Kavajë-Rrogozhinë, mjeti del nga rruga, 3 viktima

Elton Tafaruci

Një aksidet fatal ka ndodhur në aksin Kavajë-Rrogozhinë,  rreth orës 08:16, në Gosë të Kavajës, pranë një karburanti.

Mjeti i tipit “Volkswagen”, me drejtues mjeti shtetasin Virjon  Kamberaj  ka dalë jashtë rruge dhe ka rënë në një kanal me ujë, ndërkohë që në brendësi të mjetit kanë qënë edhe dy shtetas të tjerë.

Si pasojë e këtij aksidenti kanë humbur jetën të tre shtetasit që udhëtonin në këtë mjet, Virjon  Kamberaj 27 vjeç, Matilda Kule 32 vjeçe dhe Kejdi Tepexhiu., 22 vjeç.

Nga hetimet paraprake dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin e mjetit.

Share This Article
1 Comment
  • Ngushellime familjeve. Shkuan te rinj fare.
    Por ju lutem shikoni pak uren te paperfunduar.Dhe te mendosh qe eshte rruge ne shfrytezim te pakten prej 2009.
    KEMI PREKUR FUNDI. E BLEJME “SHERRIN” ME TAKSAT TONA. KULMI I PAPERGJEGJSHMERISE.
    RROFSHIN PARTITE TONA BANDA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *