Një krim i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Kavajës. Viktimë e një breshërie plumbash ka mbetur një 27 vjeçar.
Sipas të dhënave të para të policisë, mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20.45 të mbrëmjes, gjatë kohës që viktima ishte duke udhëtuar me automjetin e tij. Uniformat blu, tashmë të pranishme në vendngjarje, janë ende duke hetuar pistat e mundshme të krimit të rëndë. Ndërkohhë, burime ende të pakonfirmuara, flasin për një konflikt të mundshëm ndodhur në një nga pikat e karburantit në qytet. Dëshmitarët kanë pohuar njëkohësisht se, autorët janë larguar me shpejtësi, duke përdorur një automjet të tipim BMW X5 me targa të huaja.