Ky shkrim është për fshatin/fshatarësinë dhe se si pushteti në mënyrë të pështirë dhe djallëzore (përmes përbuzjes, kërcënimeve, mashtrimeve dhe manipulimeve) jo vetëm e ka lënë atë tërësisht pas dore, por pushteti gjithashtu e përdor atë për të përmbushur interesatt e tij perverse dhe primitive. Fshati/fshatarësia është një komponent shumë i rëndësishëm i politikës shqiptare pasi fshati (fizikisht dhe psikologjikisht) vazhdon të përfaqësojë shumicën dërrmuese të shoqërisë dhe ka një impakt shumë të rëndësishëm në zhvillimet politike të vendit. Një një intervistë të dhënë para disa ditësh, dr.Shinasi Rama thekson se “katundarizmi” ka zaptuar mbarë shtetin, politikën, dhe shoqërinë civile shqiptare. Ai shprehet se pas zgjedhjeve të vitit 1991, “zgjedhjet kanë qenë vetëm e vetëm përplasje të strukturave të drejtuar nga katundarë, në bazë të parimeve katundare, dhe me objektivat e mbrojtjes së interesave të katundeve respektive përmes manipulimit dhe vjedhjes së votave”. Dhe i gjithë ky sistem katundarësh, vazhdon Rama, është i mbështetur mbi vlerat e një shoqërie katundare, mentaliteti i së cilës manipulohet rregullisht që prej 22 vitesh nga “paria” e Tiranës.
Si fillim dua të shprehem se edhe pse ky këndvështrim ka dicka të vertetë brenda, unë nuk pajtohem me atë. Së pari, unë kam mendimin se dr.Rama e egzagjeron me përdorimin e termit “katundar” deri në atë pikë sa një përdorim i atillë merr përmasat e një ofeze. “Katundarizmi” në këtë rast është përdorur si shkaktar i fatkeqësisë (apo fatkeqësia vet) sonë politike dhe jo si viktimë e politikës, dhe në vecanti e pushtetit. Termi “katundar” apo “fshatar” mund të ishtë përdorur në mënyrë konstruktive ku të analizohej origjina sociale e sistemit politik në Shqipëri. Në një shkrim të para 2-3 vjetesh, kam argumentuar se sistemi politik e ka origjinën e tij në konfiguracionet e shoqërisë shqiptare.
Në studimin e tij klasik “Origjina Sociale e Diktaturës dhe Demokracisë…”, Barrington Moore tentoi të parashikonte zhvillimet politike duke u bazuar në studimin e marrëdhënieve midis forcave social-ekonomike të një vendi të caktuar. Ai arriti në përfundimin se janë këto marrëdhënie midis forcave social-ekonomike që përcaktojnë sistemin politik, qoftë ai diktatorial apo demokratik. Në këtë studim, Moore konkludoi në katër gjetje të rëndësishme, të cilat janë: (1) Një koalicion midis pronarëve dhe borgjezisë do të prodhonte një demokraci jo të qëndrueshme. (2) Fashizmi lind, kur militarizmi shërben për të unifikuar shtresat e larta të pronarëve për të shtypur fshatarësinë dhe çdo tendencë kapitaliste nga ana e borgjezisë. (3) Komunizmi lind, kur (a) pronarët e tokave nuk arrijnë të realizojnë tranzicionin për modernizimin dhe industrializimin e ekonomisë, dhe kur (b) ata dështojnë të çorganizojnë fshatarësinë. Kështu që duke iu larguar revolucionit borgjez, pronarët bëhen viktima të një revolucioni fshatar i cili sjell komunizmin. Së fundi Moore argumentoi se borgjezia është i vetmi burim për demokracinë dhe pa borgjezi nuk ka demokraci.
Por ajo që është më e rëndësishme për ne është fakti se Moore e konsideronte “katundin/katundarizmin” apo “fshatin” dhe shoqëritë fshatare si hambar të sistemeve diktatoriale. Dhe kjo është mëse e vërtet për të shkuarën tonë pasi historikisht shoqëria shqiptare ka qenë e dominuar nga popullsia fshatare dhe historikisht ka krijuar regjime fashiste dhe deri në ato komuniste, por asnjëherë nuk ka krijuar një regjim demokratik jetgjatë dhe të stabilizuar.
Mbi këtë këndvështrim ne mund pyesim se si ka mundësi që mendimet e Moore vazhdojnë të jenë të argumentuara edhe në kohët e sotme të globalizimit apo zhvillimit të gjithanshëm teknologjik? Si ka mundësi që fshati shqiptarë vazhdon të jetoj në privitivizëm dhe larg ndryshimeve rrënjësore që ka krijuar globalizimi? Në ndryshim nga Doktor Rama, unë besoj e keqja e madhe nuk është “katundarizmi” si mentalitet por lënia pas dore dhe shfrytëzimi për arsye politike i fshatit dhe fshatarësisë nga ana e pushteteve. Nga ky këndvështrim, “katundarizmi” aktual është rezultat (dhe jo faktor/fajtor) i një politike të pështirë që vazhdon t’i konsiderojë fshatarët si njerëz jointeligjent, frikacakë dhe oportunist që kërcënohen ose gënjehen lehtësisht nga politika duke u marrë votën në këmbim të një thesi me miell.
Problemi i politikës sonë nuk është “katundarizmi” por djallëzia e pushtetit për të mbajtur të nënshtruar fshatin dhe fshatarësinë. Injoranca është arma më e fuqishme që pushteti përdor për të mbajtur nën sundim fshatarësinë. Injoranca përdoret për të kërcënuar me heqjen e bukës së gojës nëse nuk votojnë për pushtetin. Injoranca përdoret gjithashtu edhe për të mashtruar dhe gënjyer fshatarësinë për të votuar pushtetin në këmbim të një thesi miell.
Në këtë situatë mizerje, detyra parësore e opozitës nuk duhet të jetë thjesht prezantimi i programeve ekonomike për fshatin dhe fshatarësinë (si e drejta e pronës dhe komercializimi / modernizimi i fshatit). Detyra parësore e opozitës duhet të jetë promovimi i një strategjie politike që do të vendoste ura komunikimi midis opozitës dhe fshatarësisë, ura që do të bënin të mundur komunikimin dhe mirëkuptimin midis palëve. Kjo strategji duhet të shkatërrojë hegjemoninë e antivlerave të përhapura nga pushteti. Duhet të shkatërrohet bindja se imoraliteti, barbaria dhe hajdutëria e pushtetit është normalitet, se pushteti është i pathyeshëm, dhe se të gjithë partitë politike dhe politikanët janë njëlloj. Por mbi të gjitha, opozita duhet duhet të shkatërrojë frikën që pushteti i ka futur cdo fshatari në rast se fshatari voton kundër pushtetit. Ankesa më e vazhdueshme që dëgjoj sot nga bashkfshatarët është fakti se pushteti ka mobilizuar një makineri të tërë duke i kërcënuar fshatarët për pasojat e votës së tyre. Kjo strategji monstruoze duhet të ndalohet menjëherë nga opozita me cdo lloj mjeti. Viktimizimi i përhershëm i fshatit nuk bën gjë tjetër veçse e shkatërron përfundimisht demokracinë e brishtë shqiptare. Hapi i parë dhe më i rëndësishëm i opozitës është t’i ofrojë fshatarësisë ndërgjegjësim, mbështetje të gjithanshme dhe kurajon të votojë me vullnet të lirë.
Ato thote Moore jane perralla dhe s’kane te bejne me logjiken historike dhe as me filozofine.
E keqja e PS, eshte se ende nuk ka kuptuar se nje vote e nje doktori shkencash qe banon ne qytet, eshte fiks e barabarte me nje vote te nje fshatari injorant qe nuk di te shkruaje, por qe kryqin te fleta e votimit di ta beje. Berisha e ka kuptuar kete dhe ka filluar edhe kete here punen, per te mare me cdo forme e menyre voten nga katundaret.
Tani qe po afrohen zgjedhjet, kasnecet e PD, jane versulur fshatrave dhe po joshin me lloj lloj premtimesh, e dhuratash votuesit e fshatit. Ndersa ne PS, jane ende ne gjumin letargjik te tete viteve te qeverisjes te Berishes.
Deputetet e PS, sec meren me ca lista zgjedhesis neper zyra sikur cfare do te shpikin. Kane dy muaj me kete pune. Po dilni ore zoterinj, takoni njerezit. Takoni te lekundurit qe po jua mer LSI. Takoni ata qe nuk marin pjese ne votime, se po ua mer AK.
Edi Rama tha se do te luftojme edhe per nje vote, por po ju ikin edhe socialistet e perhershem. Pse. Nga nenvleftesimi qe ju beni dhe mosperfillja ndaj tyre. Kur te kujtoheni ju per te dale ne fshat, i ndau thaset me miell PD-ja….
Nuk jam dakort me Profesor Shenasine , përkrah Bledarin . Termi katanduri nuk është i njohur shkencërisht . Profesori , ndoshta e përdor alegorikisht , por në një debat politik alegorija nuk ka vënd . Askush nuk mund të fitoi , pa bërë për vete fshatarësinë ose katundarinë e profesorit . Deri sa votat janë vjedhur , nuk mund të kemi një realitet të njohur të qëndrimit fshatar , Kam bindjen se fshati është parajsa e vjedhësve të votave , Po që se gjëndja nuk disiplinohet , fshati ose katundarija , do të jetë me Berishën , që di të vjedhi dhe të fshefi . Illo
O z. Thano po ti je dhe i zgjuar si i lejon keta kallpa te shkruajne ne gazete mo burre. Ky Dariua nuk e ka idene e asaj qe thote e aq me pak te kuptoje cfare thote Nasi. Ndoshta duhet tja thote dikush qe te jesh politilog duhet te qemtosh edhe sociologjine, ta filloje me Durkheim, Pareto, Moska, Michels e pastaj te jape ndonje pare mend. Aq me mire te lexoje librin Perrallat e Tranzicionit Shqiptar se dic meson. Nuk qeveriset me nyje ( se dru pylli nuk i thua dot ketij) o Adi, duhen njerez qe e njohin shtetin. C’zevendes minister leshi do behet ky, nje i pagdhendur qe sdi as nga lidhet gomari? As ne ndonje debat se nxjerr dot se fillon e ja fut kodra pas bregut, amani more cbeni se po qelloni kemben tuaj si i thone amerikanet.
O Shenasi, a.k.a. “dario nga Amerika”, po per cfare arsye e fut Durkheim, Pareto, Moska, apo Michels ketu ti mor jahu? Bledari nuk po shkruan per “parine” tende apo per “eliten” e C R Mills apo hegjmonine e A. Gramshit. Ai po i thote disa gjera thjesht qe ta kuptojne te gjithe. Dhe dicka qe eshte shume e rendesishme qe Bledari nuk mund ta kete futur me vetdije, perafrimi yt duke perdorur termin “paria” eshte nje perafrim qe ngjason shume me neoMarksizmin. Mills do te perdorte “elita” kurse Mosca do te perdorte “klasen sunduese”. Tung Prof Rama.
Ne vendin tone jo te gjitha fshatrat e kane mbeshtetut komunizmin, pjesa veriore as qe e mirepriti ate, por edhe ne jug ka hasur rezistence te madhe, si psh ne Dukat te Vlores Mehmet Shehu ka hyre me lufte per ta marre fshatin per te vendosur aty KNCL(keshilllat nacional clirimtare) dhe fshataret e Dukatit luftuan prej dritareve te shtepive dhe ne fund bilanci u vrane 12 partizne dhe 12 fshatare
Pas fitore se komunizmit keta fshatare u quajten kolaboracionist dhe familjet e tyre u perndoqe me burgje, e per pasoje te gjithe ata te rinj te ketij fshati qe ishin shprehur kunder komunizmit si nje diktature qe te merrte nderin e pasurine u perndoqen brez pas brezi
Pra une nuk mendoj se fshataret i mbeshtesin diktaturat, kjo nuk ka te beje me te qenet fshatar ose qytetar, nga ana tjeter te pakten ne jug vihet re se fshatrat qe u bashkuan me luften partizane kane qene njere te vobeket e lehtesisht te manipulueshem, Edhe sot mund aresyetohet mbi kete baze: te merret harta e varferise ne fshat, te cilen duhet ta kete ministria e bujqesise, e cila eshte e detyruar ta vere ne dispozicion dhe aty do te behet vleresimi mbi shkallen e varferise. Sigurish me i pasuri eshte edhe me i pavarur ne idete e tij, ndersa i varferi idene e vetme ka nje thes me miell per familjen. Por kjo harta te jep nje ide se ku dhe si duhet te punosh per tua marre voten. Keshtu veprojne kundershtaret edhe opozita nuk ka menyre tjeter….