Dërguar me sms
në numrin e redaksisë
Zoti Rroshi, kryebashkiak i Kavajës, dil nga zyra dhe shih trotuaret e zaptuara nga ambulantët në rrugën që lidh stadiumin e qytetit me ish-fabrikën e qelqit. Po na falimentojnë ne tregtarët e tregut industrial. Largo shitësit e mishit që shesin çdo ditë te dera e tregut. Po ju bëjmë thirrje tani që të ndërhyni, e jo kur të fillojë fushata elektorale. Në të kundërt do i shkruajmë zotit Edi Rama në facebook. Faleminderit Dita jonë!