye te puneve ne Shqiperi nga jugosllavet. Flet vete situata ku jemi. Vend me vetem 3 milion banore me pasuri pa fund qe nuk behet!
Ju lutem mundet dikush te me heqi kureshtjen se si u gjend berisha tek studentet..? A egziston ndonje student qe verteton qe berisha ka manifestuar elemente kunder regjimit ne kohen qe ishte petagog…?? Un jetoj jashte per shume kohe dhe zhvillimet I ndjek nga interneti ..por ato vite kam jetuar ne tirane dhe si gjithe tiransit kam asistuar tek qyteti studenti..
Pavarsisht nga cka ndodhur,pavarsisht nga cfarë thuhet,asgje nuk do arrini të ndryshoni!…Gjithshka do bëhet… pasi asgjë nuk mund të shkulet,pavarsisht gafës së Sali Berishës me vrasjet që vet nuk i ka bërë…Llomotitni,dukuni,fshihuni,trishtohuni,ligështohuni,por aq sa shkulen malet,aq do shkulni vendimet!…Perderisa të ketë pluralizëm,ai duhet lejuar dhe kontrolluar,ndonjëherë dhe duke lënduar,kur kapërcen linjat!…Ne që bëmë tunele për vetmbrojtje dhe bunkerë,thamë kënetat dhe ngritëm hidrocentrale për tju ndricuar,dimë ku t’ju cojmë edhe duke u shprishur edhe duke u ribashkuar dhe pse Kriza botrore qe e kishim parashikuar na spostoi pakëz pushtet!Autori pretendon shumë,por asgje nuk kupton,pasi dhe studentët atëherë dhe sot dhe nesër ne i kemi për përparimin duke na besuar me cdo mënyrë Europa,SHBA…Në vitet ’50 sfiduam dhe CIA,në vitet ’60 KGB, në vitet ’90 UDB dhe marionetat e tyre në Shqiperi, në 2013 me vështirësi krize sfiduam BE!
“Ne jemi KOMUNISTE,bijë të Enverit, partia na kaliti,viganë,në ball të nderit!” Kohet moderne kërkojnë “vazhdimësi” që edhe të cunguar disi,e kemi!…E drejtë e juaj të na kritikoni,por mos mohoni meritën e kuadrove tanë që ishin dhe janë edhe tuajët!PERPARA!
Para se te ndodhshin ndryshimet ne shqiperi,me kujtohet se moren per te paren here prej 1945,nje telefon nga kavaja,nje zone e postes po na lajmeron se po flasim me post en e kavajes,edhe do me ju fol nipi juajFazlija!Nipi i babes,i cili ishte denuar per veprimet e babes ne missionet angloamerikane.Nena u kujtuar per kodin qe kishin dikur-per me treguar a po flet i lire apo n’en urdher-edhe ai e kuptoj edhe i tregoj nénés se me urdher…kur erdhem ne shqiperi Fazliu na tregoj se si e Kane liruar,po ky bashke me nje kusheri tjeter,te denuar e ridenuar nuk ka dashte me dall prej burgut se ‘do na zdukin’ jo ,jo do te lidheni me Halilin…Edhe pastaj ‘prej burgut na liruan te shtepia,edhe u silleshin aq mire me mû sa qe thash,ehuuu,paska ndryshuar puna per mû’…..
Edhe Ramiz Alia edhe Saliu qe u zgjodh prej tij jane njerez te UDB-se. E deshmon historia e pas 44-s ne Shqiperi deri ne ditet e sotme. Vetem naivet nuk e kuptojne
KATOVICA U ZBATUA TEK NE ME REALITETIN SHQIPTAR.PERTI NUK U KRIJUANSHTATE POR MBI 77 NE KETO 22 VJET PSEUDODEMOKRACI.NDAHESHIN NGA DY DHE NGA TRE PARTITE E PARA DHE BASHKOHESHIN NJERA ME TJETREN,DUKE PLOTSUAR MOZAIKUN E FSHEHJES SE AGJENTEVE SI LIDERA PARTISH.KJO ESHTE ARSYEJA QE NUK HAPEN DOSJET DHE FILMIMET E TYRE.AZEMI NUK ISHTE LIDER DEMOKRAT POR NJE KRIMINEL ORDINER QE MBUSHI XHEPAT E TIJ DHE FATMIRA HAJDARIT DHE TE VLLEZERVE ME KONTRABANDA DHE PISLLIQE.PER KETE E VRANE SEPSE U HYRI NE HESAPE MAFJES SE TE TJERVE.PERSA I TAKON DESHTIMIT KJO TEZE ESHTE TEZA E SIGURIMIT QE TE MBULOJE ME TEJ VEPRIMET SIPAS PLATFORMES.HAPINI DOSJET DHE DO SHIHNI XHEVAHIRET E DEMOKRACISE.VETE DEPARTAMENTI I SHTETIT DUEHT NE EMER TE VENDOSJES SE NJE DEMOKRACIE TE VERTETE SA ME TE KULLUAR ,TE KERKOJE NGA QEVERIA RAMA ZBARDHEJN E DOSJEVE DHE FILMAVE PUBLIKISHT,DUKE BERE TE MUNDUR NJE REFORME TE PLOTE.ARESTIMI I DHE DENIMI I ATYRE QE KANE ZBATUAR KETE PROGRAM MASAKRE NDAJ POPULLIT SHQIPTAR PER 21 VJET DHE PER VJEDHJET DHE KRIMET E SHUMTA ESHTE JO VETEM LIGJSHMERI REALE POR DHE DOMOSDOSHMERI POLITIKE.
Krijii i Komisionit te Posacem i iit 1976 per perzgjedhjen dhe kosrvimn e personave qe do te prdoreshin ne rastin e nderimit te regjmit ehte me se bindes. Dh kete vertetojne faktet e eleminimit te ysniKapos, Mehmet Shehut, Kadri Hazbiut, te cile i njohnin keta elemnte dhe e sytee tyre ata nuk mund te merrnin pushetin. Prandaj Eneri me Ramizin i asgeuan te ithe eronjte qe bene luften dhe nuk do pranin qe Shqiperia te behej sikunder eshte sot, an me 1000 porta ku luleojne te gjitha afgjnturat e botes
Jo vetem qe plani i Katovices eshte zbatuar pike per pike me ndryshim nga vendet e tjera te lindjes sipas mentalitetit shqiptar e ne perputhje te atij njeriu “te ri ” qe krijoi qeverisja diktatorjale per 46-vite me rradhe !!!Ne vitin fillim te vitit 1989 ne te gjithe qytetet e vendit u therriten ne D.e brendeshme te rinj e te reja qe ishin me dosje e ne survejim te perhershem !Jo per t”i arrestuar ose per t”i perlajmeruar qe te mbledhin mende ,,,por per t”i dhene zemer qe kur te nisin “demostratat e e planifikuara te ishin ne krye ,pikerisht keta njerez !!Ne cdo qytet e rreth u therriten mbi 200 persona e une ne mes te tyre !!!Fillim i shkurtit 1989 e z,Ministri i jashtem futet ne zyre pas bisedimeve sqaruese e paralajmeruese qe kisha me nen kryetarin e deges si dhe operativin e zones !!!Ate fytyre e kam ripare me 2 korrik 1990 te fliste ne TV. e t”tregoj babes sim se ky njeri me foli e “keshilloi ” Nga rregjimi i eger e aspak njerezor populli as qe mendonte te ngrihej ne demostrate dhe pse Europa lindore po ziente ,cifti Caushefku i eliminuan me pushkatim e ne mjaftoheshim me kanalet televizive qe xhurmuesi ishte hequr ,e mund te shikonim Rai uno e duo etj ,etj !!Mjaftoheshim atehere dhe me dyqanet me prodhim te jashtem ,veshmbathjeje e me blerje me valute ,dollare !!Apo me cikerrima te tjera te shumta deri dhe tek llotarite sportive ilegale ,ne forme llagjeje si fillim !!!C”perfytyrimi yne ishte aq i madh sa nese ai sistem do te mund te perballonte me ushqim e nevoja te tjera jetike s”do te binte kurre !!Por tolloni 10 vjecar nuk i jepte kete miresi e mundesi diktatoreve te mbetur !!!
Jugosllavet e kane kontrolluar Shqiperine prej kohesh. Edhe fillesat e Partise Komuniste andej jane. Nuk cuditem qe ata te kene kontrolluar lideret tane politike periodikisht. Ne jemi popull i krijuar vone dhe me shume ligesi ndaj njeri tjetrit
kure te folet per KOSOVEN direkte kemi folure edhe per SHQIPERIN,sepse perbehet nga i njejti populle kure flase per SHQIPTAR,por edhe shqiperija i ka po te njejtatat multi-kombesi TURKOFONE e SERBO-SLLAVE si kosova vetem qe ne shqiperi ka + GREK dhe serbet e malazezo-maqedonet e shqiperis dalllimi eshte se kane nga 2 pare emra e mbiemra ne FAMILJET e TYRE emra SERBE-GREK-MAQEDON e malazez,a ne DOKUMENTACION kane emra e mbiemra te RREJSHUM si SHQIPTAR,por edhe smunde te themi emra shqiptare kure dihet qe jane emra e mbiemra TURQ.
-pra ne kosove ka afro 200.000 mi vetem TURKOFON te mbetur nga ikja e pushtuesve otoman,por fatkeqsishte shumica prezentohen RREJSHUM si SHQIPTAR edhe ne regjistrime te banorve te kosoves,sepse e kane AMANET POROSI nga gjyshrit e tyre Osman,turq,qerkez,bektashi,torbesh,kurdistan,sirian,e popuje avgane,turkmenistan se te gjitha kto ETNI e KOMBESI erdhen se bashku me OTOMANET ne BALLKAN ,sepse kto shtete etni-kombesi vet kane qene te pushtuara shume kohe perpara nga otomanet dhe kane qene KOLONI te TYRE,pra e kane amanet ta mbeshefin etnin e kombesin e tyre nga FRIGA se SHQIPTARET do HAKMERREN ne ta per 500 vite GENOCID e LUFTRA nga gjyshrit e tyre,qka edhe sot nuk deklarohen si turkofon ,nje per te pasuar te DREJTA te BARABARTA me SHQIPTARET,per martesa me FEMRA SHQIPTARE dhe per PRIVILEGJE e deri te ARRIJNE siqe arriten ta marrin edhe QEVERISJEN e KOSOVES.
-pra shumica e ESPIHUNAVE e TRADHTARVE te KOSOVES e SHQIPERIS nuk jane SHQIPTAR ,por multi-etini te ANADOLLO-AZIS dhe ne SHQIPERI edhe SERBO-GREKO-SLLAVE.
-eshte thene nga gjeneratet e meparshme se ESAT PASH TOPTANI e AHMET ZOGU nuk kane qene SHQIPTARE,por TURKO-QERKEZO-KURDISTAN,qka gjuhen shqipe mund ta flete kushte te done kure ka linde ne shqiperi.
UDB dhe KOS i urdheroje 140 FARK-ista defiluan ne radhet e UCK-es me qellim qe nxitnin lufte civile ne mes shqipetareve me ne krye me Tahir Zemen, Ahmet Krasniqin, Agim Mehmetin etj.. RUBIKON dhe Adriatiku i biri i prokurorit UDB Flamur Kelmendit edhe sonte hapur dezinformoje opinionin duke ofruar UDB-ash profesionalist per ta marre ne mbrojtje themeluesin e LDK-es, UDB-ashin Jusuf Buxhovin.
Zotrinj Shqipetare lexoni librin POKERISTET te zotit Cen Tapaku çfar ka bërë CIA Amerikane me shqiperin.
Letër e Hapur drejtuar:
– Klasës politike të Tiranës e të Prishtinës.
– Ambasadorit amerikan në Tiranë.
– Gjithë shqiptarëve, kudo që ndodhen.
Jam azilant politik në Bruksel, për shkak të një libri me personazhe realë e ngjarje të jetuara: Odiseja e një Detektivi (dy vëllime). Krerët e dy klaneve politike, blu e rozë, e njohin mirë këtë libër, mbasi policia civile e Tiranës ka paguar 100 $ për çdo kopje që u dorëzohej, kur ai u shpërnda në disa fakultete të UT. Nga ana tjetër, eksperti belg, që shqyrtoi imtësisht dosjen time për një kohë të gjatë, ka shkuar dy herë në Tiranë për të verifikuar identitetet e personazheve realë të librit dhe saktësinë e disa ngjarjeve të veçanta, të jetuara. Meqenëse unë këmbëngulja gjatë seancave të intervistës, që të egzaminoheshin patjetër skeletet e dy heronjve që prehen në varrezat e Tiranës – Fatmir Merdari e Afrim Pahia (personazhe të librit) –, eksperti belg u detyrua të pohonte:
«Nuk është nevoja për asnjë lloj ekspertize. Për vdekjen e atyre të dyve ekzistojnë dosjet përkatëse në Tiranë, ku unë kam parë edhe fotografitë e tyre kur ishin të plagosur rëndë dhe në çastin e vdekjes. Gjithashtu kam verifikuar edhe identitetet e protagonistëve të tjerë të ngjarjeve që trajton libri juaj.»
Natyrisht, pa autorizimin e qeverisë shqiptare nuk kryhen dot veprime të tilla. Ndërsa në mars të vitit 2009 gazeta SOT botoi në tre pjesë artikullin tim të gjatë me titull: Një zë nga shkretëtira shqiptare, ku trajtohen peripecitë e mia të azilit, të cilat përbëjnë një odisé më vete. Artikulli në fjalë gjendet endé në sajtin e gazetës SOT ; kushdo mund ta lexojë në internet. Me kërkesën e shumë bashkatdhetarëve, të cilët me kohë kishin rënë në gjurmët e vëllimit të parë të librit dhe të artikullit në fjalë, prej një muaji kam publikuar nëpërmjet internetit të dy vëllimet e librit Odiseja e një Detektivi. Vëllimi i dytë i ka bërë edhe më tepër përshtypje opinionit publik me ngjarjet dhe provat që sjell.
Në mesazhet elektronike që po marr, shumë bashkatdhetarë më bëjnë një vërejtje që më ka preokupuar:
«Një sekret i rëndësishëm, që lidhet me fatet e kombit e të popullit shqiptar, nuk duhet lënë që ta mbulojë pluhuri i kohës në asnjë rrethanë e për asnjë arsye. Përndryshe edhe ju, si autor i librit, bëheni bashkëfajtor me keqbërësit, në një kohë që edhe Afrika po rilind, ndërsa ne po rrëzohemi gjithmonë e më poshtë.»
Në fakt të gjithë jemi dëshmitarë se Hosni Mubarak, lideri i një populli 80 milionësh në Afrikë, u detyrua të braktiste postin prej qëndrimit unanim kundër tij të diplomacisë amerikano-evropiane, për shkak të vrasjes së 300 demonstruesve.
Gjithashtu të gjithë e dimë se në një vend të injoruar evropian me emrin Shqipëri, në vitet 1997-1998 politika vrau mbi 3500 shqiptarë (12-fishin e vrasjeve që kreu regjimi i Mubarakut në një popullsi njëzet herë më të madhe!), plagosi mbi 11 mijë të tjerë, shkatërroi institucionet e brishta shtetërore, hapi depot e municionit për të nxitur tërthorazi një luftë të verbër civile, dogji vendin, dhe po e njëjta diplomaci amerikano-evropiane i la të njëjtët politikanë ish-komunistë në pushtet.
Rastësi?
Politika e të mëdhenjve e përjashton kryekëput rastësinë; madjé, ajo vepron me plane afatgjata e të kalkuluara mirë. Politikanët mëkatarë të Tiranës u lanë qëllimisht në pushtet, për tu përdorur prej diplomacisë amerikano-evropiane për punë të mbrapshta antikombëtare, të cilat po i jetojmë përditë. Është utopi e naivitet i skajshëm politik t’iu kërkosh autorëve të tragjedisë së vitit 1997-1998 të gjykojnë me drejtësi dramën e Gërdecit, apo vrasjet e 21 janarit 2011. Edhe sikur krerët e politikës së sotme shqiptare (pozitë-opozitë) të tentonin të gjykonin me drejtësi tragjedinë e Gërdecit, ustallarët e prapaskenave të politikës – ambasadori amerikan në Tiranë dhe të dërguarit e Brukselit atje – do t’iu thoshnin me buzëqeshje diplomatike:
«Dakord, por më parë duhen gjykuar vrasjet e vitit ’97-’98, mbasi krimet nuk parashkruhen. Pastaj u vjen radha tragjedisë së Gërdecit dhe vrasjeve të 21 janarit 2011.»
E ç’mund të bëjnë ata atëherë, ndërkohë që dihet mirë se për megakrimin ‘97– ‘98 përgjigjen njësoj të dy klanet blu e rozë? Mëkati i vërtetë i politikanëve të Tiranës (pozitë-opozitë) është pranimi i misionit antikombëtar për hir të karrierës së pameritur; më tej krimi automatizohet. Pasojat merren lehtë me mend dhe janë prezente çdo ditë në faqet e shtypit, i cili gjithashtu është dyngjyrësh në shërbim të dy klaneve politike. Në këto kushte unë i bëj thirrje kryeministrit shqiptar, i cili aktualisht nuk është veçse një skllav rrethanash, të kontribuojë për denoncimin mbi baza dokumentare të aktit antishqiptar e prodiktatorial të CIAs që sabotoi në maj të vitit 1984 komplotin kundër diktaturës, të organizuar prej 22 trimave shqiptarë të Sigurimit të Jashtëm të asaj kohe. Nëpërmjet një veprimi të tillë, kryeministri shqiptar do të shpëtonte në radhë të parë vetveten dhe bashkëfajtorët e tij prej situatës pa rrugëdalje ku gjenden, pastaj gjithë kombin e popullin shqiptar, që janë në zgrip për shkak të politikës së tij regresive. E vërteta e kësaj çështjeje është thjeshtësisht e verifikueshme, mbasi në arkivat e shërbimit sekret gjenden dosjet përkatëse të atyre 22 trimave, disa prej emrave të të cilëve i kam cituar shpesh. Ndërkohë po ju jap edhe adresën dhe numrin e telefonit të njërit prej tyre në Amerikë:
