Një grindje për motive pronësie për pak sa nuk është kthyer në tragjedi në një fis në Kavajë, ku janë përdorur edhe armët e zjarrit. Policia ndaloi pas përleshjes fizike të dyshuarit Kujtim Shaba, 50 vjeç dhe të birin Elton Shaba, 18 vjeç, banues në fshatin Okshtun, që akuzohen se kanë kanosur me armë gjahu çifte dhe me thikë Abaz Shaba, 30 vjeç, kushëririn e tyre, banues po në këtë fshat. Si prova u sekuestruan një armë gjahu ruse dhe një thikë.
