Kazani mediatik dhe Kazani politik

editor

Viktor Malaj

“Atë që bën shkopi në një shtet totalitar, e bën propaganda në demokraci” – Noam Chomsky

 

Etiketimi që kryeministri Rama i pati bërë medias si “kazan” shkaktoi dhe vazhdon ende të ngjallë reagime, kundërvënie dhe pakënaqësi, sidomos tek ata që zotërojnë medie vizive apo të shkruara si dhe tek shumë nga ata që janë të punësuar në to. Reagimet dhe pakënaqësitë mund të konsiderohen të përligjura, por dëshira dhe përpjekjet për ta paraqitur median si engjëll mbrojtës të popullit dhe të së vërtetës çalojnë shumë dhe nuk i përgjigjen as realitetit shqiptar dhe as atij botëror.

Mediat, cilatdo qofshin ato, nuk kanë qenë dhe nuk janë “pushteti i katërt”, siç propagandohen. Ato janë pjesë e veçantë e pushtetit ekonomik, janë biznes. Meqenëse janë një biznes i veçantë, i natyrës intelektuale, kulturore dhe politike, ato të krijojnë përshtypjen se qëndrojnë jashtë strukturës social-politike të shoqërisë dhe se “vigjilojnë” mbi ata që i bëjnë dëm popullit, sidomos mbi pushtetin, politikën dhe politikanët. Përkrah përshtypjes së rreme qëndron edhe e vërteta se kudo dhe kurdoherë ka pasur dhe ka individë idealistë dhe guximtarë që përpiqen t’i shërbejnë të vërtetës dhe popullit. Të tillë, ndonëse me pakicë, gjenden edhe në media.

Por, a mund të jetë media e pavarur nga politika dhe interesi vetjak? Assesi jo. Media nuk mund të jetë tërësisht e pavarur për shumë arsye. Që të themelosh një media duhet të zotërosh njëfarë pasurie. Që ta mbash dhe zhvillosh atë ke nevojë për të ardhura shtesë dhe të përditshme. Në këtë mënyrë je i detyruar t’u nënshtrohesh rregullave të tregut dhe dihet se tregu nuk është as i paanshëm dhe as i moralshëm. Këtu gjendet edhe arsyeja që varësinë e parë e realizon tregu i  reklamave. Që të sigurosh reklama duhet të sigurosh lexues, dëgjues apo shikues më shumë se të tjerët. Si t’i sigurosh këta?

Disa mund të thonë: me profesionalizëm, drejtësi etj.etj. Përgjigje si këto të shtyjnë të pyesësh: a është e vërtetë që “spektatorët” e medias i tërheq e vërteta, e drejta dhe e moralshmja apo më shumë vrapojnë pas skandalit, gënjeshtrës së ambalazhuar bukur, banalitetit, lakuriqësisë, spektaklit ekstravagant dhe zhurmës pa përmbajtje? Rendja pas kotësisë dhe vezullimit pa përmbajtje po bëhet gjithnjë e më shumë prirje e botës ku jetojmë, e një bote ku egoja vetjake kërkon përmbushje në gjëra pak ose aspak të vlefshme, por që mund të zotërohen pa pasur nevojë për përsosje të shijeve estetike dhe aq më pak për zbatim të kritereve etike.

“Armiku” tjetër i pavarësisë dhe drejtësisë së medias është politika. Ta kesh mirë me qeveritë do të thotë të mos “ngacmohesh” shumë për detyrimet financiare që ke dhe të rritësh sigurinë se nuk do të ngarkohesh me detyrime shtesë për shkak të shkeljes së rregullave të veprimtarisë së medias si biznes ekonomik, por edhe si mjet propagandistik dhe artistik. Përveç kësaj, ta kesh mirë me qeveritë do të thotë të marrësh më shumë reklama qeveritare dhe, sidomos, të kesh lehtësi në sigurimin e lejeve për veprimtari të tjera ekonomike. Shkurt, ta kesh mirë me qeveritë do të thotë të kesh mundësi më të mëdha për të konkurruar në tregun mediatik.

Qeveritë, nga ana e tyre, kanë gjithnjë nevojë për median për ta paraqitur fytyrën e tyre me makijazh përpara elektoratit. Fakti që një pjesë e medias anon gjithnjë nga njëri krah politik dhe anasjelltas nuk e rrëzon konkluzionin e aleancës së vullnetshme ose jo të saj me politikën pasi, në tërësi, të gjithë krahët përbëjnë trupin politik të një vendi. Duke qenë kryesisht biznese të njerëzve më të pasur të një vendi, mediat janë detyrimisht zëdhënëse dhe mbrojtëse të interesave të tyre ekonomike. Rrjedhimisht, ato do të paraqesin si të drejtë dhe si të “mirë të përbashkët” gjithçka që iu shërben, më së pari vetë pronarëve të tyre. Në jo pak raste mediat janë krijuar dhe funksionojnë si mjetet presioni ndaj qeverive për t’i “lënë rehat” dhe për të mundësuar zhvillimin e qetë dhe të shpejtë të bizneseve të tjera të pronarëve të tyre.

Mediat kanë një efekt të jashtëzakonshëm në orientimin dhe formimin e opinionit publik. Ato janë mjetet shpirtërore të kapitalit që realizojnë parashitjen e mallrave nëpërmjet orientimit dhe, madje, “detyrimit” për të blerë këtë ose atë mall që reklamat e paraqesin si të domosdoshëm dhe “më i miri” paçka se mund të mos jetë fare i nevojshëm dhe cilësisht mund të jetë i papranueshëm. Meqenëse kapitali ka si synim të vetëm fitimin material dhe skrupujt moralë e bezdisin, të njëjtën fytyrë do të ketë edhe veprimtaria mediatike që lidhet me mallrat dhe tregun.

Jo vetëm në Shqipëri, por edhe në botën perëndimore mediat shërbejnë shpesh për përpunimin e opinionit publik dhe orientimin e tij drejt interesave të një grushti njerëzish, duke i paraqitur ato si e mirë dhe dobi e përbashkët. Është mjaft i njohur fakti se në SHBA, disa nga mediat kryesore e bombardonin përditë publikun amerikan me “rrezikun” e sajuar nga politika dhe manjatët e prapaskenës duke e orientuar kështu drejt bindjes se vendi i tyre duhej të shkonte në luftë në Kore, Vietnam apo Irak dhe pastaj, pasi mbaronte lufta dhe realizoheshin qëllimet e një grushti njerëzish, mbi 80% e popullit arrinte në përfundimin se lufta kishte qenë e gabuar dhe shumë e dëmshme sa për vendin e pushtuar, aq edhe për vetë popullin amerikan. Përpunimi i opinionit bëhej (siç bëhet shpesh tek ne për probleme të tjera) duke paguar një duzinë “opinionistësh” që shëtisin nga njëra studio televizive tek tjetra për të përsëritur të njëjtat gjëra.

Një tjetër “armik” i pavarësisë dhe moralit mediatik janë edhe interesat vetjake dhe prirjet e, jo rrallë, pasionet e vetë gazetarëve apo drejtuesve të emisioneve televizive. Njeriu e ka të vështirë të jetë plotësisht i paanshëm, por anësia duhet të orientohet sa më shumë nga e vërteta dhe e drejta dhe jo të mbetet e lidhur me interesat e vjetër apo të rinj të lajmdhënësit apo opinionistit. Mangësitë e nivelit kulturor dhe aftësive profesionale janë jo rrallë një pengesë alarmante e cilësisë së produkteve mediatike.

Duke pasur parasysh sa më sipër, duhet pohuar se cilësia dhe morali mediatik shkojnë paralel me cilësinë dhe moralin e përgjithshëm shoqëror dhe se, rrjedhimisht, ne mund të kemi një “kazan mediatik” me çorbë të pangrënshme, por kazanë të pakallajisur kemi edhe në qoshet e tjera të shtëpisë-shtet. I pari në radhë është “kazani politik”, “kazani i drejtësisë” e kështu me radhë. Madje, kazani politik ka rezultuar më i dëmshmi i të gjithë kazanëve dhe “era” e tij e keqe vazhdon të kundërmojë pambarim dhe pa shërim. Duke pasur parasysh këtë fakt mund të them se z. Rama ka të drejtë kur flet për “kazan mediatik”, por nuk ka të drejtë kur “harron” kazanin politik dhe ndihmesën që jep krahu i tij politik në “pjekjen e rakisë”.

Në aspektin e të drejtave të njeriut dhe parimeve kushtetuese, kryeministri dhe të gjithë politikanët e tjerë kanë po aq të drejtë të flasin për cilësinë dhe moralin e medias sa ç’ka media të drejtë të flasë për politikanët. Përpjekjet për ta paraqitur median si një lëndinë engjëjsh në të cilën s’ka të drejtë të shkelë askush është sa e mjerë, aq edhe e dështuar. Si në të gjithë aspektet e tjera të jetës edhe në media punojnë njerëz që janë bartës të virtyteve e veseve tona dhe, pashmangshmërisht, shtyhen dhe udhëhiqen edhe nga interesat vetjake.

Sikur pronarët dhe shumica e drejtuesve të medias të udhëhiqeshin sa nga interesi aq edhe nga idealizmi dhe skrupujt moralë nuk do të lejonin që në shumicën e emisioneve të tyre “kulturore” të mbizotëronin vulgariteti, banaliteti, lakuriqësia, imitimet e shëmtive të marra nga të katër anët e botës, emërtimet e emisioneve me fjalë të huaja, veprimet e padenja dhe fyese në skenë nga drejtuesit apo pjesëmarrësit në emision.

Po të udhëhiqeshin nga parimet e së vërtetës dhe të drejtës nuk do ia lejonin vetes që t’i paraqisnin popullit shqiptar si lajm gënjeshtra pa fund, shpifje, trillime, keqinterpretime apo të shisnin për “lajm bombë” të pëgërat gojore e të përditshme të Sali Berishës si të prejardhura nga “korrieri dixhital”, burime pa emër dhe të paverifikueshme. Kjo lloj medie që, për njëqind klikime më shumë, ia shet popullit sapunin për djathë nuk duhet të jetë e pakritikueshme, përkundrazi duhet të braktiset. Të gënjesh për të shtuar fitimet e tua është njëlloj si të spekulosh në treg me mallra të skaduar. Kjo përbën fyerje, zhvatje dhe nëpërkëmbje për klientët e tu në veçanti dhe për popullin shqiptar në përgjithësi.

Njerëzit e medias janë qytetarë të një vendi dhe si të tillë duhet të jenë të barabartë përpara ligjit. Ata duhen respektuar kur bëjnë emisione dhe punë të mira, por duhet t’iu nënshtrohen ligjeve të shtetit kur shpifin, fyejnë apo kërcënojnë të tjerët. Nuk mund dhe as duhet të ketë kategori shoqërore të përdalluara për keq dhe të përjashtuara nga përgjegjësia morale dhe ligjore për sjelljet dhe veprimet e tyre. Liria dhe e drejta e fjalës dhe e mendimit nuk mund të shkojnë deri tek fyerja, mashtrimi dhe kanosjet. Këto të fundit janë shpërdorim i të drejtës dhe si çdo shpërdorim tjetër i nënshtrohen gjykimit të ligjit.

Gabimet e kryeministrit nuk qëndrojnë në etiketimin e medias, por në veprimet apo mosveprimet e tij  gjatë “zierjes së rakisë politike” pasi edhe ky  “kazan” mban erë. Përpjekja e deputetëve të tij për ta akuzuar Bashën si të lidhur me trafikun e narkotikëve vetëm pse kushërinjtë e largët të bashkëshortes së tij qenkan marrë me këtë veprimtari është rënie në pozitat e kundërshtarit dhe e shton mjerimin e kazanit politik. Për këtë “të metë” do ta kisha votuar Bashën njëqind herë për kryeministër. Ai nuk është i denjë për atë post, jo për shkak të biografisë së “miqve” të tij, por për shkak të qëndrimeve dhe veprimeve të veta të padenja, madje kriminale dje në qeverisje dhe sot në opozitë.

Tipik për moralin e tij ishte edhe qëndrimi më i fundit kur, përpara pak ditësh, deklaronte se “Në Shqipëri nuk do të ketë as stabilitet, as rend, as drejtësi, as liri, as demokraci… me Edi Ramën në krye të qeverisë”. Duke e bërë këtë deklaratë në të njëjtën ditë që Komisioneri për Zgjerimin në BE, Johannes Hahn deklaronte se “Besoj se raporti i ardhshëm (edhe për Shqipërinë) do të jetë pozitiv”, Basha, për shkak të epshit për pushtet dhe të frikës së vet për ndonjë ndëshkim të ardhshëm për krimet e së shkuarës, e vinte veten në rolin e antishqiptarit dhe penguesit të përparimit drejt BE-së.

Reagimi i Ramës ndaj keqinformimit të Top Çenëll ishte në shpërpjesëtim të madh me heshtjen e tij ndaj akuzës së Sali Berishës se “Rama ka marrë tre milion euro nga Tahiri…”. Akuza e Berishës, ose ishte e vërtetë dhe kryeministri duhet të vetëlargohet sa më parë dhe të paraqitet në gjyq për të dhënë llogari, ose akuza është thjesht një shpifje e radhës e cila duhet ta çojë autorin në sallën e gjyqit për ndëshkim. Ata që kanë respekt për veten e tyre, për zgjedhësit e tyre dhe për popullin shqiptar nuk mund dhe nuk duhet t’i kalojnë akuza të tilla konkrete si aspekt i luftës politike apo si dërdëllitje të “një të marri”. Për të marrët ka spital psikiatrik; për shpifësit ka gjykata dhe gjoba; për të korruptuarit ka burg.

Era e Vetingut ka filluar të fryjë dhe ka nisur një kohë tjetër për sistemin e drejtësisë. Fullankat, fanat dhe më guximtarët  e korrupsionit i lanë karriget, të tjerë po bëhen gati të ikin. Ballo presidenciale, për të larë para syve të popullit fytyrat e ndyra të korrupsionit si shpërblim për mbylljen e çështjeve penale, duket se nuk do të ketë më në Shqipëri. Është koha që çdo shtetas shqiptar, nga kryeministri deri tek qytetari i thjeshtë, të kërkojnë drejtësi për çdo padrejtësi që u bëhet. Është koha të ndihmojmë të gjithë që të marrë fund kaosi, paqartësitë dhe situatat ku gënjeshtra dhe mashtrimi gëzojnë të njëjtin status, ku si e vërteta dhe e drejta fyejnë njësoj, duke dëmtuar rëndë moralin e popullit shqiptar, të sotmen dhe të ardhmen e tij.

Po i mbyll këto radhë me kërkesën që, përpara “kallajisjes” së kazanit mediatik, kryeministri duhet të bëjë maksimumin e vet për riparimin dhe pastrimin e kazanit politik. Do mbetej i respektuar qoftë edhe për kaq.

 

*****

*Noam Chomsky – Gjuhëtar, filozof, historian, kritik dhe aktivist shoqëror amerikan.

Botuar sot në Dita. Karikatura shoqëruese, nga Medi Belortaja

Share This Article
20 Comments
  • Te gjitha i ke thene te sakta z.Malaj po ne nje pike ke gabuar rende e pkerisht tek populli!Ku eshte populli ??A ka popull ne Shqiperi?Ne fqinjen tone ne Greqi sot perkujtohet “ngjarrja me tragjike Hudes i cili vuri tanket mbi studentet dhe demonstrim urrejtje per ata qe e mbeshteten ate(miqt tane te sotem)!E njejta gje ka ndodhur edhe ne Shqiperi e pikerisht me 21 Janar 2011 me Huden tone e mbrojtjen qe i beri pikerisht po i njejti faktor duke e quajtur”burre shteti” e asnje levizje ,asnje perkujtim,asnje revolte asnje tubim njerezor per jete njerezish te pafajshem te vrare nga mafja politike qe u hoqen postin e i kane lene megafonin ne dore(propaganden)!Ku eshte populli z.Malaj dhe per ke popull flet per ate qe eshte degzdisur rrugeve te mergimit me llotarit Amerikane apo per ate qe ç’do dite vritet per hasmeri!

  • Edi Rama me vulgaritetin e tij genetik quajti “Kazan mediatik” te gjithe ato media qe nuk i japin lluster e gelqere idiotesive te tij qeverisese dhe skandaleve te ekipit tij te “Rilindasve”.
    Per nje idiot si Rama media reale eshte ajo qe deshtimin e tij ne qeverisje e quan sukses.
    Menjehere ne krah te Rames dhe kunder kolegeve te tyre dolen ato qe lepijne bythen e Rames.
    Edhe ata e quajne “Kazan” median qe guxon te hape petet e lakrorit te kalbur te Qeverise Rama. Kuptohet, ato media qe lavderojne deshtimet e Rames, e ndjejne se Rama nuk i fut ato ne “Kazanin mediatik”, prandaj marrin plancin ne surrat dhe kerkojne te lavderojne Ramen edhe per kete idiotesi te tij .
    Media eshte pushtet me vehte, mund te jete pro apo kunder Rames.
    Dallimi mes ketyre eshte se ato media kunder qeverise Rama i quan “Kazan”, kurse gjithe opinioni ato medie apo gazetare qe sherbejne si leter higjenike per Ramen i quan “Uturaku Rames”.

  • Bukur..Kryeministri ka kontribuar dhe ne disa raste abuzuar me kazanin politik me perpara kur I quante avjonet e droges mushkonja. Do “disifektohej” Divjaka ?!?! E dinte situaten dhe perpiqej ta mbulonte politikisht.. Jam perkrahes i fort I tij dhe po shoh nje terheqje nga ai “zakon” I keq qe hidhen ne sulm kur e menderosin.. Sa per qesharakun, ai eshte cader me vete.. Cadristi sa here vjen ndonje dipllomat per ndonje opinion ose raport hedh shashken e rradhes me kazanin politik qe populli te rroki armet se erdhi pushtuesi.. Po prokuroria cfare ben qe le kazanin politik te cenoj fantazite e paimagjinueshme te qytetareve. Kur ligji nuk funksjonon kazani politik dhe ai mediatik “lulezojne” si ato lulekuqet e Qirje Vangjelit dhe korjeret dixhital te plakut vrases qe permende me siper..

  • ANALIZE E SHKELQYERE.DHE KETO I BEJNE GETARET E D I T E S & JO F.BALLIU E GAZERA 55 EBTIJ E DENJE PER NE WC E SB.DUHET THENE ME FORCE SE SB I KA KAPUR TE GJITHA:TV,SHTYPIN(VEÇ DITRS,TEMES..)GJYKATAT,PREKUROIN,KLD,KLSH,SHISH..PRESIDENE,ETJ.DHE MEDHJET 100% NUK SHIHEN E LEXOHEN ME.EDHE TOPÇELL KALOI ME PD.SEPSE NE TOPSTORY FTON FAHRIUN E KO DHE ASNJE TE MAJT.TV.ORAWEMS FTON PETHERE LUBONJEN E BUSHATIN E KO DHE NUK DUROHEN ME PRR SHPIFJET E TYRE.NE KETO KUSHTE RAMA PO PUNON I RRETHUAR 100%.DHE KA TE DREJT QE I CILESON KAZAN.NjE MEDHE E NJIANESHME NUK MUND TI SHKOJ PAS SALIUT KUR SHKON EDHE NE WC KUR FJALORI I TIJ ESHTE FUNDRIN E SHEKULLIT 21.NE TV NUK MUND TE PERSERITEN DITE-NATE LAJME ZI..ZI..ZI..! KRIM..KRIM…KUR KRIMINELI ME I MADH ESHTE VET AI QE FLET.DHE KETE E DI EDHE BUFI PULAVE.POR VEREM B.VEVZIU E Y.RAKIPI NUK E DIN.KETO EMISIONE TE TYRE JAN PER TU CILESUAR JO KAZA-PO E PO,POR WC PER URINIM MBARPOPULLOR.

    • ETHEM dilna ndonjehere te kjo gazeta e kazanit te majte
      Dita,qe te na heqesh hidhrimin .Nuk ka me qetsuse kur
      gjendesh ne mes idioteve,kur ata grinden me njeri tjetrin.
      ETHEM Idioti,nuk ka se si te kete nje gazete si Dita apo
      55 sa te pa varura dhe te ndershme kure qeverisin te
      pa ndershmit dhe qelbesiret,si ata qe mbeshtetin kete Diten e kazanit dhe ata qe mbeshtesin 55 en e kazanit tjeter.Idjoti ETHEM ,ai qe do popullin e vet,nuk e lidh as nje gje me politikanin ne te gjitha kraht,por me hallet e tij pa dallim bindjeje dhe besimi. Gazetat jane ato ,qe duhen te shiten sa me shume dhe jo te zvogelojne hallet e nje populli.ETHEM HAJVANI,me qelbesiret politikane eshte detyre patriotike te genjehet sa me shume kunder qelbesires,se pastrohet,,Kunder qelbesires shkon me shume qelbesira.Ky kazani i mbushur me kalbesira,pa dashur kryen nje detyre shume te vyer per nje popull te mashtruar keq nga qelbesiret e politikes.
      Kjo replike nuk eshte shkruar per nje idiot si ETHEMI,por per te tjere ,qe jane me te qelbur ne kete mesele.

      • Si gjithenje , Tartufi mbetet vertet tartuf dhe nje funderine , qe kuterbon era edhe para monitorit !Felliqesira qe rojne vetem per intoksikuar mjedisin shqiptar !

  • Shkrimi sakte! Te dashur militante te PD dhe Vete PD me Bashen dhe Berishen ne krye! Rama mund te jete ashtu si thoni ju idiot etj. Por nuk eshte hajdut nuk eshte vrases si PD! Ketu eshte ndryshimi i madh! Te beje keshtu ne kohen e Sales ” te zhdepnin me dru” sa te te mos te vinte me mendja ta beje perseri! Koha e Sales se Vicidolit morri fund! Ankohen se jane jashte loje! Nuk jane pjese e tortes shqiptare! Le te shpresojme qe Vettingu do t’i fshije fare!

  • Komenti i dytè në këtë faqe, me nickname LISI , nuk është i imi . Është hera e dytë që më ndodh kjo . Bëhet me qëllim , apo është lapsus i moderatorit ?!

    • M.mbrema “Lisi”!Je nje nder pjestaret e “kazanit komentues”,ku perveç shqises se se shkruarit nuk mbart asgje tjeter!Jam i bindur qe nuk e ke kuptuar mesazhin qe te dergova.Per te evituar kete karambolazh duke mos e vene moderatorin ne humor vendos edhe nje germe tjeter dhe mbaron çdo keqinterpretim psh(Lisi duke e shoqeruar me emrin e fshatit ku ke lind se per te rrit e shikjpj qe e rrit me pesticide jashte shtetit e je ba Lis ii shtrembert!

  • Gazeta “Dita” ka shume fat qe ka ne gjirin e saj njerez dhe analiste te tipit Viktor Malaj. I lexoj me shume deshire shkrimet e tij. Ka shume erudicion, drejtesi dhe vertetesi ne keto analiza. Pergezime.

  • M.mbrema ore “LISI”!Me bene pershtypje mesazhi qe dergon si komentues, por do te doja te sqaroja se kur kam shkruajtur une me pseudonimin “lisi” ti ma merr mendja nuk ke patur ordinator!Se dyti une me thone te drejten e kam perdorur pseudonim nedersa po konstatoj qe ti qenke me te vertet “Lis”?Pse nuk ankohesh edhe per “LSI” se ndoshta edhe ata e kane marre nga ty kete kombinacion!Per te vertetuar qe je lis pylli dua te ma vertetosh duke me dhene fjalkalimin dhe kodin qe futesh ne kete site!Kush ta ka dhene ekskluzivitetin qe te perdoresh kete emer or rryp apo Sala ,apo ke liçence me kete emer?????????????????Sa kam qesh me ankesen qe i drejton moderatorit e te keshilloj qe te shkosh te nje puntate tek Arjan Cani se je personazh i denje e ka nevoje per kesi rrypash!Jam i binur qe ne mentalitet tek “lisat e malit” ekziston “toka e xanun”,”emri i xanun”.Ja edhe nje aresye me shume se perse ky vend do kohe me u ba perserisa ne keto faqe gazetash bejne komente rrypa te kesaj kategorie!Do tregohesh legen po e nderove emrin ore rryp se ti mendon se emri eshte adrese elektronike!ha ha ha ha ha sa kom qesh!

    • Vetëm një idiot si puna jote mund të sulmojë një të panjohur , më fjalor halabaku !
      Le të ja lemë moderatorit të prcaktojë kush është Lisi !

  • From: Alban Dega
    Date: February 25, 2017 at 07:20:53 EST

    MODELI MAQEDONI APO PROJEKTI
    PUTINIST I BANDES SE BERISHES

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    A nuk e pohuan me gojen e vet lideri de jure Lulezim Basha, UDB-shet Sali Berisha, Flamur Noka, Aldo Bumci e shume telalle te Mafias se kjo proteste organizohet sipas modelit Maqedon!
    Jo vetem Maqedon por edhe Serb, Malazez !?
    Cfare eshte ky model dhe kush fshihet pas tij edhe ne rastin e kesaj cadre!
    Eshte modeli i Ruskaja Intelixhensia Axhensia, Agjencise Ruse te Zbulimit, RIA, ish KGB-ja sovjetike e Vladimir Putinit qe ka filluar mesymjen ne mbare Balkanin perfshi edhe Shqiperine, edhe Kosoven…
    Kush i organizoi pergjimet e niveleve me te larta shteterore ne Maqedoni!?
    Kush kurdisi komplotin per vrasjen e ish- kryeministrit te Malit te Zi diten e zgjedhjeve!?
    Kush sajoi gjoja atentantin ne pergatitje dhe municionet kunder Vucicit ne Serbi!?
    Kush organizoi qendren kryesore te sajimit te lajmeve te rreme per zgjedhjet e fundit ne SHBA kunder Klintonit dhe stafit te saj !?
    Kush!? Disa cunake te Veleshit !? Me vjen per te qeshur e per te qare njekohesisht !!!
    Jo vellezer e motra ishin ujqer te vjeter te ish- KGB-se sovjeto- ruse, RIA-s se Putinit, specialiste te mbaruar te kibernitikes dhe te gjuhes angleze, qe kane arritur te futen deri ne makinat e numerimit te votave ne shtetet vendimtare te votave amerikane, per cka jo rastesisht kembengulin si mushka Berisha , Noka, Basha, Mediu, Pollo… te lidhur me njemije e nje fije te fshehta qysh ne mosha gjimnazi me KGB-ne, UDB-ne, Asfaline… me dreqin e te birin e tyre antishqiptar!
    Ndaj largohuni nga ajo cader! Sot! Neser mund te jete teper vone.
    Ajo eshte cadra e modelit Maqedon de jure e RIA ruse de facto modeli i Sali Berishes dhe Mafias se tij jo e juaja!
    Vigjilence vellezer e motra qe na bashkon shqiptaria, gjuha, gjaku kombi !

    Syceltesi!

    Pse ?! Sepse lufta e tyre per dekriminalizim ashtu si ajo per mbrojtjen nga vjedhja e votave … 4 muaj para se ato te zhvillohen e tre muaj para se te filloje fushata elektorale eshte maska, sebepi, preteksti!
    Rimarrja me komplote, pazarlleqe te pista, me Kale Troje ala Vangjel Dule, ala Agron Duka, ala Ylli Manjani, ala Blendi Koran Toptani e Artur Zheji, ala Fatos Lubonja e Artan Fuga, ala Sazan Guri, ala Genc Pollo. ….ne tavoline e nen rrogoz ala RIA, edhe te pushtetit politik per te ruajtur e mbrojtur me cdo kusht Dinastine e pushtetin ekonomik nga shteti ligjor e Vetingu nga kryereforma e te gjitha reformave te kesaj qeverie reformatore!
    Cfare nuk mund te beje Sali Berisha per pushtet!?
    Per pushtet Sali Berisha nxorri ne prite e vrau Azem Hajdarin! Sali Berisha per karrike e pushtet vrau Azemin por sic e kame shkruar ketu e 18 vjet me pare eshte gati te vrase edhe Shkelzenin!
    Cfare jeni ju per Sali Berishen realisht !
    mashe, nje vegel per pushtet! Ushtare, numerore, mercenare pa asnje vlere sapo te arrije qellimin e tij!
    Cfare nuk mund te beje ai dhe modelistet e tij ala Maqedon domethene ala RIA per te rifituar e ruajtur sundimin e tyre politik, ekonomik, financiar !?
    Ne bashkepunim edhe me RIA-an , edhe me DIA-an, ish- UDB-ne serbe, me Asfaline greke… Sali Berisha mund te urdheroje hedhjen e nje shashke apo granate, apo qelloje kunder cadres suaj!
    Kur vrau krahun e tij te djathte Azemin per pushtet cfare jeni secili e te gjithe ju per ate!?
    Kjo do te nxirrte situaten nga kontrolli e mund te krijonte tragjedi te reja per familjet tuaja dhe per kryefamiljen tone mbare Shqiperine .

    Nena e te gjitha te keqijave!

    A nuk veproi keshtu po ky Sali Berishe me vrasjen e Azem Hajdarit duke organizuar nje grusht shteti klasik qe vetem bythelepirja e Fatos Nanos, qe e shkerdheu per 4 vjet ne birucat e Bences, e shpetoi nga burgu i perjetshem qe do te merrte ne cdo shtet me te vertete demokratik te Botes… Te mos harrojme dhe tragjedine masive te 1997-es ! Eshte teper heret per ti harruar ! As Gerdecit! As Otranton… as… as …
    Shen Petersburgu e Moska, Nena e Serbise , Rusia eshte nena e te gjitha te keqijave per shqiparet si popull e si komb, per Shqiperine si shtet historikisht.
    Cdo sakatim e copetim i trojeve shqiptare, cdo masaker serbi- malazezo- maqedono- greke ne to, sic e ka pohuar edhe vete Trocki, kane intrigat, komplotet dhe bekimin e Rusise!
    Jo vetem agjentet e UDB-es Sali Berisha e Lulezim Basha, Flamur Noke Stanishici e Fatmir Medihoxha, Genc Pollo e krejt Korporata e tyre e krimit te organizuar dhe atdheshitjes, por edhe vete Moska hoqi sot maskat e doli hapur kunder qeverise me te suksesshme, me reformatore dhe me ala amerikane e properendimore ne historine e Shqiperise.
    Si Putini edhe zagaret e tyre te Tiranes do korrin disfate te turpshme perballe 97 per qind te shqiptareve qe perkrahin Reformen jetike ne Drejtesi, Vetingun, SHBA-ne e BE-ne.
    Kur Enver Hoxha ca pushke me gjalme e topa te ndryshkur gjermane trofe lufte i perzuri me bisht ne shale kete shtrire te vjeter dhe krejt Trajtati e Varshaves, Shqiperia ne NATO dhe aleate e Amerikes u mall daten si Putinit edhe kelysheve te tij te Tiranes!
    Shqiperia eshte e shqiptareve jo e tradhetareve dhe e zagareve !

  • Subject: Re: OPINIONE: MARIONETAT
    Reply-To: agim neza <[email protected]

    Sent: Friday, January 31, 2014 7:10 PM

    Subject: OPINIONE: MARIONETAT

    Opinione
    MARIONETAT ….

    Sabelotodo es sabelonada, thone spanjollet

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Ata dine gjithcka… Gjithcka e per gjithcka… Jane mjeshter e specialiste, eksperte e njohes te shkalles me te larte, fjala e fundit e politikes e ekonomise , artit e mjekesise , kultures e arsimit, te financave e ceshtjeve ushtarake, te shkences e te teknikes … te armeve kimike edhe atyre termoberthamore… Ata dine e njohin gjithcka. Enciklopedi e gjalle e cdo fushe
    Shume pak…. Nuk do te jete e larget dita kur do te na shpikin ndonje arme te re… apo mrekulli te tete te njerezimit.
    Te njejtat fytyra. Te njejtat fjale. Te njejtit persona… Kurdo e kudo. Tek Topchanal e tek Klani. Ne Vizion Plus e ne Koha TV… Ne RTSH e ne RTK… Kudo e kurdo. Per gjithcka e per cdo gje. Lum Shqiperia e Kosova, lum Maqedonia e Mali i Zi, lum Lugina e Presheves e lum Cameria, lum shqiptaria qe i kemi.
    Sabelotodos… Ata qe dine gjithcka, thone spanjolle per keta sojesez analistash e publicistash, gazetaresh e rrota…k…, sipas gjuhes celulare te Fatos Nanos me mikun dhe servilin e tij Zheji

    Deliri i madheshtise apo deliri i marrezise

    Xhorxh Uashingtoni e Winston Churchilli, Abraham Linkolni e Sharl De Goli, Bill Klintoni e Toni Bllejer, Henri Kisingeri e Ten Hsiao Pini, Golda Mejer e Mahatma Gandi… Albert Ajnshtajni e Isak Njutoni, Bill Gejtsi e Steve Jobsi… Sulzburger e Larry Kingu… Skenderbeu e Nene Tereza …., ” The New York Times” e “ The Times”, CNN e BBC… Euronews e Raiuno… jane nje hic para tyre.
    Lum si ne shqiptaret qe i kemi keto koka te medha .
    Ketu e gati 150 vjet me pare rilindasi mendjendritur Sami Frasheri ka bere radiografine e shkelqyer te kesaj mendesie dritshkurter shqiptare:
    – Cdo shqiptari i duket vetja i perkyrer , por mjafton te degjoje vetem pese per qind te asaj qe mendon ai per vetveten nga goja e dikujt tjeter dhe ai eshte i kenaqur.
    A mund te gjesh pershkrim e vezhgim me te perkryer per delirin shqiptar te madheshtise se ky i Sami Frasherit. E sic thone amrikanet Deliri i madhshtise nuk eshte vecse deliri i marrezise.

    He si tu duka… !?

    E sa dalin nga mejhanet e kurverise apo kamerat e TV-se, nga ditlindjet apo vdekjet, nga gazmendet apo deri edhe funeralet .. si askush tjeter ne shqiptaret pyesim familjaret apo kanakaret, dashoret apo inatcoret, shoket apo miqte….
    – He si tu duka !?
    U jane merzite edhe grave e femijeve te vet ne shtepi qe mezi presin te perzene prej sysh.
    Na cajne menderen dite e nate, nate e dite sa ne nje ekran ne nje tjeter, sa ne nje gazete ne nje reviste me te njejtat llogje Kavaje apo pallavra Paruce.
    U jane merzite e shkaktojne alergji tek shikuesit e lexuesit qe mezi presin te mbarojne perrallat e tyre ruse me salce kineze apo nderrojne kanale per te shpetuar prej marrezive te tyre.

    Pse !?

    Pergjigjen e keni tek "Opinionet" e 30 janarit 2014 te Blendi Fevziut me Ministrin e Brendshem Saimir Tahiri ne Televizionin “Klan” dhe tek kronikat e séances se djeshme te Kuvendit Popullor te Shqiperise. .
    Tre prej ketyre "yjeve" te analizes mediatike shqiptare Artur Zheji dhe Artan Hoxha “ Presidenti me gishtin e Berishes ne prapanice ,dhe Blendi Fevziu dora vete jane deshmia me e qarte e marrezise jo vetem te medias, por edhe te krejt politikes dhe mendesise shqiptare.
    Skenat e fjalimeve ala Fidel Kastro te Sali Kadafit, replikat pafund te tij me cilindo qe mendon e vepron ndryshe nga mendja e tij e cartun, kacafytjet verbale te sejmeneve te tij sipas porosive dhe urdherave te tij ne altarin e demokracise shqiptare, Kuvendin e Shqiperise ishin preludi dhe udhezuesi i "Opinioneve" te Fevziut.
    Ekranet e celulareve te tyre jane edhe vete ekrani i persosur i marrezise dhe mendesise se pandryshuar ketu e gjithhere shqiptare te stigmatizuar aq sakte nga Samiu i madh ketu e 150 vjet me pare. Eshte ekrani i turpit jo vetem i medias por edhe politikes, i mendesise se marre, shkurt i krejt marrezise shqiptare.

    Pasqyra e marrezise shqiptare

    Ekranet e filmuara te celulareve te ish- kryezedhenesit te qeverise dhe shtetit shqiptar Artur Zheji, “ish- kandidatit surprise” te Sali Berishes per President i Shqiperise Ardian Hoxha, jane deshmi e gjalle dhe pasqyre reale e kesaj marrezie shqiptare.
    Ato jane denoncimi dhe demaskimi i persosur i krejt mekanizmit te lidhjeve okulte e marredhenieve mafioze midis politikes dhe medias, i pushtetit politik dhe atij mediatik, i korruptimit total te te gjitha hallkave te pushteteve ligjor, zbatues, juridik, mediatik… i pushteteve numer nje, numer dy, numer tre, numer kater… i te gjitha pushteteve reale ne Shqiperi.
    "Yjet" e medias shqiptare e marrin ndricimin , guximin, frymezimin, udhezimin, veprimin, komandat, urdherat nga dy dinosauret, nga dy kucedrat e politikes shqiptare te 23 vjeteve te fundit Fatos Nano dhe Sali Berisha, nga klanet e pjella e tyre e deri niperit e mbesat, tek dhenduret e kollovaret e tyre.
    Nuk eshte fjala vetem per Blendi Fevziun e Artur Zhejin, per Artan Hoxhen e Prec Zogajn, per Klodiana Lalen e Cim Peken, per Andi Bushati e Sazan Gurin e … por edhe per deputete e ish- ministra qe nga Arben Imami e Enkeled Alibeaj, Kastriot Islami e Albana Vokshi, Flamur Noka e Genc Ruli… per cdo hallke te klaneve politike Berisha- Nano, fatkeqesia e politikes, ekonomise, financave , fatkeqesia e mallkimi i shqiptareve dhe Shqiperise si shtet ne keto 22 vjet e fundit.

    Miti dhe realiteti

    Secili prej ketyre hallkave mediatike e politike u duket vetja i perkryer, sic thoshte Samiu . Jo vetem kaq, por dhe si koka Zeusi, Sabelotodo. Ky eshte miti. Po realiteti!/
    Realiteti eshte ai i ekraneve te celulareve te Hoxhes dhe Zhejit, te Fevziut, dhe ….
    Realiteti tregon qarte se secilit dhe te gjithe ata vec e vec apo te marre se bashku nuk jane gje tjeter vecse marioneta, kukulla qe komandohen nga Berisha apo Nano, Nano apo Berisha , fatkeqesia e Shqiperise.
    Si te tille edhe keto marioneta jane jo vetem fatkeqesia e vetvetes, por edhe e shqiptareve dhe Shqiperise qe jane te detyruar te degjojne llogjet, porosite urdherat, komandat pa fund te Nanos e Berishes, te Berishes apo Nanos.
    A nuk u kujtojne keto skena turpi e marrie mbledhjet e dikurshme te Byrose Politike e plenumeve te KQ te PPSH-se, RTSH-ne qe ne fakt ishte e RTPPSH-se kur te gjithe gerxhot e tyre flisnin si ai Qoftelargu, thoshin cka u thoshte ai Qoftelargu, lavderonin apo ndeshkonin, syrgjysnosnin apo varrosnin per se gjalli apo se vdekuri cilindo qe donte vetem ai Qoftelargu, dora vete. I vetmi ndryshim ishte teknologjia por jo produkti. Atehere nuk kishte celulare…
    Marionetat jane shume me te vjetra se celularet… Ato mbeten marioneta. Jo dosido!
    Marioneta qe dine gjithcka… Sabelotodos… Sabelotodo es sabelonada, thone spanjollet.
    Pra, ata qe dine gjithcka nuk jane gje tjeter vecse ata qe nuk dine asgje !

    SHTESE: Lukunise se marionetave, prostitutave te mediave kurva ne sherbim te politikes karakurve shqiptare po i shtohen mantenuta te reja cdo dite….
    Do te vecoja "Profesorin" e Plepave Agron Gjekmarkaj e Romeo Gurakuqin jo vetem per peshtirosjen deri ne krupe edhe te vete fjales servilizem
    politik por edhe te padijen, analfabetizmit gjuhesor… Vetem ne pese paragrafe te nje "analize te botuar para nje muaj ne gazeten " Panorama" numerova plot 115 gabime fatale ortografike, 74 fjale te huaja jo vetem te panevojshme ose me kuptim tjeter per tjeter, kuptim te kundert !
    Pse? Vetem nga padija madhore, mosnjohja e plote e gjuhes shqipe, moskuptimi i plote i gjuheve te huaja, prirja per te shitur mosdijen si dije te shkalles siperore!
    Te mos dish nuk eshte mekat…
    Te shesish padijen per maje te dijes eshte maja e gomarllekut, thoshte filozofi i madh kinez Konfuci!
    Ndalova leximin sepse me erdhi te villja… Ma coi tugen nga prapanica, sic thoshte babai im i nderuar!
    Bera nje pergjigje qe "Panorama" " e pavarur" nuk e botoi kurre sepse Agron Gjekmarkaj eshte jo vetem marioneta me e peshtire e PD-se por edhe mantenuta me e vet shperdoruar e Lulezim Bashes!
    Mjere studentet qe u jep cmesim Agron Gjekmarkaj!

  • Sent from my iPhone

    Begin forwarded message:

    From: Alban Dega
    Date: October 19, 2017 at 04:08:13 EDT

    Pak mendime me shume fakte

    ” BYZYLYKET ” E SAIMIRIT DHE MILIONAT E SALI… FLORIRIT …

    … apo kur kryehajduti therret kapeni hajdutin !

