Një 45-vjeçar gjeti vdekjen mëngjesin e sotëm në Kavajë pasi u përplas nga një makinë.
Ngjarja ndodhi në fshatin Krye Luz të qytetit të Kavajës, teksa M.Lushaj ka qenë duke kaluar rrugën, kur është përplasur nga një mjet.
Drejtuesi i mjetit e ka dërguar menjëherë në spital 45-vjeçarin, por ai nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të rënda.
Policia e Kavajës, ndërkaq ka nisur hetimet për të zbardhur më shumë detaje mbi aksidentin.
