Një pikë karburanti ka rënë pre e grabitësve të armatosur në Kavajë. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës, rreth orës 02:30 të së mërkurës. Policia e Kavajës bën të ditur se shuma e grabitur arrin në 300 mijë lekë. Uniformat blu po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