    – Nga Alban Dega , Nju Jork

    Dje Sali Berisha bekoi Aleancen e re te kusari- Mafise. Aleance e re me rrenje te vjetra ne … Gerdec, ne Otranto, ne Bulevardin ” Deshmoret e Kombit”… kudo ne Shqiperi, nga Jugu deri ne Veri.
    Bekimi eshte nje akt i shenjte… Por ky bekim tingellon teper ogurzi. Teper ogurzi sepse vjen nga ai qe ishte dhe mbetet oguri me i zi per shqiptaret e Shqiperinene keto me shume se 25 vjetet e fundit.
    Cdo e keqe ka edhe te miren e vet. Cila eshte e mira?
    Duket se eshte nje bekim para kercitjes se prangave ne kycet e ogurzinjve dhe faqezinjeve te Shqiperise dhe shqiptarise.
    I pari ne liste Berisha I… I dyti Berisha 2- Xeni, i treti Berisha 3 Fatmir Mehdi Gerdeci, adjutanti i Berishes 2. I Katerti Lulezim Bashe Autostrada e Kusarise, Otranto +, I pesti …. I teti Like Floriri… I nenti ne tunxh Adriatik Palla….
    Mafia shqiptare dhe ajo nderkombetare me ne krye ate Italo- Serbo- Greke eshte ne panik total.
    Denoncimi shpetimtar per Shqiperine e shqiptaret i Ambasadorit te nderuar amerikan Z. Donald Lu per kater bandat dhe 20 familjet mafioze, njoftimi i kryeministrit shqiptar Edi Rama per ardhjen e eksperteve te FBI-se dhe DEA-s amerikane per hetimin dhe luften kunder krimit te organizuar, narko e human trafikut dhe Mafias jo vetem shqiptare, vetingu ne drejtesi qe eshte ne hapat e fundit te organizimit dhe fillimin e veprimit konkret ndaj folese se grenxave te Korporates se krimit te Organizuar ka shkaktuar panik, hutim dhe alarm ne kupolen e saj jo vetem ne Shqiperi por edhe ne Rome, Athine e Beograd.
    Aq panik sa para se te shkoje para Gjykates se Ligjit, dosja mbi 400 faqeshe e hetimeve te Antimafias dhe Antidroges italiane u denkonspirua se pari nga Sali Berisha dhe mediat ne sherbim te tij.
    A ka alarm me te madh dhe panik lemerites se ky skandal i pashoq i publikimit te nje dosjeje hetimore pa filluar akoma gjykimi i saj nga Gjykata ligjore Italiane !?
    Edhe me alarmante kete situate e bejne thirrjet ala enveriste te Sali Berishes dhe shpures se tij politike dhe mediatike per burgosjen e Saimir Tahirit vetem sepse kusheriri i tij i dhjete apo edhe i pare qofte ai permendte emrin e tij ne biseda ndergangsteresh, narkotrafikantesh e kriminelesh , kur jo mbi koken e kusheririt, por te djalit te tij biologjik Shkelzen Berishes dhe se pari te vete atij rendojne akuza te perbindhsme deri edhe per krime kunder njerezimit si urdherat e tij per goditjen me aviacion e napalm te popullsise civile shqiptare ne Jugun e vendit, masakrat e perbindshme qe vrane e sakatuan mbi 10 000 shqiptare te pafajshem ne pranvere- veren 97, mbi 175 bashkevendas te vrare ne vendlindjen e tij Tropoje ne 98-99-en, qe masakruan 26 e sakatuan qindra te tjere ne Gerdec, qe urdheroi ekzekutimin e 4, plagosjen , rrembimin e torturimin e qindra protestuesve krejt paqesore me 11 janar 2011 ne Bulevardin ” Deshmoret e Kombit ”
    Jo vetem kaq, por lincoi, levizi e syrgjynosi edhe prokuroret qe po hetonin Hiroshimen shqiptare Gerdecin . Fshiu servrat e Kryeministrise duke zhdukur provat e urdherave te tij vrastare , ” lavirosi” Kryeprokuroren e Pergjithshme te Shqiperise, duke e zevendesuar me nje Bude te krimit si Adriatik Balla, gjysmagjelin e tij 50-50 me Ilir Meten ne sherbim te tyre, ne sherbim te Mafias dhe Korporates te krimit te organizuar. kembe e koke nga vete ai , qe edhe sot pas doreheqjes hipokrite e mashtruese komandon jo vetem PD-ne, por edhe strukturat paralele te krimit Mafias qe vrasin e presin, sic vepruan me Trebicken e Olddashin, Artan Santon … e cilindo qe rrezikon ” shtetin paralel” te krimit Mafias se vet.
    E Adriatik Balla merr guximin edhe te kerkoje takim special me ambasadorin amerikan ne Tirane Z. Donald Lu qe nuk la shpifje e sulm pa bere kunder tij dhe Reformes ne Drejtesi !!!
    Cfare do ti raportonte dudumi Balla Washingtonit!?
    Ato qe bosi i tij Berisha e mediat ne sherbim te tij kishin botuar dy a tri dite perpara!?
    E kujt ambsadorit te superfuqise boterore qe di Sali Berishen e co, per cdo politikan e jo vetem politikan jo vetem shqiptar por ne mbare Boten shume me teper se ata dine per veteveten.
    Dine cka jo vetem ata dine por edhe cka te tjeret dine e thone per ta , perfshi edhe Mafian jo vetems hqiptare por edhe nderkombetare !
    Jane sot ne hapesire mbi 7 000 satelite jo vetem por mbi te gjithe amerikane dhe qindra mijera syshqiponja amerikane qe po te duan numerojne edhe sa here merr frym jo vetem Sali Berisha e Edi Rama , Ilir Meta e Saimir Tahiri, Visho Ajazi e Adriatik Palla….
    Hajde kryeprokuhor ne sherbim te kryehorave e kaponbandave, kryemafiozeve qe ka pese vjet qe gerhin si derr i majmur mbi dosjet e krimit, qe nuk coi para drejtesise e ligjit asnjerin prej tyre !
    Pse ?! Sepse ata qe e vune ne ate post e vune qe tu sherbeje atyre dhe klanit te vet e jo shtetit ligjor dhe drejtesise, Mafise e jo Shqiperise! Lanet !?
    Edhe shperthimi i tollovise politike te opozites , zhurma e gjurulldia politike e mediatike e diteve te fundit eshte nje loje e ndyre dhe djallezoree kesaj Mafia shqiptare e nderkombetareper te krijuar tension dhe rremujen e rastit per te vonuar dhe sabotuar Vetingun ne Drejtesi, ne Polici dhe Politike e integrimin ne BE..
    A mendoni se eshte rastesi qe me shume zhurme politike e mediatike u be keto kater ditet e fundit per 3-4 permendje te emrit te Saimir Tahirit nga nje bande narkosh, per dy byzlyke qe ata gjoja i kishin dhuruar, per 30 000 euro apo 5 milione dollare apo euro fushate elektorale, gjysma e parave qe perfitoi kreu i PD-se Lulezim Basha dhe familja e tij zhvati nga kandidatet per deputete per ti futur ne lista, apo sa 1/7 e perftimeve qe Sali e Shkelzen Berisha, Ilir Meta kane perfituar vetem nga afera mafioze e antishqiptare e CEZ-it, e denoncuar ligjerisht me fakte, prova dhe deshmi nga nje avokat ligjor i saj.
    Per politiken kobzeze e mediat ne sherbim te saj kane me rendesi thashethemet e disa banditeve e narkotrafikanteve se provat e faktet e nje mbrotjesi te ligjit qe implikon kreret e politikes shqiptare Berisha, Meta e co. Pse !? Sepse krahas parase e pasurive te popullit e shtetit te vet, Mafia blen e udhezon edhe median e korruptuar shqiptare krejt ne sherbim te saj.
    Nuk ve doren ne zjarr per asnje politikan shqiptar. Aq me pak dua te beje avokatin e Tahirit. Por themeli i drejtesise e shtetit ligjor ne mbare boten e demokratike eshte se cdo njeri eshte dhe supozohet i pafajshem para se fajesia e tij te provohet nga gjykata ligjore !
    Te dalesh mbi kete parim universal te drejtesise bashkekohore e te besh thirrje e kushtrime ala enveriste e ala Gardistesh te Kuq ” Armiqte ne Litar” apo ” te sulmojme shtabet e kunderrevolucionit” eshte sic vepron Sali Berisha duke bere thirrje per arrestimin e burgosjen e Saimir Tahirit apo kujtdo qytetari te Shqiperise eshte sirene alarmi per rrezikun shoqeror qe kane despote te tille ala Luigji i 14-te. Eshte pikerisht kjo mendesi stalinisto- enveriste, eshte politika e impunitetit qe e ka cuar ne kalbezim e degjenerim te plote, ne kolaps te mirefillte drejtesine e shtetin ligjor shqiptar.
    Po aq antidemokratike e ala kastriste jane thirrjet e Lulezim Bashes e Monika Kryemadhit, te Ylli Manjanit e Mark Markut e co. per cadra e psuhtime sheshesh, per gjurulldi e trazira qytetare qe kane synime te njejta si ato te Sali Berishes e co. te zgjasin sa me shume jeten impunitetit dhe antishtetit.
    Cdo thirrje per trazira e destabilitet eshte nje kushtrim per mbare shqiptaret per te mos rene viktime te atyre hienave politike, eshte nje thirrje per zbatimin sa me pare te Vetingut.
    Veting ne drejtesi !
    Veting ne polici !
    Veting ne politike !
    Veting pa meshire e pa dallim e pa asnje perjashtim te askujt as ne pozite e as ne opozite !
    Kemi lindur dhe jemi para Zotit dhe para Ligjit si te barabarte!
    Veting !
    Perndryshe Shqiperia kurre nuk do te behet shtet, shtet i demosit te vet!
    Perndryshe Vetingu do te deshtoje pa filluar akoma !
    Perndryshe Vetingu do te quhet u mbars mali e polli nje mi !
    Nje mi i ngordhur pa lindur akoma !

  • Per te madhin V.Malaj.
    Nuk kam cfare te them.I persosun ne ate te “shkreten”lapes”.Nuk e len nji here te gaboj ti shkoje hamullishtes.Artikujt e TIJE jane per pastrim radikal qeverive dhe pusht pushtetit te katerte.
    Per kuriozitet:
    Jam ne pritje te ndonji artikullit!!!
    A man o Burre .Po si nuk gabon te shkruash njihere si gjithe “koleget” e tjere gazetare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *