Dërguar me SMS
në numrin e redaksisë
Përshëndetje gazetë e dashur. Zgjedhjet mbaruan dhe me meritë fitoi Elvis Rroshi në Kavajë dhe populli ja dha votën masivisht ku doli 4000 vota para kundërshtarit nga 1000 vota në 2011.
Problem i madh mbetet zaptimi i trotuareve nga shitësit ambulantë ngjitur me tregun industrial që po falimentojnë çdo ditë tregtarët brenda tregut. Janë bërë si minimarkete ku tregtojnë çdo lloj malli njëlloj si tregtarët, që nga enët e kuzhinës, suvenire, rroba e kancelari.
Edhe me fruta zarzavatet e njëjta gjë edhe pse bashkia ka ndërtuar një treg te stadiumi por që qëndron bosh dhe tregtojnë në dy anët e bulevardit nr 2 nga fabrika e qelqit deri te Kisha.
I bëjmë thirrje zotit Rroshi ta shohë me seriozitet këtë situatë se po falimenton tregtarët e tregut që e kanë votuar gati masivisht këtë njeri të punës që ja ndryshoi pamjen Kavajës brenda 18 muajve duke e bërë një nga qytetet më të pastra më të ndriçuara e më të gjelbëruara në vend. Besojmë që kryetari do e shohë me seriozitet kërkesën tonë. Faleminderit Dita e gjithë shqiptarëve.!!!
