Kavajë/ “Benzi” përplas motorin, vdes drejtuesi, plagoset gruaja

DITA Online

 

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mesditën e sotme në aksin rrugor Kavajë-Rrogozhinë.

Një automjet tip “Benz” ka përplasur një motor (pa targa) dhe për pasojë ka humbur jetën në vend drejtuesi N.S, 64-vjeç ndërsa ka mbetur e plagosur bashkëshortja e tij, Sh.S, 60 vjeçe. Kjo e fundit është dërguar me urgjencë në spitalin e Durrësit për ndihmë mjekësore. Mësohet se gjendja e saj shëndetësore është në rrezik për jetën.

Policia bën të ditur se drejtuesi i mjetit tip “Benz”, L.E., 46-vjeç është shoqëruar në ambientet e policisë Kavajë për veprime të mëtejshme proceduriale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje po punon për përcaktimin e rrethanave dhe shkakut të këtij aksidenti.

Njoftimi i policisë:

Informacion paraprak.

Më datë 12.09.2018, në Numrin e Emergjencave 112, rreth orës 15:30, ka ardhur një telefonatë për një aksident automobilistik të ndodhur në dalje të qytetit të Kavajës.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca, ku nga verifikimi paraprak ka rezultuar se :

– Në aksin rrugor Kavajë – Rrogozhinë, mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin L.E., 46 vjeç është përplasur me mjetin tip motorr (pa targa) ku si pasojë e përplasjes, drejtuesi i mjetit tip motorr, shtetasi N.S., 64 vjeç, ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa bashkëshortja e tij,shtetasia Sh.S., 60 vjeçe (pasagjere në mjetin tip motorr) është dëmtuar rëndë dhe është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Durrësit.

Drejtuesi i mjetit tip “Benz”, shtetasi L.E., është shoqëruar në ambientet e policisë Kavajë për veprime të mëtejshme proceduriale.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për përcaktimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *