Arrestohet në Kavajë një 21-vjeçar për armëmbajtje pa leje.
Nga policia e Kavajës bëhet e ditur se Jurgen Merkja u kap me armë zjarri, ndërsa i vëllai Emiljano Merkja, 32 vjeç, dhe kushëriri i tyre Besim Merkja, 23 vjeç u arrestuan për “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.
Arrestimi i tyre u bë pasi në shëtitoren “Josif Budo “, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “BMW” me drejtues shtetasin Jurgen M., dhe pasagjer shtetasit, Emiljano Merkja, dhe Fatbardh Merkja, u gjet dhe bllokua një armë zjarri e cila posedohej nga 21-vjeçari, ndërkohë që dy shtetasit e tjerë janë munduar para shërbimeve të Policisë të merrnin përsipër posedimin e armës.
Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale: armë zjarri tip “Pistoletë” me një krehër me 10 fishekë; 4 aparate celular; mjeti tip “BMW”.
M.H/ Dita
