Tenton të korruptojë me 2 mijë lekë të reja policët në shërbim për makinën pa letra që drejtonte, arrestohet i dyshuari. Policia vendore njoftoi se ka ndaluar Dritan Gosenin, 26 vjeç, sepse duke lëvizur me automjetin e tij tip “Audi A3”, me ngjyrë të zezë pa targa dhe pa dokumentacionin përkatës, në momentin e kontrollit ka tentuar të korruptojë punonjësit e policisë në shumë parash, në favor për të mos i bllokuar mjetin. Si provë u sekuestruan dy kartmonedha 1000 lekëshe.
