Kavajë, kërkohej për përdhunimin e të miturës, arrestohet

anazapta

Një 26-vjeçar i shpallur në kërkim për kryerjen e marrëdhënieve seksuale me një të mitur është arrestuar pas rreth dy muajsh kërkimesh nga policia. Aleksandër Tafa, banues në Rrogozhinë, u kap në kryeqytet, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim vajza e mitur 17-vjeçare nga Elbasani, se më 12 dhjetor 2013, me anë të kanosjes ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë. Pas kallëzimit, Tafa nuk u gjet në banesë dhe u shpall në kërkim policor, ndërsa dosja i kaloi dje Prokurorisë së Kavajës.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *