Një 25-vjeçar është qëlluar për vdekje me armë zjarri në qytetin e Kavajës.
Shkëlzen Kalo nga fshati Hajdaraj është gjetur i pajetë dhe i qëlluar në shpatull me armë zjarri.
Burimet e policisë bëjnë me dije se 25-vjeçari Kalo, mund të jetë vrarë në orët e vona të mbrëmjes së një dite më parë.
Ende nuk dihen motivet, por sipas te njëjtave burime të policisë lokale, po hetohet e shkuara e viktimës për të parë nëse ka pasur ose jo precedentë penale.
