Një 40-vjeçar nga Cërriku ka goditur me grusht në fytyrë policin e Qarkullimit Rrugor pse donte t’i vendoste gjobë për shkelje administrative. Ngjarja ndodhi mëngjesin e djeshëm, në autostradën Kavajë-Rrogozhinë, kur i dyshuari i arrestuar, Servet Tabaku, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, me targë AA144AN, për shkak të detyrës, ka goditur me grusht, punonjësin e policisë rrugore. Po dje u mor nën hetim në gjendje të lirë M. Xh., 54 vjeç, pasi dyshohet se ka goditur me sende të forta V. C., 50 vjeç.

Lajm shume i ngaterruar.