Kavajë/ Vajza denoncon të fejuarin: Më përdhunoi

Dita
Një vajzë është paraqitur në Komisariatin e Kavajës dhe ka denoncuar të fejuarin për përdhunim. Denoncimi ka ndodhur një ditë më parë, ndërsa mësohet se vajza është nën 18-vjeç, ashtu si dhe djali.

Sipas burimeve zyrtare të Policisë, materialet hetimore në ngarkim të djalit u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë për veprën penale: Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç.

“Më datë 01.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin D.S., banues në Peqin, pasi dyshohet se, ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirë me të fejuarën”, njofton zyrtarisht Policia.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *