Nga Shaban Murati
Akademia e Shkencave shpalli zyrtarisht se do të shkruajë “Historinë e shqiptarëve”. Gjithë Akademitë e shteteve të qytetëruara kanë shkruar “Historinë e Amerikës”, “Historinë e Rusisë”, “Historinë e Francës”, “Historinë e Gjermanisë”, “Historinë e Italisë”, “Historinë e Suedisë”, etj. Historiografia shqiptare e realizmit socialist shpik “Historinë e shqiptarëve”, pra të fiseve, të tribuve, të bajraqeve, dhe refuzon historinë e shtetit apo të kombit.
Kush është ajo mendje diabolike shqiptare apo e huaj, që e ka sugjeruar këtë kurth akademik? Madje Akademia e qokave degradon aq poshtë, sa mohon dhe vetveten, sepse jo larg, por në vitet 2002-2008 ajo ka botuar në katër vëllime “Historinë e popullit shqiptar”. Pse pas 10 vitesh u dashka një histori e re me tre vëllime?
Tani revolucionarëve të katundit nuk u duhet as shteti, as kombi e as populli. U duhet vetëm fisi. Kështu shqiptarët i provojnë akademikërisht botës tezën e fqinjëve, që shqiptarët nuk kanë as histori shteti, as histori kombi dhe as histori populli.
Historianët e fisit të katundit, të fisit të krahinës, të fisit të ideologjisë së vjetër dhe të partisë së vjetër, i ka zgjedhur qeveria me dorë si Nastradini kokrrat e rrushit, me qëllim që narrativa e ribotuar historike t’i ribotojë fisit tapinë e pushtetit politik në Shqipëri.
Qeveria e zgjuar jo më kot ka caktuar në grupin historishkruesve ca historianë të fishkur, që kanë 30 vjet që merren dhe jetojnë vetëm me politikë, dhe që gjatë 30 viteve kanë qenë 24 orë në ditë me mbledhjet e partisë, me listat e votuesve nëpër katunde për zgjedhjet lokale dhe parlamentare, me ankesat në kolegjet zgjedhore dhe me rekrutimin e anëtarëve nga fisi i vet, kanë vjelur politikën dhe parlamentin, dhe nuk kanë pasur kohën as të studjojnë, as të rrëmojnë nëpër arkiva dhe as të lexojnë. Ata kanë mbetur aty ku e nisën: te Ramiz Alia.
Kur i thanë një politikani të njohur në Shqipëri përse nuk shkon të shërbesh si mjek në spital tani në kohën e pandemisë, ai u tregua realist dhe deklaroi se pas 30 vitesh ndërprerje ai nuk e ndjen më veten mjek. Por si qenkan shkencëtarë ca shkrues të tanishëm qeveritarë, që edhe pas 30 vitesh në politikë shprehen “gjithmonë gati!” të ribotojnë “historinë e shqiptarëve”, siç e don partia dhe qeveria.
Ata e braktisën shkencën në 1991, sepse nuk e donin shkencën, dhe u martuan me politikën 30 vjet me rradhë dhe tani që tejkaluan moshën e pensionit kujtohen se para erës së re kanë qenë historianë. Kjo quhet nevojë politike, jo nevojë shkencore.
Qeveria e mençur ka bërë diplomaci dhe ka emëruar edhe historishkrues me virus fqinjësor, që të na e rishkruajnë historinë e shqiptarëve siç e duan popujt fqinjë miq. Është Akademia që shkencëroi skandalin antikombëtar kur 7 vjet pas referendumit plebishitar të popullit të Kosovës të vitit 1991 për pavarësi hartoi një Platformë të famshme, ku i rekomandonte Kosovës alternativën jugosllave të republikës në Federatë.
Dhe sot e kësaj dite Akademia nuk ka kërkuar akoma falje për atë skandal, dhe ironia është se ata, që e formuluan atë tezë serbe, janë në rradhët e shkarrashkruesve të planifikuar sot të historisë së re. Po që në rradhët e tyre ka shkarrashkrues, të cilët i shkencëronin një kryeministri grek gjatë vizitës në Shqipëri se minoritarët janë autoktonë në tokën shqiptare…
Akademia tribale do të shkruajë historinë tribale me paratë tona. Rroftë katundi shkencor, që thërret shkencërisht: jashtë shteti, jashtë kombi dhe jashtë populli shqiptar!

Bravo!Per here te pare po tregon se e ke lene rrugen e ‘allahut’ dhe ke marre ate te shqiptarizmes….Nuk ke qene ne panairin e JOAN VLADIMIRIT—Ku shkojne 30 vjet tere Besniket,butkat,Batot,Berishet,biberajt,bushatet bastardet,ballinjte bajdaret koqevaret Edvinet,Ballat ,lylzim byth qimet.Fugat nanot,Ngjelat,lubonjat………….vareje,varje,varje
Ja ke fut kot Shabe.
Ke kohe qe sdi cfare flet.
Po me komunist se ty a ka?
Je pa karakter.
“Katundin shkencor” ne Tirane e ka futur katundi “shkencor” i Prishtines, i Shkupit dhe i Pogorices…, si katundet me te medha anti shqiptare, sepse te gjitha keto “katunde akademike” ishin dege besnike e Akademise Serbe te Arteve dhe Shkencave… Vaj medeti ç’na gjeti, po pisket ne ze ‘mileti’!…
Nje mendim i qelluar dhe shkoqitur shkelqyeshem, z. Shaban Murati!
Pas ketij mendimi duhet te reagoje shteti shqiptar, nese ka sadopak shqiptari ne te!…
DRENICA E KUQE
Shkrim koti. Historia e shqiptarëve është më e gjërë dhe më e thellë sesa historia e shtetit apo shteteve shqiptare. Historia e shqiptarëve mendoj se do flasë edhe për arbëreshët që luftuan krah Garibaldit, edhe për arvanitasit që luftuan për çlirimin e Greqisë etj etj. Pra nuk ka ndonjë gjë të keqe. Deri më tani janë shkruar nja 20 histori të shtetit shqiptar dhe shqiptarëve. Edhe një më shumë nuk prish punë. Shabani dhe Murati shan historianët e akademisë si fosile të komunizmit, duke qënë vetë i tillë. Komunist dhe gazetar i dalluar i “Zërit të Popullit”!
Prandaj siç thonë miqtë e preferuar të Shabës: avash, avash. Rehat, rehat!
Po nje mije here. Historia e Shqiperise dhe Kosoves sot, eshte vetem nje faqe e historise se Ilirise.
Po mire more profesore Shabani a munde te me thuash ti cili Akademik ne Tirane nuk eshte i perfshire ne jeten politike te partive politike shqiptare.?
Sipas teje ne paskemi mbetur ta shkruajn te huajte historin tone se keta, tanet te gjith jne te mbytyr ne politike.!
Po a e dite ti more shaban Murati se Tomas Man kure flet per vlerat e politikes thote. Ne se neve ua heqim anen politike asgje me vler nuk do te dale.!
A thua ti, te jete budalla ai.! Kure Politika ka bere lufte ( flas per te gjiatha luftrat) e perse politikanet duhet te perjashtohen nga shkrurja e historise.? Ku ne fakt ata jen aktoret e luftarve, pore nuk duhet qe ket te behen aktoret e shkjrurjes se historise.?
Le ta gjykojn edhe te tjeret kete problem.!
Lexoni Tomas Manin sipas Aliut nga Selenica. Te jete budalla Tomas Man. thote Aliu? E kuptoni sa i zgjuar eshte apo jo?
Shabani kerkon ti heqe thelbin kryesore problemit te Historise.! Duke larguar aktoret kryesore ne shkrurjen e Historis do te thote qe Historise ti ehesha zemren ,.A punon nje trup njerzore pa zemer.?
Jo nuk punon keshtu edhe historia nuk munde te shkruhet nga ata qe nuk kane marre pjes ne te.!
Pse ka rene kaq poshte me kete shkrim prej nje inatçiu ky zoteria? Asnje shprehje shkencore qe te te therrase se po behet nnje pune kot, por krahason sot akademine me nje katund (!) respekt per katundaret se s’ja kane borç dhe ne nje kohe qe akademia po riformatohet plotesisht dhe ka filluar aktivitetin e neperkembur nga Beqir Metat me shoke. Me vjen keq per thinjat e tij se duhet te kete pak bagazhe persa eshte perqendruar ne nje teme kaq te madhe, por vetem tagent na permend Berishen dhe asgje tjeter. Jo, i dashur, shkrimin e ke shume gabim, nuk e di nese shkrimi dhe mendimi takohen diku. Diçka personale duhet te keshe se ato gjera ulin nivelin e te shprehurit.
E shikon katundin dhe katundaret o Shaban?
Mos thuaj o Shqipri cefar ke len mbrapa sa her te derrohet regjimi do ndrrohet historija per shitjen e librave ne si shqiptar kemi macokun ne Barku pyetja e par kur takoijm nje shok o nje mik cfar pune ben sa lek mer .
Termi “Historia e Shqiptareve” nuk nenkupton “Historia e Fisit”, sic pretendon diplomati dhe publicisti i shquar Shaban Murati, por “Historia e Kombit Shqiptar.” Termi “komb” eshte nje bashkesi njerezish te formuar historikisht, qe ka si tipare themelore bashkesine e gjuhes, te territorit, te jetes ekonomike dhe disa vecori te karakterit psikologjik, te cilat pasqyrohen ne kulturen kombetare. Pra termi “Historia e Shqiptareve” bashkon te shkuaren e popullit shqiptar me te ardhmen e tij te deshiruar.
Pra nuk eshte termi gabim, por metodologjia e studimeve historike qe vazhdon prej 80 vjetesh sipas stilit te historiografise totalitare sovjetike, me “grupe autoresh”, shefa e drejtore te konsideruar si koka te shkences historike, te cilet me vepren e tyre do te materializojne direktivat e Partise per edukimin e masave punonjese ne fushen e Historise. U bene 80 vjet qe dokumentet e Historise se Shqiptareve flene neper dosjet e arkivave, kur bota akademike demokratike i boton me seri vit pas viti, qe njerezit t’i njohin dhe te nxjerrin vete konkluzionet.
Por bota akademike demokratike ka edhe vepra madhore te historianeve te saj. Pikerisht, sipas shembullit te tyre deshiroj t’i kujtoj historianit te talentuar Pellumb Xhufi nje thenie praktike amerikane: “Beje mire, beje vete!”
Cfare rendesie ka nese thua ” Historia e Shqiptareve ” apo ” Historia e Shqiperise ” ? Kur themi ” Historia e Shqiptareve nenkupton te gjithe shqiptaret kudo ku jetojne. Nese themi ” Historia e Shqiperise ” nenkuptojme historine e ndodhur brenda 28000 kilometr katror. Keshtu qe edhe ” atdhetarizmi i cartur ” i yti rrezohet me kete pretendim ne shkrimin tend. Eshte nje shkrim pa asnje vlere, madje me vlera negative.
Bukur e keni “qendisur “, z. Murati. Kjo është e vërteta. Historinë e Shqipërisë nuk mund t’a shkruajnë ish politikanët që për 30 vjet kanë përfaqsuar një pjesë të shqiptarëve. Me shkrimin e historisë duhet të merren ata historianë që nuk ndikohen nga politika, por ndikohen vetëm nga e vërteta, ashtu si ka ndodhur, duke u bazuar në dokumenta dhe jo opinione politike. Në rast se për momentin nuk ka historianë të tillë, mbasi historianët e dikurshëm janë marrë me politikë, atëhere të pritet derisa të dalin këta historianë, dhe të mos shkruhet historia çdo 10 vjet.
Skender gjinushi eshte kgb ruse me qender ne moske, nuk pritej tjeter prej sllavo-komunisteve antishqipetar
Edhe jot’ëmë, atje është trajnuar. E kanë stërvitur rusët, me 3 turne.
KY REFLEKSION, NUK ËSHTË SHKRUAR ME INAT.
Por është shkruar me nervin e një intelektuali patriot. Një intelektual i tillë, i këtyre përmasave si Ambasadori ynë i shquar, nuk mund të bëjë Pazar me parimet që ai një jetë të tërë i mbron e pwr tw cilat lufton, duke pasur edhe kosto personale.
Refleksioni rrek një problem serioz, ndoshta më seriozin për kohën. Është serioz ky problem, pasi me Historinë, ushqehen dhe ngjizen brezat e shqiptarëve.
Në pamje të parë, titulli që ka përzgjedhur “Akademia e Shkencave”, është miklues.
Sepse me termin e përgjithshëm “shqiptarëve”, duket sikur përfshin të gjithë shqiptarët, e të gjitha trojeve etnike.
Mirëpo akademia e Tiranës e vetme, ka të drejtën ligjore dhe morale, të shkruajë historinë e Shqipërisë- ashtu siç me vend nënëvizon Profesor Murati.
Nëse zotërinjtë politikanë, të veshur me leckat e akademikut, dëshirojnë të shkruajnë- “Historinë e shqiptarëve”, le të ngrenë një grup të parbashkët me historianët e Prishtinës dhe ata të Shkupit.
A e bëjnë dot këtë?
Duket se nuk i lenë serbërit dhe grekërit, ta bëjnë këtë.
Atëherë Ambasadori ynë i shquar, ka të drejtë në sa shkruan.
I vetmi Historian, i cili ishte gjithë jetën e tij mbi çdo lloj partie e çdo lloj qeverie, nuk është më.
E ai ishte Akademik Kristo Frashëri.
Përgëzime, i nderuar Profesor Murati!
Ti “Ismail” te duket vetja se je Ismail Qemali.Ti je nje megalloman kokebosh qe e sheh realitetin me syzet e te tjereve.Shaban Murati do mbahet mend si nje dredharak, qe nga shef i sektorit te jashtem ne Zerin e Popullit, me ardhjen e PD ne pushtet perfundoi Ambasador ne Maqedoni, ku rrembeu me vete edhe kolegun Fahri Balliu per te bere tregeti me pasaportat shqiptare ne komunitetin shqiptar atje. Historine e shkruajne Historianet dhe jo politikanet, as gazetaret dhe aq me pak njerez si puna jote. Le te presim se c’produkt do te nxjerrin, pastaj le ti gjykojme ata.. Padyshim qe duhet shfrytezuar Kristo Frasheri per trashgimnine qe ka lene, ashtu si edhe Aleks Buda, Stefanaq Pollo, Selami Pulaha etj. Nese ky variant nuk do jete gjitheperfshires dhe jashte skemave te kendveshtrimit metodologjik komunist, atehere kemi te drejte te anatemojme autoret. Deri sa te dale ne drite kjo veper madhore e shumepritur, duhet te heshtim.
Bravo Celo.
Po pse keq per terminologji jane Akademiket?
Nuk mund ta titullonin:Historia e popullit Shqiptar”?
Ky titull perfshin edhe shqiptaret jashte 28 mije km.
Historia e Shqiptareve eshte nje term ndjallezor,qe nenkupton pikerisht ate qe thote Murati.
Mos e ka pare njeri me tre gishta larte (simbol sllav) ne vitin 1997, kete “kryeplehren’ e Akademise.
Po, me tre gishta brenda sat’ëme.
O moisi kina pragun, siç je mesuar.
Z.Murat ti duhet te merresh vetem me politike se punet e historise as edhe te interesojne!
me sa duket i moret shpirtin Rames u tret shkreti!
I nderuar, po te flasim per shtetin shqiptar, tre faqe duhen, jo tre vellime se ishim te fundit qe beme shtet dhe ai I varur nga fqinjet gjate, prandaj me mire historia e shqiptareve se si komb shtrihemi ne 5 shtete
Disa komentus kan hall se po u shajn cobanin jo se c behet me historine e vendit.
Pune delesh
Sa keq qi s’te kanë pyete ty o Murat. Ti i paske gadi konkluzionet, e din historine permendesh. I akuzon profesorat si komunista. Po ti vete çka je? A nuk je ti komunisti i thekun i konvertuem ne patriot nacionalist? I ditkeni krejt gjanat historike zotnija juej. Por ti quen te mire veç historiografine e stili xhonturk?
Me nder historianet, alias puthadoret, ata qe ne rremba s’kane gjak shqiptari, por vrer sherbimesh, sherbet bakllavaje per treg perfitimesh, ku interesat e kombit shiten per pese grosh, bastarde shekullore, prostituta te establishmentit politik, ne mos pacin koke e gjak, kane bark e bythe…Gurmaz e plenc… Ajme! Drite paste kombi yne!
KUJTONI
Ahmet Zogu MBRET I SHQIPETAREVE..- Keshtu quhej e mbahej.
Vertet te vret veshin titulli: Histori e shqiptareve ne vend te Histori e Shqiperise.
Eshte me se i drejte vleresimi qe nje shkencetar qe ndryshon profesionin e kthehet ne politikan do te thote qe s’eshte i denje per ate profesion.
Historia e Shqiperise fillon me krijimin e Alfabetit Latin ne 1906 ne Monastir dhe me krijimin e Shtetit ne 1913te.
500 vjet Turqi nuk mund te flasesh per “Sliptare” por Greke te quajture Romei dhe Turq.
Istitucionet krijojne Identitetin Kombetare dhe nje popull qe nuk ka istitucionet e Tij nuk identifikohet me Shtetin apo Perandorine ne te cilen ben pjese.
Perpara krijimit te shtetit Shqiptare duhet te pyeten historianet Arvanitas dhe Epirotet e Jugut se ne Arnautistane nuk egzistojne “historiane” te lire te shkruajne te verteten historike.
Aarben,e ke gabim.Nuk ka qene i KGB,por francez,koleg e bashkeluftetar me saliun tend te madherishem.E vecante eshte se saliu ishte edhe UDB-ash qe ne rini dhe familiarisht.
Nuk paska ky vend nje Kryetar Akademie Shkencash te Demokracise por u dashka te mbaje galloshen e grisur te Ramiz Alise, ish-Ministrin e tij te Arsimit ne krye te saj pas 30 vitesh akoma?
Shaban ose nuk doni ta kuptoni ose mumnd te mos e kuptoni qe tani pas tete vjetesh pushtet ana e ‘majte’ dhe ana e ‘djathte’ e shqiptareve ku bejne pjese dhe ‘historianet’ kane vendosur te heqin masken si Musolini ne fillim viteve 20 deri sa mareshoi mbi Rome duke u ‘legalizuar’ Pra keta duan te legalizojne ‘Marshimin mbi Tirane’ ne histori se keto 13 vjet ka qene ne formen e parapergatitjeve ligjore dhe organizative
Shaban ose nuk doni ta kuptoni ose mundet te mos e kuptoni qe tani pas tete vjetesh pushtet ana e ‘majte’ dhe ana e ‘djathte’ e shqiptareve ku bejne pjese dhe ‘historianet’ kane vendosur te heqin masken si Musolini ne fillim viteve 20 deri sa mareshoi mbi Rome duke u ‘legalizuar’ Pra keta duan te legalizojne ‘Marshimin mbi Tirane’ ne histori se keto 13 vjet ka qene ne formen e parapergatitjeve ligjore dhe organizative
Shqiptare quhet edhe nje i huaj qe ka pasaporte Shqiptare
Duhet te bashkohen te gjithe akademiket e 4 vilajeteve shqiptare dhe te shkruajne HISTORINE e KOMBIT SHQIPTARE
Ne vitin 1991 po udhetoja me tren dhe nje pasagjer kishte nje radio Iliria dhe po degjonte muzike sllave. Polici i trenit kerkoi te ja ndalonte,por pasagjeri ju kthye ,ndegjo shoku polic, une jam shqiptare sepse kam lindur ne Shkoder, por Kombesine e kam Serbe,prandaj nuk ke te drejte te me ndalosh kenget e kombit tim.
Dakord i tha polivi,por degjoje me ze te ulet
Shabani kerkon ti heqe thelbin kryesore problemit te Historise.! Duke larguar aktoret kryesore ne shkrurjen e Historis do te thote qe Historise ti ehesha zemren ,.A punon nje trup njerzore pa zemer.?
Jo nuk punon keshtu edhe historia nuk munde te shkruhet nga ata qe nuk kane marre pjes ne te.!
Brilant