Dari Meli
3609 BROADWAY, Apt. 4L,
NEW YORK, N.Y. 10031
U. S. A.
Tel. 00 12 12 – 491 – 12 12
Numri i cituar i përket një linje telefonike speciale, e cila i filtron telefonatat. Mënyrën sesi komunikohet nëpërmjet një linje të tillë ua shpjegon ish-Drejtori i Drejtorisë së Sigurimit të Jashtëm (DSJ) në atë kohë, Ilir E. Hoxha, të cilin mund ta gjeni në selinë e Partisë së Punës të Riorganizuar në adresën:
Partia e Punës e Shqipërisë e Riorganizuar
Rr. «Hafiz I. Dalliu», Pallati 17/2, kati i parë,
Tiranë.
Megjithëse kryeministri shqiptar për njëzet vjet me radhë ka harruar t’ia heqë titujt Hero i Popullit dhe Hero i Punës Socialiste diktatorit Hoxha, besoj se ai nuk do të ngurrojë t’i kërkojë sqarimet e duhura Ilir Hoxhës lidhur me problemin madhor në fjalë.
Ato ngjarje janë një fragment lavdie i historisë së popullit shqiptar, realizuar nga 22 burra guximtarë të prejardhur prej 22 familjeve të nderuara ish-komuniste nga më të afirmuarat e kohës, siç zgjidheshin detektivët prej diktaturës. Prejardhja ime është nacionaliste e antikomuniste, por kjo nuk më pengoi të lidhja miqësi në burg me ish-detektivin më të shquar të DSJ-së, Hamit Meli, idetë dhe vlera njerëzore e të cilit qëndronin ndjeshëm mbi ideologjitë. Asnjë i burgosur nuk e njihte të kaluarën e tij, mbasi ajo ishte fshehur qëllimisht prej përpiluesve të dosjes penale të ish-detektivit. Ky u hap në mirëbesim tek unë. Miqësia me Hamit Melin u bë shkak që unë të lidhesha më vonë tërthorazi me grupin komplotist të Guri Stretos. Ilir Hoxha i njeh në detaje këto të vërteta të dokumentuara. Ai duhet të tregojë sot se ku gjendet ish-zëvendësi i tij në detyrë, Guri Streto, i cili ishte përkohësisht edhe baxhanak i tij (i martuar ditën e enjte më 26 janar 1984). Ilir Hoxha duhet të tregojë gjithashtu ku gjenden aktualisht dy vëllezërit Hamit e Dari Meli, si edhe të pohojë rrethanat e vërteta të vdekjes së dy heronjve të rënë në prill-maj 1984, të cilët prehen në varrezat e Tiranës. Ata u varrosën me madhështi e të dekoruar si të rënë në krye të detyrës, por e vërteta është krejt tjetër. Përndryshe unë, i burgosur politik në vitin 1984 (qysh prej vitit 1978), nuk kisha nga ta dija se Fatmir Merdari është goditur natën me dy plumba pas shpine prej një distance të afërt, ndërsa Afrim Pahia ka kryer tentativë vetëvrasjeje, duke përplasur fort kokën pas murit në çastin e arrestimit me urdhër të Ilir Hoxhës. Ka vdekur në spital. Nëse u bëhet ekspertiza skeleteve të këtyre dy heronjve (mbasi t’iu jetë bërë më parë analiza e ADNsë), gjithçka bëhet e qartë edhe për më naivin e shqiptarëve. Por, normalisht, nuk lind nevoja të ndjekësh gjurmët, kur ujkun e ke përpara syve. Ilir E. Hoxha di gjithçka dhe e di shumë mirë ku i ka arkivuar dosjet e kësaj ngjarjeje, një substrakt i së cilës i është treguar edhe ekspertit belg që shqyrtoi dosjen time. Është në të mirën e krerëve të korruptuar të politikës shqiptare dhe të vetë Ilir Hoxhës që gjithçka t’i bëhet e ditur sot popullit shqiptar, para se ky t’i detyrojë ata të shprehen kundër dëshirës së tyre për një gjë të tillë. Tekefundit shqiptarët në këtë rast nuk do të kërkojnë asgjë më tepër se hapjen e dosjeve të një ngjarjeje të para 27 vjetësh. Të tjerat vijnë vetë pastaj… Institucionet, dokumentet, historia janë pronë e popullit shqiptar, jo e qiraxhinjve politikanë. Ashtu siç janë edhe heronjtë e atyre ngjarjeve bij të popullit e jo të politikanëve. Ndërkohë normat e demokracisë amerikane, opinioni i shëndetshëm publik amerikan, media e fuqishme amerikane si një pushtet i katërt real, ia bëjnë të pamundur diplomacisë amerikane dhe CIAs fshehjen e mëtutjeshme të një skandali që ndriçohet sadopak. Populli shqiptar është proamerikan nga natyra dhe ky është një virtyt, ndërkohë që po jetojmë epokën e qytetërimit amerikan. Por miqësitë në politikë nuk mbahen symbyllas: ky është një ves fatal, i cili jo vetëm që kushton tepër shtrenjtë, por bëhet shkak të fitosh edhe përbuzjen e mikut të pasinqertë, duke të quajtur të padenjë për miqësinë e tij. Një ndër presidentët më të respektuar amerikanë, Ronald Regan, pas pushtimit të Grenadës së vogël më 1983, deklaroi: «Nuk mund të jemi të pafajshëm në një botë që nuk është e tillë.» Ne duhet t’ua bëjmë të qartë sot me argumente miqve tanë amerikanë fajin që ka bërë CIA dhe dipolmacia e fshehtë amerikane ndaj Shqipërisë në maj 1984, ashtu si dyzetë vjet para kësaj date.
Ne dëshirojmë me gjithë zemër të jemi miq të amerikanëve, por nuk mund të pranojmë në asnjë mënyrë që trojet tona në jug të Shqipërisë dhe në veri të Kosovës e ndofta më gjerë, t’iu shërbejnë atyre për ujdi politike me Rusinë në Afganistan, Iran, apo në hartën e re gjeopolitike të Afrikës. Ne nuk mund dhe nuk duhet të pranojmë që, për hir të një miqësie fiktive, kombi ynë, tejet i dobësuar e aktualisht në një proces shpërbërjeje të dukshëm, të tretet me kalimin e kohës si kripa në ujë në Unionin Ballkanik – ide kjo e hedhur rishtas prej diplomacisë amerikane në marrëveshje me BE. Të gjitha shenjat janë të qarta se kush do ta dominojë Unionin Ballkanik, ndërkohë që, siç shprehej dikur patrioti i shquar Sali Nivica, Serbia është Rusia prapa kodrës dhe Greqia, Rusia prapa malit. Ende pa u formuar ky Union, Greqia po avancon lirshëm në Shqipërinë e Jugut dhe Serbia është ulur këmbëkryq në veri të Kosovës dhe në enklavat e saj brenda territorit të Kosovës. Ndërkohë Serbia, me ndihmën e Ilir Metës e të kryeministrit, pretendon për minoritet edhe në Shqipëri.
Politikanët e Tiranës, të cilët janë të gjithë me origjinë komuniste, kanë sot një shanc historik, për të shpëtuar veten e tyre dhe kombin nga baltovina e pështirë ku po fundosen çdo ditë. Njëzet ish-kuadrot e rëndësishëm të DSJ-së, për të cilët bëhet fjalë, rrjedhin nga familje të mirëfillta komuniste; kjo imagjinohet lehtë, gjersa dihet se biografia politike ishte busulla e diktaturës. Më të moshuarit e atyre burrave sypatrembur janë sot 62 vjeç dhe gëzojnë shëndet të shkëlqyer. Shumë prej politikanëve të sotëm të Tiranës ka të ngjarë të kenë miqësi apo njohje të afërta me ata të njëzetë ose me familjarët e tyre, mbasi të dy palët i përkisnin pjesës më të privilegjuar të shoqërisë shqiptare nën diktaturë. Në këto rrethana tejet të favorshme për ta, politikanët e sotëm shqiptarë nuk duhet të ngurrojnë për t’iu mundësuar atyre trimave rikthimin zyrtarisht në atdhe. Ata të njëzetë do të shërbenin si një kontigjent i shkëlqyer për zgjidhjen e situatës kritike shqiptare, mbasi gëzojnë mirëbesimin e plotë të autoriteteve amerikane dhe janë të mbrujtur tashmë me kulturën politike e qytetare të Amerikës demokratike. Si rrjedhojë, ata janë shumë të besueshëm prej autoriteteve të SHBA, mbasi kanë dhënë prova aftësie e guximi në kuota të tilla, ku politikanëve të rëndomtë shqiptarë nuk u shkon dot as fantazia. Ata trima atdhetarë do të mundësonin një fazë të re e të shëndetshme të miqësisë shqiptaro-amerikane dhe një klimë të favorshme mbarëshqiptare për një Lidhje të Tretë.
Në kasafortat e diplomacive të mëdha ekziston gjithmonë edhe një plan B për çështjet në proces. Politikanë të Prishtinës, Gjithë duke e vlerësuar kontributin amerikan për bombardimin e Serbisë nga NATO, ne nuk duhet të harrojmë për asnjë çast se politika nuk udhëhiqet kurrë prej bamirësisë, por nga kalkulimet e interesit perspektiv. Dhe kjo është e natyrshme; e kundërta do të ishte utopi. Po nuk kuptuam kaq gjë, Ndërkombëtarët kanë të drejtë të na trajtojnë si një popull naiv, i sapozbritur prej pemëve. Dymbëdhjetë vjet pas bombardimeve të NATOs, realiteti po tregon se SHBA nuk e çliruan Kosovën me qëllim që ta bënin një shtet të fortë e të qëndrueshëm (kur u intereson, ata dinë më mirë se kushdo tjetër në botë ta realizojnë diçka), por për ta pasur si resto hesapesh politike në sirtarët e diplomacisë së tyre të fshehtë. Ndonëse Millosheviçi vdiq në burg, Serbia sot jo vetëm nuk trajtohet si shtet agresor, por dalëngadalë asaj po i krijohen koniuktura të tilla politike që e bëjnë optimiste për rifitimin gradual të Kosovës. Ndërkohë që Veriu i Kosovës është realisht nën zotërimin serb dhe enklavat e manastireve shënojnë plasdarmet e ardhshme të Serbisë ndaj Kosovës së rraskapitur, Greqia po anekson në mes të ditës Jugun e Shqipërisë. 354,3 km² të detit Jon iu falën Athinës nga kryeministri shqiptar. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese e pezulloi atë, por kryeministri filogrek, i cili është shqiptar vetëm nga pasaporta, ka autorizuar sërish bisedime të kundërligjshme në heshtje, për ta rivlerësuar paktin antikombëtar të detit. Nuk duhet harruar për asnjë çast se ai det nuk u përket vetëm shqiptarëve të Shqipërisë, por edhe atyre të Kosovës e më gjerë. Mirëpo sipas të gjitha gjasave, kryeministri shqiptar ka ndërmend t’ia bëjë këtë dhuratë Athinës në vjeshtë, me rastin e festës së tyre. Së bashku me regjistrimin e popullsisë sipas besimit fetar.
Natyrisht, gjersa grekët po u ndërrojnë kombësinë eshtrave të të vdekurve shqiptarë, për t’i përdorur pastaj si sinorë të Vorioepirit në Korçë e gjetkë, pse të mos bëjnë të njëjtën gjë edhe me të gjallët e një populli të braktisur prej kreut të tij?
Ndërsa para autoriteteve të Athinës kryeministri ynë qëndron kokulur si ndonjë vajzë e ndrojtur, qytetarët paqësorë shqiptarë ai i vret pa gjë të keq në mes të bulevardit, pastaj hedh valle me eunukët e partisë së tij, disa metra matanë pllakave të përgjakura. Dhe për të gjitha këto akte antishqiptare e antinjerëzore, pa llogaritur korrupsionin më të madh në Evropë dhe ngujimet e gjakmarrjes mesjetare të mijëra familjeve, ambasadori amerikan në Tiranë i akordoi titullin burrë shteti. Dihet se për të kryer punë të pisëta në vendet pa zot, nevojiten instrumente të pisët, me etiketë të ndryshuar. Ky është një mësim i lashtë i historisë.
Natyrshëm lind pyetja: Nëse SHBA do të ishin miq të sinqertë të shqiptarëve (në Kosovë e Shqipëri), a do t’i stimulonin vallë këto veprime kaq të dëmshme në vendet tona respektive? A do të akuzohej aq rëndë kryeministri i Kosovës në prag të dialogut me Serbinë dhe mandej gojët akuzuese të heshtnin si me magji, mbasi të merrte rrugë ky dialog me leverdi të njëanshme?
Nuk është e nevojshme të jesh politikan, për të kuptuar se gjashtë milionë izraelitë bëjnë ligjin në mes të qindra milionë arabëve, duke mos zbatuar as rezolutat e OKBsë, vetëm pse janë aleatë strategjikë, pra, miq të amerikanëve. Atëherë, si mund të mendojmë ne se amerikanët na vlerësojnë vërtet si miq, ndërkohë që kombi ynë po shkon qartazi në shpërbërje graduale, populli shqiptar në Kosovë e Shqipëri po vuan të zitë e ullirit i nëpërkëmbur prej serbëve e grekëve, dhe amerikanët u thonë kryeministrave tanë “kështu vazhdoni, se e keni mirë” ? «Miqësi» të tilla kanë kosto më të lartë se armiqësitë e shpallura. Jo, angloamerikanët kanë qenë miq të Enver Hoxhës dhe të bëmave të tij antishqiptare qysh prej Luftës së Dytë Botërore, për hir të objektivave të politikës së tyre në rajonin e Ballkanit. Këtë mbështetje të hapur ndaj diktaturës së Enver Hoxhës ata e përsëritën edhe në maj të vitit 1984. CIA vazhdon t’i mbajë edhe sot në Amerikë njëzet komplotistët që rrezikuan jetën në luftë kundër diktaturës (dy prej atyre ranë në atë luftë), ndërsa i biri i diktatorit, Ilir Hoxha, është beniamin i tyre edhe sot. Populli shqiptar duhet ta bëjë të flasë ish-Drejtorin e DSJsë, i cili di shumë për veprimtarinë agjenturore të babait dhe të tijën. Dalja në dritë e të vërtetës së ngjarjeve të majit 1984 është domosdoshmëri jetike për popullin e për kombin shqiptar, nëse duam të kemi vërtet të ardhme të denjë. Ne duhet të bëjmë çmos që autoritetet amerikane ta njohin zyrtarisht padrejtësinë që i kanë bërë popullit e kombit tonë, t’i kompensojnë dëmet e shkaktuara konform ligjeve përkatëse dhe ta korrigjojnë në të ardhmen shënjestrën e diplomacisë së tyre ndaj kombit shqiptar. Në arkivin e shërbimit sekret shqiptar ekzistojnë të gjitha dosjet përkatëse, që mundësojnë zbardhjen e kësaj çështjeje jetike brenda një gjysmë ore. Nuk ka forcë që ta mposhtë të vërtetën. Politikanët e opozitës kosovare janë në pozicion të përshtatshëm për të dhënë një kontribut të çmuar në këtë drejtim, pa u ndikuar as prej pushtetit të Tiranës e as prej atij të Prishtinës. Popullarizimi i këtij problemi madhor do të vinte në lëvizje median e fuqishme amerikane, zëri i së cilës dëgjohet me vëmendje prej institucioneve autoritare të Washingtonit, si Kongresi apo qeveria federale. Është e sigurtë se zbardhja e kësaj çështjeje jetike do të shënonte një erë të re si në marrëdhëniet amerikano-shqiptare edhe për të ardhmen e popullit dhe të kombit shqiptar.
Zoti Ambasador Arvizu
Dosja ime si azilant politik në Bruksel ka trajtën e një aktakuze ndaj CIAs. Vetëkuptohet që bëhet fjalë për një aktakuzë të mbështetur në prova të pakundërshtueshme, përndryshe ajo nuk do të pranohej kurrë prej aleatëve tuaj të Brukselit. Depozitimi, pas shumë përpjekjesh, i asaj aktakuze më ka kushtuar shtrenjtë. Jo vetëm që autoritetet belge më lanë shtatë vjet e gjysmë pa dokumentet përkatëse, por gjatë gjithë kohës, edhe tani, jam i privuar nga e drejta e komunikimit me median belge, si edhe nga e drejta për të pasur një avokat. Kam shkuar edhe në Luksemburg, Francë e gjetkë, për të siguruar një avokat. Nuk ka vonuar shumë dhe ata janë tërhequr, të sinjalizuar prej dikujt. Kjo këmbëngulje për të fshehur një të vërtetë dramatike, që po çon drejt një perspektive të zymtë kombin dhe popullin shqiptar, më bënte më të vendosur për të hedhur me çdo kusht dritë mbi të, megjithëse kisha dy fëmijë të vegjël dhe po ballafaqohesha me disa vështirësi të paparashikuara, të organizuara prej atyre që teorikisht i ngrejnë në qiell të drejtat e njeriut. Ju jeni diplomat karriere i një superfuqie dhe i kuptoni më lehtë se kushdo tjetër edhe ato që unë nuk i them dot në këtë shkrim. «Diplomacia është një polici me kostum madhështor», ka thënë Napoleoni. Këto fjalë të gjeniut korsikan m’u kujtuan atë ditë kur ju i akorduat titullin burrë shteti vrasësit gjakftohtë të katër bashkatdhetarëve të mi paqësorë. Ju mund të thoni me të drejtë: «Para se të vriste ata të katër, ai dhe bashkëfajtorët e tij kanë vrarë disa mijëra shqiptarë më 1997–’98, vranë fukarenjtë e Gërdecit e po tallen prej vitesh me dosjen e tyre gjyqësore, po lënë të vriten përditë familjet e ngujuara nga gjakmarrja, pastaj vranë ata të katër më 21 janar 2011. Natyrisht, ekspertët amerikanë, pas një sorollatjeje të gjatë, do të shpallin fajtorë dy-tri koka turku. Ra shi, e piu dheu. Tekefundit gjaku shqiptar dëm ka shkuar përherë.» Po, kjo nuk do të jetë një risi, z. Ambasador. Kështu veprohet në kolonitë e pashpallura, ku ambasadorët amerikanë luajnë rolin e diplomatëve–guvernatorë. Shpresoj se kjo gjendje nuk do të vazhdojë më në trojet shqiptare, mbasi të ndriçohet e vërteta që po mbahet e kyçur në arkivat e shërbimit sekret shqiptar, si edhe në Langley. Do të ishte në të mirë të prestigjit të superfuqisë që përfaqësoni ndërhyrja juaj për ta bindur burrin e shtetit, që të urdhërojë zbardhjen e asaj të vërtete të madhe me hapjen e dosjeve përkatëse. Gjithashtu ju mund t’i sugjeroni edhe mikut të preferuar të CIAs, Ilir Hoxhës, të japë kontributin e tij për zgjidhjen e shpejtë të një çështjeje të qartë si drita e diellit. Ndihmesë mund të japin edhe katër kriminelët e afirmuar të Sigurimit të Shtetit të diktaturës komuniste, të cilët punojnë në ambasadën tuaj prej dy dekadash, së bashku me shumë kolegë të tjerë të sojit të tyre. Në një libër të botuar para një viti në Tiranë me titull Heronjtë e Kotësisë, unë kam publikuar një listë me emrat e 26 Sigurimsave shqiptarë të inkriminuar, të cilët punojnë në ambasadën tuaj kundër rregullave të parashikuara në pikën 35 të formularit të aplikimit për punësim të miratuar nga DASH, i cili ndalon punësimin në atë ambasadë të ish-komunistëve, ish-fashistëve dhe ish-dëshmitarëve në hetuesi ose gjyq të të burgosurve politikë në kohën e diktaturës. Shumica dërrmuese e të punësuarve shqiptarë në ambasadën tuaj i përkasin pikërisht kategorisë të tre «ishave » të lartpërmendur, ndërsa ata të 26 kanë të kaluar kriminale. Për ilustrim po ju citoj vetëm emrin e njërit prej atyre 26 keqbërësve të popullit shqiptar, që ju vazhdoni t’i strehoni e t’i ushqeni në ambasadë. E quajnë Rrapo Hazizi, nga Skrapari. Ka qenë shef i kufirit të Jugut në Shqipëri deri më 1991. Prej datës 3 shkurt 1990 deri në 23 gusht 1990 (pak më shumë se 6 muaj) me urdhër të mysafirit tuaj të nderuar, Rrapo Hazizi, janë vrarë në pika të ndryshme të kufirit të Jugut 23 djem shqiptarë me moshën mesatare 27 vjeç, në një kohë që me ligj arratisja në këtë periudhë nuk cilësohej më “tradhti ndaj atdheut” dhe neni përkatës i Kodit Penal parashikonte si dënim maksimal pesë vjet burg. Në faqen 269 të librit “Heronjtë e Kotësisë” është botuar lista e plotë e 23 viktimave të pafajshme të kryemikut tuaj, Rrapo Hazizi, me emër, mbiemër, rrethi ku ka lindur secili prej tyre, mosha, posta kufitare ku është vrarë dhe data e saktë e vrasjes. Biznesmeni i sukseshëm amerikano-shqiptar, Geri Kokalari, i ka shkruar dy herë DASH-it për 26 kriminelët e Sigurimit të Shtetit diktatorial, që ambasada amerikane në Tiranë po strehon prej dy dekadash, duke abuzuar me nenin 35 të formularit të aplikimit për tu punësuar atje. Mirëpo gjithçka bie në vesh të shurdhër… I citova këto detaje për të treguar se, kur ua kërkojnë interesat e kamufluara, amerikanët i shkelin pa teklif rregullat dhe ligjet e tyre. Ashtu siç kanë shkelur edhe parimet bazë të demokracisë, duke mbështur për gjysmë shekulli një diktator mizor si Enver Hoxha, për hir të synimeve të fshehta në rajonin problematik të Ballkanit. Natyrisht, ju zbatoni udhëzimet që ju jepen dhe kjo është normale. Mirëpo do të jetë diçka krejt anormale, sikur ju të porositni nën zë burrin e shtetit, që të mos lejojë zbardhjen e çështjes për të cilën po ju shqetësoj, ndërkohë që ajo është e vetëzbardhur, veçse duhet pranuar zyrtarisht nga Tirana dhe nga Washingtoni.
Motra e Vëllezër shqiptarë, kudo që gjendeni
Në historinë e dhimbshme të popujve të nëpërkëmbur, por mjaft rezistentë ndaj së keqes, ka një çast të papërsëritshëm kur Zoti i shpërblen ata, duke u ofruar mundësinë e shpëtimit të përhershëm me një çmim modest. Ky është sahati i bekuar i historisë së tyre, që vjen si kompensim i gjakut të derdhur pa hesap, i djersës së shkuar lumë në dobi të keqbërësve, i vuajtjeve shekullore të një populli që ka mbijetuar gjithmonë me shpirt ndër dhëmbë, por që nuk ka mundur kurrë të jetojë në mënyrë të denjë. Ky shanc historik nuk u paraqitet të gjithë popujve të vuajtur, por vetëm atyre që kanë vuajtur më shumë se të tjerët dhe kanë rezistuar më shumë se të tjerët. Cili popull i Evropës ka vuajtur më shumë se shqiptarët dhe cili komb evropian është masakruar sa kombi ynë? Sot shqiptarët kanë në duart e tyre mundësinë e zgjidhjes rrënjësore të problemit shoqëror e kombëtar në mënyrë të qytetëruar. Ne jemi në gjendje t’i argumentojmë në mënyrë bindëse shtetit më të fuqishëm të botës – superfuqisë amerikane – se na ka borxh lirinë e sabotuar në favor të diktatorit Hoxha dhe, si rrjedhojë e paevitueshme e këtij veprimi, shkrehjen e kombit, që po shkon gradualisht drejt shpërbërjes përfundimtare. Provat për këtë janë të shumta e të shumëllojshme. Të njëzet e dy komplotistët kanë dosjet e tyre në arkivin e shërbimit sekret shqiptar, si edhe nga një album fotografish, që ilustron misionet e tyre më të rëndësishme të kryera jashtë atdheut. Dosja ime në Bruksel është një akuzë e mirëfilltë ndaj CIAs për ngjarjet e atij komploti të sabotuar. Gjithë përmbajtja e dosjes është verifikuar një për një prej ekspertit belg, që ka shkuar posaçërisht në Tiranë. Si përfundim, asnjë detaj i saj nuk është hedhur dot poshtë. Ajo është vulosur e kyçosur në kasafortë. Përballë provave dokumentare, me protagonistë ngjarjesh të gjallë e të vdekur, me dosje e me albume në arkivat sekrete të Tiranës e në Langley, ato ngjarje nuk mund të mohohen dot më prej kurrkujt. Veçse duhen hedhur hapat e nevojshëm që Tirana vasale dhe Washingtoni padron t’i pranojnë ato zyrtarisht. Nuk është në stilin qeverisës dhe në natyrën e shtetarëve amerikanë që të heshtin e të fshihen si struci, kur një popull u kërkon me zë të lartë që të prononcohen rreth një akuze që bie mbi ta. Veçse vendosmëria në veprim është gjithmonë e domosdoshme për zgjidhjen e problemeve madhore. Ne jemi dëshmitarë të luftës heroike që po bëjnë popujt e Afrikës për lirinë e tyre. Ndërsa shqiptarëve nuk u kërkohet sot një sakrificë e tillë për të fituar lirine dhe dinjitetin kombëtar të nëpërkëmbur. Në këto kushte, le të tregohemi të paktën një herë popull i ndërgjegjësuar e jo turma të çoroditura, të cilave nuk iu bën më përshtypje përçarja e sundimi. Ata të njëzetë duhet t’i çlirojmë ne prej CIAs, mandej është radha e atyre të na çlirojnë prej skllavërisë së dyfishtë. Për të arritur këtë objektiv madhor, duhet të luftojmë të gjithë së bashku, shqiptarë të Kosovës e të Shqipërisë, pa dallim bindjeje politike e ngjyrash partiake – thjesht si SHQIPTARË. Ne duhet t’i detyrojmë patjetër politikanët tanë t’i japin rrugë pa vonesë zgjidhjes së kësaj çështjeje vendimtare, për të cilën disponohet një dokumentacion i pasur, që hedh dritë të plotë mbi të gjitha detajet. Po hoqëm dorë nga zgjidhja e këtij problemi lehtësisht të zgjidhshëm, ne duhet të jemi të ndërgjegjshëm se kemi hequr dorë përfundimisht nga liria dhe dinjiteti ynë si popull e si komb. Në këtë mënyrë ne do t’i nënshtrohemi vullnetarisht një skllavërie pa fund në shekullin XXI, duke mbajtur përgjegjësi për të ardhmen e zymtë të fëmijve tanë, të brezave që vijnë, si edhe për kombin e kërcënuar nga shpërbërja graduale.
Agim Hamiti/Proletari.com
E Merkure, 04/05/2011
P.S. Kush është i interesuar për të lexuar dy vëllimet e librit “Odiseja e një Detektivi”, për të cilin bëhet fjalë në artikullin e mësipërm, mjafton të dërgojë një kërkesë të thjeshtë në e-mailin tim: [email protected] dhe unë do t’i a nis atë falas në pdf.http://www.youtube.com/watch?v=WCQjZtU-iww
@ askushi
Ti nuk je askushi,po ti je gjithkushi,kujtoi kush ti ka thene keto fjale tek Tema,pershendetje
per letren qe ke botuar.
Mbas prishjes se Enverit me jugosllavet, UDB-ja kontaktoi me Ramiz Aline dhe ishte UDB, qe e konstruktoi Aline se si duhet te vepronte, per te kapur kreun e shtetit, mbas vdekjes se Hoxhes.
Ishte po UDB-ja, qe ja diktoi Ramiz Alise, personin qe duhej te ishte pasuesi i tij ne nje situate tjeter dhe ky ishte Sali Berisha.
Keshtu qe nuk ishte deshira e Ramiz Alise, per te derguar Sali Berishen tek studentet, por ishte urdheri qe i erdhi nga UDB-ja Alise, per ti hapur rrugen Sali Berishes, si kreu i shtetit dhe Alija smund ta kundershtonte se dhe vete ai, ishte produkt i UDB-se.