Kavajë, pezullohet shefi i komisariatit, Vokshi

redaktor

Drejtori i policisë së shtetit, Haki Çako ka pezulluar nga detyra shefin e komisariatit të Kavajës, Arbëresh Vokshi i cili akuzohet për disa shkelje ligjore.

Sipas policisë, Vokshi akuzohet për shkelje ose mosushtrim të kompetencave të policisë dhe se ka përdorur detyrën për interesa vetjake.

Vokshi akuzohet gjithashtu për veprën penale ndërtim i paligjshëm, pasi ka marrë 2000 euro për favorizim të ndërtimit.

Pezullimi i tij vjen një ditë pasi në Kavajë u gjet një parcelë me rret 6500 rrënjë bimë narkotike të llojit kanabis sativa.

Mosdhënia e informacionit për kultivim droge është një tjetër shkelje që rëndon ndaj tij. Sipas njoftimit të policisë së shtetit, pezullim i Vokshit bëhet për t’i hapur rrugë hetimit të paanshëm.

Share This Article
5 Comments
  • 7900 rrenje u dogjen ne Kavaje,por sa te tjeranuk jane prekur ? Duket qe kryebashkiaku ka vendosur ti arketoje me shpejtesi parate e hedhura ne fushate (3 milion euro). Kush i beson prrallat e Rames u fryfte e u befte tullumbac qe te fluturoje mbi arat e mbjella me kanabis vetem ate ku drejtojne “cunat” e qeverise.

  • o Haki e harove hashashin tend ne gjirokaster ti,qe i nxirrje ambasades amerikane ne komisariat gjethet e hashashit dhe ata thoshin………ohhhh yes bravo,jo per gje po dhe televizionet e kane dhene si news 24 etj…
    Pastaj 50€ per rrenje x 6.500……vene goxha apo jo.

  • Nuk eshte i pari ky shef qe shkel hapur ligjin, vendin duhetta kishte ne paraburgim se i thone tre ngjarje rresht, ne aksident “humbin” 100 mije euro, merr 2000 mije euro bakshish dhe nuk informon per 6500 rrenje kanabis.Cfare duhet te beje me teper ky te rresoje qeverine e rilindjes ?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *