Nga Bedri Islami
Botuar në DITA
Deri katër vite më parë, Gazmend Bardhi ishte thuajse një kavajas i panjohur në oborrin e madh të Partisë Demokratike, ku lëviznin dhjetëra e dhjetëra të tjerë me shpresën se nga ajo seli do të niseshin drejt pushtetit. Pak vetë e dinin se kush ishte ky njeri, i afruar befas nga Basha dhe që nuk bënte pjesë në grupin e njohur të ardhur nga Kosova.
Ishte një ardhje e re, fillimisht disi i hutuar, me shikimin e turbullt dhe asnjëherë drejt, çka ndodh edhe tani, ndoshta i befasuar pse ishte aty dhe pamja e tij e jashtme, fillimisht me mjekrën e paktë dhe që do i rritej gjithnjë më shumë, sa më lart ngrihej në hierarkinë e opozitës nuk e di pse më kujtonte një hierark të njohur të Gjermanisë së Dikurshme, mendim nga i cili largohesha me shpejtësi. Dukej i drojtur, por vëzhgues. Dukej i pavëmendshëm, por ndjekës i gjurmës së pushtetit.
Për herë të parë ai doli në skalionin e parë kur Basha, përmes Marrëveshjes së Panjohur ende, por të hallakatur të 17 majit me Edi Ramën, braktisi brenda natës çadrën dhe mori disa dikastere të rëndësishme dhe institucione fitimprurëse.
Mes ministrave të rinj dhe të përkohshëm ishte edhe Gazmend Bardhi. 31-vjeçar, që spostoi mediokrin Vasili nga posti i tij. Basha i besoi atij postin e Ministrit të Drejtësisë, pikërisht 11 vite pasi kishte përfunduar studimet në Universitetin e Tiranës, për drejtësi dhe nisi rruga e tij drejt trupës drejtuese të PD-së. Në zyrën ministrore, ai kishte hyrë edhe si këshilltari i ish-Ministrit të Drejtësisë, Eduard Halimi, tani do të zinte për disa muaj karrigen ministrore.
Shumë vetë në oborrin e SHQUP-it politik menduan se kjo ishte diçka e përkohshme, zgjedhje teknike më shumë se start politik, si kishte qenë edhe emërimi i çastit i disa ministrave të tjerë, aq më shumë kur pas humbjes plebishitare të qershorit 2017, ai u kthye si këshilltari juridik i Bashës.
Tani Bardhi është figura numër 2 e opozitës. Sekretari i Përgjithshëm i PD-së dhe hija politike që ndjek besnikërisht njeriun që e rriti, e afishoi dhe i besoi më shumë se gjithkujt tjetër. Njeriu që dukej i heshtur, disi i squllur, me vështrimin anash dhe i butë, hapi kthetrat dhe dëshiroi të bëhet fajkoi i opozitës. Pak e besueshme, por e vërtetë. Kishte mjaftuar një çast për shpalljen e ndryshimit të tij, por gjërat që kishin rrjedhur nën ujëra kishin ndryshuar shumëçka.
Ristani, deri asaj kohe sekretar i përgjithshëm, si shpërblim për masakrën zgjedhore për kryebashkiakun e Tiranës, e kishte kryer misionin e tij. E larguan. Tani është i tepërt, për të qenë nesër i padëshirueshëm.
Në zgjedhjet politike të 25 prillit, Gazmend Bardhi, do të udhëhiqte listën e PD-së, në qarkun e Elbasanit.
Dukej e papritur kjo zgjedhje. Elbasani ishte e vazhdon të jetë një bastion e krimit dhe i politikës, ku herë-herë, ky i fundit, ka dominuar mbi gjithçka dhe në të cilin, jo rrallë herë, bandat përplaseshin me njëra tjetrën në një egërsi të pashoqe.
Socialistët kishin shumë vite që dominonin qytetin, një bashkësi e shqiptarëve çamë ishte, po ashtu e fuqishme dhe po lidhej me të majtën qeverisëse; edhe para se të bëhej bojkoti i zgjedhjeve vendore, një absurditet i mendjeve të ngushta, socialistët kishin qeverisur në disa mandate. Ishte një vorbull që të merrte para dhe pikërisht për ta ndaluar atë, Basha delegoi njeriun që njihej i brishtë dhe që nuk e di pse më kujton figurën e njohur të një hierarku të njohur të botës gjermane.
Vëzhguesit e ngeshëm kishin vënë re se më parë se të delegohej në qarkun e Elbasanit, gjuha politike e Bardhit ishte ashpërsuar së tepërmi, duke i ngjarë më shumë asaj të Berishës, se sa të Bashës. Ai tani, gjithnjë e më shumë po fliste për Ramën si politikani që mbetet vegël në dorën e krimit të organizuar dhe të hajdutëve, të cilin nuk e beson më askush, si kryetarin e Komitetit të hajdutëve. Nga Bardhi disi i përulur dhe anësor po ngrihej figura e njeriut që do të ketë në të ardhmen rolin kryesor në betejën e gjatë me shumicën qeverisëse. Por përsëri gjithçka dukej surreale.
Në Elbasan ndodhi ngjarja që shënoi fillesën e figurës së fajkoit dhe la pas hijen e njeriut të zbehtë. Në mes të ditës, në një përplasje të paralajmëruar dhe të përgatitur pikërisht nga grupi shoqërues i Bardhit, u vra një militant dhe figurë e njohur e qytetit, Pjerin Xhuvani.
Në momentet e para, Gazmend Bardhi pranoi që PD ka një strukturë për mbrojtjen e votës. Sipas tij, struktura e PD-së ka ndaluar një person që do të jepte para për blerjen e votës dhe ka njoftuar policinë. Ai nuk sqaroi dot se, në bazë të cilit ligj ekzistues, një forcë politike ka të drejtë të organizojë një strukturë për mbrojtjen e votës dhe që kjo strukturë të jetë e armatosur.
Ai theksoi në deklaratën e tij se këta janë individë profesionistë pa precedent penalë dhe se mes tyre, vetëm njëri është i armatosur, Paplekaj, i cili mban armë me leje. Faktet e mëvonshme treguan momente kur furgonët e Partisë Demokratike, të mbushur me militantë profesionistë, pasi vinin nga radhët e strukturave të Policisë apo njësive speciale, të larguara prej saj, kalonin me shpejtësi në rrugët e Elbasanit, vetëm dy orë para se të ndodhte krimi i rëndë.
Mjetet kanë logon e PD-së dhe marrja e tyre me qira është financuar po nga opozita. Nga aty, struktura e Bardhit ka qenë pjesë e masakrës me një të vdekur dhe katër të plagosur.
Tani ngjarja është në hetim e sipër dhe nuk është temë e këtij shkrimi. Pyetja është tjetër: Përse zoti Bardhi, sa herë që përmendet ngjarja e Elbasanit, revoltohet, del nga vetja, nuk përgjigjet normalisht dhe nuk dëshmon të saktën?
Cila ishte lidhja e tij me këtë strukturë, që në fakt, në qarkun e Elbasanit, varej e komandohej nga ai? Përse tani ai kërkon shkëputjen e plotë të emrit të tij nga autori i vrasjes e çfarë mund të ndodhë një ditë të ardhshme, kur jo rastësisht, ai do e mohojë krejtësisht atë?
Në debatin e ditëve të fundit me njërin nga zëvendësministrat e shtetit, sapo i përmendën të vrarin në Elbasan, për të cilin ende nuk ka kërkuar falje, Bardhi ka shpërthimin e tij të radhës:
– Kujt i tregon vrasjet ti, o hajdut. Ik mor hajdut… Mbylle mikrofonin aty dhe dil përjashta, hajdut!
Në formatimin e Partisë Demokratike ka pasur gjithnjë një strukturë që ngjante me një detashment të forcës dhe të presionit. Është ngritur që në krye të herës dhe përmes këtij formacioni, janë bërë akte të shëmtuara, tragjike, që kanë pasur rëndesë edhe vrasjet e vdekjet. Dëshmitë e Izet Haxhisë, si njëri nga premierët e këtyre strukturave, janë të qarta.
Pas tyre kanë qëndruar përgjithësisht njerëz të hurit e të litarit, që ishin aty për të shërbyer dhe se nuk kishin arsye të ndodheshin më sipër. Tani, një ish-ministër drejtësie, aspirant për më lart, i diplomuar, këshilltar ligjor dhe figura e dytë pas Bashës, dëshmon se ka ngritur këto struktura dhe përmes tyre synon krijimin e një paralele të dytë në zinxhirin e sigurisë.
Përse ai revoltohet sa herë që i përmendet vrasja e Elbasanit? Cili ishte roli i tij? A ishte prania e tij dëshmi e lidhjes me krimin, pasi ndodhi një vrasje dhe u ngrit një strukturë që vrau dhe mund të vriste ende?
Koha e deritanishme ka qenë e pamjaftueshme për organet e specializuara për të dhënë të vërtetën, por nuk dua të besoj se do të jetë gjithnjë e tillë. Ndoshta ai që është në burg është thjesht dora, ndërsa gishti ishte diku tjetër. Sepse mendja ishte në selinë blu e ku vazhdon të jetë.

Personi ne hierkine e dikurshme te Gjermanise ose me mire te Rajhut te trete qe shembellen Gazi i uniformave kafe per ruajtjen e votes eshte Hajnrih Himleri qe udhehoqi uniformat kafe te vendosjes se rregullit( sic quheshin me kete emer te kamufluar) por qe keto uniforma qe naten sulmonin dyqanet e tregtareve te lulelakres kryesisht cifute te nesermen ne mengjes paraqiteshin tek dera e dyqanit te sulmuar per tu afruar mbrojtjen tregtareve. Keshtu ishin dhe strulturat e mbrojtjes se votes qe ngriti ne Elbasan , Diber e disa qytete tjera ky sozia i Hajnrih Himlerit qe pastaj keto struktura te paligjeshme , te armatosura me elemnte kriminale bene dhe masakren zgjedhore ne Elbasan qe e acaroi aq shume Gazin ne parlament dhe qe nje dite do jape llogari para drejtesise ashtu si Fatmir Gerdeci qe po pergjigjet pas 18 vjetesh per Gerdecin.
Ky homo eshte shume i lig! Une nuk kuptoj se ça e lidh PD me njerez te tille? Na e felliqen partine fare!!! PD mund te kete pasur gabime ne veprimet e saj, por ishin burra ne drejtim! Burra te vertete. Qe i udhehiqte Saliu. Qe megjithe se ju hapi rrugen edhe sh njerezve qe nuk meritoni perkrahjen e tije, mbetet lider dhe burre i vertete
Po Saliu udhehiqte Izet Haxhine, Sali Lushen, Agron Kuliçajn, Azem Hajdarin, po them keta qe njihen publikisht, por sa e sa te tjere qe ishin si me thene dora e zeze e krimeve dhe masakrave ndaj kundershtareve politike te Saliut. Kujtojme hedhjen ene ere te sa e sa shtyllave te TN qe i organizontin me falangat e Mamurasit, me te cilet Saliu be bopozite mburrej dhe kercenonte se po te donte me ta e rrezonte qeverine e Nanos ne ate kohe, per tre dite. Nese keta, ne kuptimin e mire te fjales, quhen “burra” atehere mjerre per burrat e vertete te ketij vendi, qe mund ta pesojne me leva kokes duke masakruar ne vitin 1997 ate qe sot eshte kryeministri i vendit..
C`beni keshtu more . . . ? Si harroni Shaban Memine , qe iu shkonte dere me dere bathoristeve dhe i nxirte zvarre ne protesta , apo per te bllokuar rruget !
Me kujtohet , kur Shabani ishte kryezoti i kthiit te pronave , dhe . . . sapo delte nga selia e PD se , kafenete e restorantet aty per rreth , ulnin me nje here qepenat dhe fillonin gjasme te pastronin . Aty fare prane , kishte nje pijehane edhe kusheriri pare i Azem Hajdarit . Kur e pyeta se perse i ulet menje here qepenat , me tha se Shaban Memia vjen me nja shtate a tete veta , , hane e pine sa denden dhe ikin pa paguar !
Bedriun sikur e kane lidhur ne grazhdin e PDse, dhe i kane thene, “shkruaj cte mundesh”
Problem kombetar, jo njeshi po dyshi i Bedriut.
Shqiperia ka marre tatepjeten me kokeposhte, ky akoma i bie fyellit ne nje vrime
Bravo Mirel. Ne nje pamje te shpejt kam pasur shume respekt per ket bedriun per shkrimet denancuaese dhe pseudopatriotizmin por qenka pjerdhur fare. nuk po e kalon dot origjinen e tije dhe mbetet djali i lulit te vocer te Migjenit por kete radhe ne varferi intelektuale dhe morale. Personalisht nuk gezoj asnje respekt per opoziten por problemi kryesor per kete vend qe tashme eshte ne koma nuk eshte me opozita por e keqja e madhe qe po dominon
Prandaj dukesh kaq i gezuar ti , se paska marre tatepjeten me koke poshte Shqiperia ? Na thuaj , mor aman se cfar duhet te bejme , me qe je kaq i mencur dhe ben nga 20 a 30 komente cdo dite , duke na peshtirosur leximin e komenteve !
Bardhi eshte ushtar besnik i Bashes.Ashtu si Basha plotesoi te gjitha porosit e Berishes ne krime (21 janari i 2011),Basha gjeti pasardhesin e vet.Sipas mbrojtjes qe jube atyre strukturave nga Basha,Meta,Berisha e gjithe strukturat e PD-s,eshte e qarte lidhja e krimit me ploitiken.Deri me sot,asnje person nga drejtimi i kesaj partie nuk ka kerkuar falje per marrjen e jetes se dikujt per politike.Bardhi,me te drejte e ngre zerin,se si “jurist” qe eshte i di pasojat.Eshte absurde qe organi hetimit akoma nuk e kavene ne banken e te akuzuarit kete moster qe akoma kerkon te beje plitike.
Epo mire, shyqyr qe e mesuam.
Ka ndonje tjeter me fat ne kete forum qe e njohu Bardhin e Bashes?
No koment per shkrimin,do citoj vetem gazetarin Robert Papa, E MAJTA SHQIPTARE DREJTOHET nga ATHINA-BEOGRADI -MOSKA.Boshti Greko-sllav eshte per zhdukien e kombit shqiptar. E majta Shqiptare eshte streha politike e shpirterore e te gjithe atyre qe jaqne vetshpallur me kombesi jo Shqiptare.Kush di ndonje te veteshpallur jo shqiptar, ne te djathten shqiptare, ju lutem na dergoni emerin ta shpallim hero te Shqiperis
Gazetari. Robert Papa ? Ha ha ha. C’gazetar o derebardhe!? Eshte thjeshte nje oportunist.
Kunji , cili nga e majta shqiptare , eshte shpallur me kombesi jo shqiptare ?! Na e sqaro nje cike .
Antikunji,ta fillojme nga koha e krijimit te memes Parti,PK me deklarimin e Koco Tashkos(me kombesi vllehe) Enverim e thirem ne mbledhie si myslyman sepse ishim te gjithe ortodoks.Vazhdon me ndarien Ballist-Komunist,me ballin as edhe nje nga pakicat kombetare,me Komunisten komplet pakicat kombetare ,mendon se pakicat jane me patriot se kombi vete.E njejta ndarie eshte edhe sot,pakicat kombetare “PATRIOTET” me Partin Socialiste pro jugosllavis se re dhe “TRADHETARET”Shqiptar pro Gjermanis e Amerikes
Kush te paska thene qe Koço Tashko ishte me kombesi vllehe ? Ore hajvan , ti ngaterron ortodokset shqiptare me vllehet ? Po a e di ti , more hajvan qe ortodokset , jane shqiptaret më shqiptare , sepse nuk kane ndruar fe e zakone , por i kane rezistuar pushtuesit obskurantist turk dhe patriotet me te medhenj te Rilindjes Komnbetare , jane ortodokse ? Domethene , sipas teje , qe te jesh shqiptar , duhet t’a kesh emrin Sherefedin , Mahmut , Mazllem ? Ty te kripsha trute , o hajvan e injorant . Eshte e vertete , qe grupi komunist i Korçes , ishte i gjithi me ortodokse , sepse Korça eshte qendra e shumices se ortodoksise , nga ky fakt , Koço Tashko thirri Enverin , qe ne grup , te ishin perfshire edhe myslymane . Asnje nga komunistet e Korçes , qe nga kryetari Pilo Peristeri , e deri tek antari me i fundit , nuk ishte me kombesi vllehe . Edhe me vone , nga rradhet e komunisteve , vetem Rita Marko ishte vlleh (çoban) dhe Kristo Themelko ishte me kombesi maqedonase , asnje funksionar tjeter ne rradhet e udheheqies se Partise Komuniste , nuk ishte me kombesi tjeter , por vetem shqiptare myslymane , ortodokse e katolike . Ti nuk je ne rregull nga mendte , more hajvan .
Antikunji po te pergjigjem per pyetien .shiko listen e botuar nga shoqata e vlleheve per figurat publike te kesaj shoqate ne krah te Sander Prosit,Margarita Xhepes etj ndodhet emri i Tefta Tashko Kocos.Sa per ofendimet nga ty dhe zoterinj te nivelit tend ju shkruaj ………. Cdo kush ka te drejte te shkruaj mendimin lirisht si e mendon,argumenti dhe kunderargumenti jane qytetari,kulture ,ofendimet jane kufiri ekstrem i injorances.RESPEKTET E MIJA
‘Kunji’ apo Xhevahir debili, ja po ti them une disa ‘heronj’ Shqupiste, nga me kryesoret; Saleh Birisha me gjak Turku e Serbi(kryekopili), Lulush Basha, dobic mitrovice pa nje identitet te qarte Shqiptari. Se per kete Bardhen faktet flasin vete, Kavojs ‘i kulluar’, ,c’te themi per talebanet e tjere si Mul Noka,Ali Spahia,Shab Memia,Gazidede,Elez Bibere,Xhelal Mzi, Hajdare e Koqevare! Me nje fjale, i gjithe oborri i Shqupit ka qene dhe eshte nje mejhane halldupesh qe kane kryer me se ‘miri’ ate qe kane vertete ne gen, HaxhiQamilizmin.Ti per vete, nga c’vend i anadollit e ke prejardhjen o dumbabist?
Remo ,dikur ne Shqiperi ishte nje levizie regresive(DUM BABEN) e theksoj ,ISHTE.Sot eshte nje levizie jo vetem regresive por nje rezik aktual shume kercenus (DUM NENEN) Piro Dhima com. do nenen Greqi,Rama com.do nenen Jugosllavi ,te gjithe keta bashke me ty i bashkon NENA Rusi.Origjina ime nuk eshte, as turke, as greke, as vllahe, as egjyptiane ,100% shqiptare,sa per fe nuk jam as turko-arab(myslyman) as greko-sllav(ortodoks) feja ime shqiptaria
Kunji eshte nje cope fshatar, po lereni. aq di aq thote mavria
Z.Kunji , keshtu si ti mbase na thote edhe antishqiptari me i terbuar, qe ne komente mban vulen @Erdogan , por si mund t`iu dallojme e besojme , kur flisni marrezira ? Kushdo qe ben komente , duhet te mendohet mire se cfar efekti do te beje tek lexuesit e tjere dhe cfar kerkon te percjelle tek ta me ato qe thote ! Busulla per te gjithe ne duhet te jete SHQIPTARIA .
Zoteria PSE? po ke mundesi kerko ta gjesh komentusin Erdogan, do mesosh se eshte rogetar i paguar nga qarqet ekstremiste Greke.Ne emer te bashkejeteses, fetare dhe me pakicat ,po helenizojne jugun e Shqiperis dhe po krijojne Jugosllavin e re Po te pyes, eshte rastesi ,Kryeministri ortodoks,ministri i brendshem ortodoks,ministri i mbrojties ortodoks,drejtori i shikut ortodoks,a e di sa ortodoks jane ne shqiperi, vetem 10-15% te popullsis ,si shpegohet nje QEVERI ORTODOKSE ,ku na shpie ky ekstremizim ortodoks, aq me teper kur ne krye te ortodoksis eshte nje grek nga me te egrit antishqiptarZoteria PSE dhe ju te tjeret,te heshtesh eshte e barabart me tradhetine.Sipas jush te flasesh qenke turkoshak e percares
Pse , si mendon ti Kunja , mund te kete burre tjeter me te ndyre e te urryer se sa Robert Papa , pervec Sali Berishes e Ilir Metes ? Cfar njeres te pa pergjegjshe jini more , qe na mbani per pike referimi nje njeri qe na i sjell zorret ne gryke kur e kujtoni ?! Nuk paske njohur shqiptar tjeter me te mire se Robert Papa ?!
Po Bedri këta të PD historikisht të vrisnin dhe të vrasin fizikisht sa kohë që ka mbizotëruar dhe mbizotëron fryma berishiste por edhe rilindasit të vrasin jo fizikisht por shpirtërisht teksa shikon sesi vjedhin plackisin për vetë kupolën mavi dhe një grup pasanikësh që kërcejnë herë majtas dhe herë djathtas duke mbjellur pasigurinë dhe braktisjen e vendit. Nëse Transigjinori me mjekër të kuruar Bardhi duhet hetuar për krimin në Elbasan edhe ky ylberi me shumë ngjyra dhe pak punë kryetari i sektit famëkeq rilindas duhet hetuar për vjedhjet dhe shitjen e pasurive kombëtare për politikën antishqiptare dhe vrasjen e shpresës për të ardhmen e vendit. Anailza duhet të jetë e balancuar kjo është detyra kryesore e një gazetari dhe media prestigjioze
Si gjithmone Bedriut i mungon sinqeriteti,jo vetem,por nxit edhe urrejtje lokale ne Shqiperine tone te vogel.
Stigmatizohet krahina,Qyteti apo Fshati personit qe denigrohet. Zevendesministri Shtetit nuk permendi te vrarin ne Elbasan,por akuzoi Gazmend Bardhin per vrasjen e tij dhe kjo eshte veper penale.Per kriminelin Kelmend Xhaferri qe eshte akoma ne arrati,qe ka sfiduar policine shpesh here sepse mbrohet nga Kryeministri Rama,Bedriu nuk thote asnje fjale,fakt qe tregon se ngjarja ne hetim e siper dhe nuk eshte teme e ketij shkrimi.Kujto Pjerin Xhuvanin,Kelmend Xhaferrin dhe kriminelat e tjere ne diten e Veres ne Elbasan qe te kuptosh shkakun dhe pasojen se perse keta horra jan trimeruar aq shume ne vendin me te korruptuar ne Bote
OK-B.Islami.Vrasja e Dr.Xhuvanit në Elbasan në 21 prill ishte e paralajmëruarë që ditën e verës,Ku bandat e PD(Sb,B,G.Bardhit) ishin betuarë për vrasjen e tij të filmuarë e dhënë disa herë në TV.Dhe vrasja e Xhuvanit u bë me urdhër vertikal nga KonoShqupi,Pasi Xhuvani ishte eksponent i dy partive të majta PS+LSI.Dhe grupet paramilitare të armatosura të PD kan qënë qënnga 92,Janë dhe do të jenë Aty derisa të jetë Sb në politikë.Shtet brënda Shtetit.Tashmë ato do të shtohen më shumë nëse Sb zapton PD-në.
-Po ato ditë Deputeti PD L.Boçi rrahu bisezmenin Luca,ku këtë të fundit e mbanin bodiguardët e tij.Dhe ky rast nuk është vënë fare në tenxheren e presionii të drejtësisë.Dhe PS+LSI nuk ndihen fare.
-Gaz Baedhi një idiot Kavajot po del në plan të parë,Pasi dy kaposhat e PD Sb & Lb po kacafyten me njër-Atrin për kreun e PD për turpin e tyre.
-Gaz Bardhi,M.Marku,A.GjonMarkaj,etj,u bënë deputet pasi sbatuanë porosinë Berishiste..” Kush shan më shumë Edi Ramën ..ngrihet në përgjegjësi.”Ky është parimi bazë i PD,Sb në 30 vjet.Në këtë Parti nuk pranohen gabimet,Fajet,Vjedhjet,Vrasjet,kundështari politikë..parime bazë të demokracisë,ku populli i di të gjitha,ndaj nuk e voton PD-në 5 herë rreshtë.
-Nëse te ne do kishte drejtësi korrekte me ligjin,PD duhej të nxirrej jashtë ligjit…dhe Sb,Lb,F.Mediu,Zeni,Malltezi,etj,duhet të ishin në burg.Pasi,Shkëkatërrimi i pronës publike,mbi 350 mild.$ dhe vrasjet e mbi 20.000 njërzve që janë bërë nën qeverisjen e tyre..janë më shumë se gjat pushtimit Nazifashst në L2B.
-Nëse shpura Berishiste,Luliste,Gaziste…vjen përsëri në pushtet,Vëndi shkon pas si në 1997,98..!
-FLM B.ISLAMI,DITA.
Koha e deritanishme paska qene e pamjaftueshme per zbardhjen e se vertetes? (6 muaj qenkan pak?)
Ndoshta ai qe eshte ne burg eshte dora, por gishti ishte diku tjeter! (diku tjeter vertet, tek Fish City i Luces)
Ato “Ndoshtat” tua Bedri Islami nuk vlejne per te etiketuar vrases dike qe ka thene me emra e mbiemra eskorten me precedente kriminale te Taulant Balles ne zgjedhjet e 25 prillit 2021.
Ato “Ndoshtat” tua behen qesharake nga vete deklarimet e Prokurorise kur para zgjedhjeve mohuan qe makina kishte materiale zgjedhore, kurse pas zgjedhjeve pranoi se makina e Dafllakut ishte plot me lista emrash me shenime “paguar”, me para, me materiale zgjedhore.
Ato “Ndoshtat” tua i shkermoq deklarimi ne VOA ku thuhet qarte se ne vendngjarje kane qene 3 arme nga te cilat vetem e A. Paplekes me leje dhe 2 tjerat u hoqen duke shkelur mbi shiritat e policise!
Bedri Islami. Aty eshte Arber Papleka, aty jane Gjykatat e riperterira te Drejtesise Re. Pse vonon pra gjygji i Paplekes, se ngjarjet jane ashtu si do zotrote apo se jane ca ndryshe e pastaj llumi i kesaj vrasje bie mbi koken e atij qe ka sjelle krimin e vrasjet klembekryq ne Elbasan, katunarit librazhdiot Taulant Balla. Vrite ca mendjen kur ta kesh esell.
Ore,qe e vrau ky Bardhi ish drejtorin e Spitalit te Elbasanit,,e vrau.
Ky organizoi strukturat e Patrulles .
Ndalimin e te gjithe te dyshuarve per blerje vote.
Erdhi Xhuvani te liroje shoferin e ARRESTUAR nga strukturat e Bardhit dhe u ekzekutua.
O Edi Rama,cfare shteti drejton ti?
Ke bere kallzim ne prokurori per Vrasjen e Xhuvanit?
Ke bere kallzim ne Prokurori per organizim shteti paralel?Per struktura pengmarrese,arrestuese,vrasese,qe sfidojne shtetin diten per diell,ne sy te shtetit?
Apo fitove votimet dhe kaq.
U lame,Koka Xhuvanit nuk na perket se ka qene me LSI me pare.Teik ay budallai,qe i hiku policit me vrap ne mes te nates,ne Ndalim qarkullimi,,tek ai shkove 4 here per ngushellim,kurse Xhuvanin e perdore so koke turku,per te fituar votat ne Elbasan.
E kane lene ne heshtje vrasjjen e Xhuvanit,sikur ka qene ndonje mafioz,drogaxhi,vrases,,As droge ka mbjelle,as ka shperndare,as ka vrare,as kishte arme me vete kur e vrane.
Ka nderruar tre parti gjate 30 vjeteve.Ne ate llum politik kush eshte njeri nga keta kapot qe nuk ka nderruar parti?
Sali Berisha sekretari fanatik i partise enver hoxhes,apo Edvin Rama,nipi i xhxha Spiros,demokrati qe do shkonte ne litar Ramiz Aline dhe perfundoi ne Partine e Ramiz Alise.
Beni drejtesi per Pipi Xhuvanin,se nuk ishte nje cope Papleka qe nxorri autokolonat me furgona paqeruajtese ne rruge!
Robert Papa gazetar. Oh çna kenaqe. Po Roberti eshte nje idjot qe se ka shokun???Ndaj dhe nuk beri dot karrjre ne gazetari. Shif ku jane shoket e tije sot? Kurse ku idjoti punon ne pune te rendomta ne USA
Me thoni nje figure politike qe shqiptaret e kane vlersuar me liber shpie kjo ndodh shoku gazetar i sistemit te dulles pra flasim per bedriun sepse eshte gjirizi albanostanez qe pjellfigura te tilla , por shoku bedri eshte militant sepse merret vetem me nje ane te medaljes dhe per rrjedhoj kjonuk zgjon interes kerkund tek qytetaret normale me nj kod civil ,
O @Skender , ne se te duket e pa mjaftueswhme dhe e nje aneshme kjo qe thote gazetari i talentuar Bedri Islami , anen tjeter qe ai nuk e trajtoka e gjen ne gazeten 55 dhe simotrat e saj . A ke koment per keto qe thote ketu , apo merreni me gazetarin , si ai qe i binte samarit , se. . . . !
Pjerin Xhuvani, deshmori qe derdhi gjakun ne mbrojtje te blerjes se votes ne 21 prill 2021.
I perjashtuar nga Fakulteti i Mjekesise per rrahje me thika pa e marre diplomen e mjekut.
I emigruar ne Itali e i denuar atje me burg per droge.
Ardhur nga Italia dhe blere Diplomen e Mjekut.
Angazhohet fort tek partia PDK e Ndokes qe e ben Drejtor ne Spitalin Psikiatrik, me pas hidhet tek LSI ku emerohet Kryetar per Elbasanin.
Nga LSI emerohet Drejtor Spitali ne Elbasan nen qeverine Berisha dhe kur LSI hyn ne qeveri me Ramen emerohet Drejtor ne sektorin e Shendetit publik ku kapet ne vjedhje e fallsifikim dokumentash me vlere 1.5 milion Euro te faturave te rimbursimit dhe denohet me…3 vjet mos jete ne poste drejtuese (!)
E largojne nga LSI dhe kercen prane PS ku i premtohet serish ta bejne Drejtor Spitali dhe ai me arme ne dore punoi fort per te bindur njerez qe te votonin per Rilindjen deri kur dha jeten ne sherbim te partise se fundit qe i sherbeu.
E paska CV kopje si te nul mokes.Megjithese nga I njejti gjiriz vijne.
Bauland Talla. Mund te hene te verteta keto qe thua per Pjerin Xhuvanin, por ai i lau gynafet e veta, vdiq. Keshtu qe me mire shkruaj per keta qe jane gjalle dge e vrane ate! Se nuk eshte mire qe njerzit te vriten per partite politike.Ca vriten, ca shkojne kalben ne burg, kurse Tauland Balla dhe Gaz Bardhi fezojne rrogat e majme ne kuvend dhe benefitet e tyre???? Keta jane nxitesit e vertere te sherreve e te vrasjeve…..
Zoti Bedri Islami i thotë të vërtetat mbi faktet dhe meriton nderim për penën e tij të fuqishme. Faleminderit, z Bedri Islami! Je pjesë e ajkës së gazetarëve të nderuar dhe të shquar për vërtetësi, kulturë, intelekt, atdhetari dhe misionarë të Shqipërisë, që për fatin e keq tonin, jeni ende të paktë!
Të gjithë horrave nuk u intereson e vërteta.
Lexova, aq sa munda në komentet e mësipërm dhe konstatova se shumë nga komentuesit vuajnë prej efektit të “kunjit”, që kanë në majën e kokës, por që u ka hyrë në vendin, që s’thuhet…
Këta disables do të vuajnë tërë jetën dhe do të qëndrojnë gjithmonë në vendin e invalidit, të rezervuar vetëm për ata. nga vendi që s’thuhetPjerin Xhuvani i ndjere mund të ketë patur shumë kusure, por që kavajsi i Elbasanit, bazmend gardhi, të organizojë dhe financojë forca të paligjshme kriminale me siglën e bandës së salisadistit të pd në shqup, në përbërje të sëcilës futi policë dhe ushtarakë të liruar, kjo është fashizëm në “demokraci”, sipas modelit të Arturo Ui-së, as më shumë dhe as më pak.
Situata është dramatike: luli deputet vrasës i 4 protestuesve dhe hajdut në shumë vende, saligërdeci deputet, vrasës me snaiper, njeriu më kriminel dhe i korruptuar, me sjellje antishqiptare dhe antiamerikane, gazmend gardhi një kriminel i ri deputet luçiano kafsha dhunues, mziu një pis, alibeu një be i ndyrë, medihu një tjetër bandit… Partia hesht dhe bën sehir, grupi parlamentar ka një gjuhë të denjë për rrugeçë dhe horra, gratë deputete të bandës së pd – egërsira antinjerëzore në unison me të parin e kopesë… Si ka mundësi, që të ketë një komunikim normal midis njerëzve normalë dhe këtyre banditëve, që kërkojnë gjak?!
Kërkojnë veting politik vrasësit(!), kur këta janë për në burg.
Mungesa e një opozite konstruktive është fatkeqësia e një kombi.
Gazi (k.ri me syze)i Bashes ka te drejte qe te ngreje zerin e te shpife gjithe diten,duke akuzuar si nje brigant ordiner kryeministrin si gjoja te lidhur me krimin,pa patur asnje fakt e dokument,sepse akoma nuk eshte thirrur te jape llogari perpara drejtesise per vrasjen ne Elbasan,per organizimin prej tij te “strukturave te mbrojtjes se votes e vendosjes se rregullit” sipas shembullit te organizatave paraushtarake e paralele te kohes se Rajhut te trete nga krimineli i bandes hitleriane Himler. Eshte fatkeqesi qe ky ciban i ndyre,antidemokratik dhe nxites i pakontrolluar i konflikteve dhe i krimit eshte akoma jashte ,i pagjykuar dhe i padenuar per organizimin e strukturave kriminale te :mbrojtjers se votes” me nje te vrare me urdher te tij!Drejtesia e Re te tilla krime eshte e pafaleshme qe ti lere kaq gjate pa i zbardhur dhe i lejon te tille bubuqer te vazhdojne te pashqetesuar veprimtarine e tyre antidemokratike e kriminale! Mbrojtja e votes ne Shqiperi behet nga policia e shtetit dhe organet e ngarkuara me ligj dhe nuk eshte detyre e ketij banditi me kollaro e me syze,qe deklaron me mburrje se ka grumbulluar elemente te dyshimte,te larguar nga policiae shtit etj etj dhe biles te armatosur per te bere presion,per te kercenuar e deri edhe te vrase qytetaret e thjeshte me bindje te kunderta politike,sepse ashtu i ngrihet ketij carhoshi me ide kriminale qe ka arritur te ngrihet ne kupolen e bandes kriminale te maskuar me tituj demokratike qe drejton Gebelsi vicidolas apo ciraku i tij brilantin,shvejku apo njeriu qe qesh!
Partia Demokratike e shqiperise, qe me krijimin e saje ne gjirin e vet ka pasur gjithnje njerze te hurit dhe te litarit.
Aty ku nuk ecte nornet sipas tyre aty perdorej forace.
A nuk ndodhi keshtu kure u formua Partia Demokratike. Ne seancen e pare fitoi Aleksander Meksi, pore nderhyrja e Azem Hajdarit me force(sipas zerave ai ka nxjerre edhe pistoleten aty) e ka vendosur Berishen. Azem Hajdari ka qen koka e kriminellite ne ate stan ku dhe la rrugen e terrorit dhe te kasphanes ne gjirin e tytre.
Vrasjet ne Shkoder, Klithmat e Azemit Komunistet ne litar , e vrasje te pa numerta tergon qarte se kjo force politike eshte foca me agrasive qe ka minuar demokracin dhe vazhdon ende te ece ne ket gjurme.
Prandaj Kjo forc politike e ka shum te veshtire qe te ec perpara.
Edhe Berisha sote vazhdon te ec ne ket rruge. Ai qe tani per te ralizuar intersat e veta vazhdo ti bej presion Bashes dhe kunderhshtarve politik deri edhe me jete.
Prandaj dhe Basha u mundua te beje spastrimin e Partise duke lerguar disa figura qe kane ardhur dhe kane qendrua aty me force dhe me forc e kane mbajtur edhe vendin e tyre.
A ju kujtohet Jozofina Topalli kure ne opinion tha;”Berisha ka vretem nje fai, qe nuk ua dha plumbin balli juve” E sote Jazofina per tu rikthyer perseri ne preherin e berishe belbezonte ne Top – Talk duke u jargavitur per Berishen, ku shpreson se perseri po vjen dita per tua treguar plumbin ballit kundershtarve politik.
PD gjithnje ka ecure ne gjurmat serbe .Ajo ka pasu dhe ka perseri paramilitare.
Eh mor komunisti bedri! Gaz Bardhi filloi punë në Ministrinë e Drejtësisë në vitin 2008 si specialist i thjeshte kur ishte minister E.Alibeaj, nuk filloi kur ishte E.Halimi. Mjafton kaq per mos te te lexuar fare se nuk njeh as fakte fillestare.
Uniformat kafe ishin paramilitarët e partise naziste dhe komandoheshin nga numri 2 i partise dhe njeriu me i afert i Hitlerit, Remi.
Hitleri e vrau me doren e tij gjatë nje orgjie ( askush tjeter nuk e bente ate gje), pasi beri marrëveshjen me ushtaraket. Pra nuk e vrau per deviacionet dhe perversitet seksuale, por se ushtaraket pranuan qe ne ushtri te futej nderimi hitlerian dhe shprehja Heil Hitler!
Himleri ishte per SS-t.