E ashtuajtura “paketë anti-KÇK” që zëvendëson Prokurorinë dhe Gjykatën me “njësi të posaçme të policisë në 12 qarqe” vjen pikërisht në ditën kur u emëruan prokurorët e parë të SPAK dhe u njoftua se struktura e shumëpritur do jetë gati të nisë punë në dhjetor.
Përvecse rrëzon liritë bazike të qytetarëve, zhduk institucionet dhe garancitë kushtetuese, “paketa” njëherazi është prova se qeveria ka humbur edhe besimin në reformën në drejtësi, ose nuk e ka patur kurrë seriozisht atë.
E parë në tërësinë e saj ajo është një lapidar i arrogancës dhe paaftësisë, thellim i rrumpallës në një vend ku Kryeministri pasi akuzon Presidentin për shkelje Kushtetute, e shkel atë vetë me të dyja këmbët.
Në vitin e shtatë në pushtet KM betohet se këtë herë do luftojë seriozisht krimin dhe korrupsionin.
A janë Krim dhe Korrupsion ekzekutimi i qytetarëve në 21 janar? Skandali i Unazës, mbi 40 milionë euro të kapura duke u vjedhur?
Për këto nuk ka “paketa anti” as “nisma politike” as duatrokitje memecësh, as salla komedianësh.
Mungojnë ligjet për t’i ndëshkuar këto? Duhen shkruar të reja?
E vërteta është që gjendjen këtu e ka sjellë dështimi, mashtrimi, mosmbajtja e premtimeve elektorale, korruptimi i Rilindjes njësoj si ata që zëvendësoi.
E vërteta është që ai që vret, ai që vjedh, ai që abuzon me pushtetin, duhet të ikë. E vërteta është që i paafti duhet të ikë.
Por për timonierin njësoj si dhe për ata që ka përballë, të gjithë mund të ikin, veç tij, veç tyre.
Të gjithë duhet të ndëshkohen veç tij, veç tyre.
Ndërkohë ata janë autorët e vërtetë të këtij kaosi; ata janë klasa e dështuar dhe e degjeneruar politike e Shqipërisë.
Por ata nuk preken kurrë nga asnjë “paketë”.
Republika e Surelit dhe Republika e Lalzit nuk preken
Ato janë bashkë kundër Republikës së Shqipërisë
Nuk janë as kundër, as përballë njëri tjetrit.
Ata janë bashkë, përballë tyre është Shqipëria e heshtur e mendimit, që vlon, por është e frikur nga bllokimi dhe mungesa e alternativave.
Secili mund të pyesë veten nëse duhet të vazhdojë të paguajë për krimet, gabimet, abuzimet, narcizmin e tyre pa fre, egon e panginjur për pushtet.
KÇK është Kap Ça t kapësh – thotë babloku i ymerëve.
MÇB është të” Mos e Çash B.. “ – thoshte dje, po me gjuhën e ymerëve, një lexues në forumin e Dita online.
Të mos e çash b… për Shqipërinë, për institucionet, për atë që lë pas.
Të drejtosh çdo energji, çdo resurs, çdo burim, të mendosh vetëm për pushtetin dhe imazhin tënd gjithsesi të rremë politik, të rrënosh gjithëka në emër të tij, të përdorësh çdo dredhi, intrigë, maskë për të mbajtur një pushtet që nuk e meriton.
Pas meje, qameti – siç thosh dikur “Doktori”
Rruga e ndryshimit afatgjatë nuk janë paketat e shpifura që çojnë në fashizëm.
Rruga është ndërtimi dhe forcimi i institucioneve, jo e kundërta.
Rruga është rënia e kultit të njëshit, rënia e kryetarokracisë, hapja e tregut politik nëpërmjet zhbërjes së paktit famëkeq të 2008, demokratizimi i brendshëm i partive dhe rrjedhimisht i pushtetit politik dhe shoqërisë, hapja, liria dhe kërkimi i përgjegjësive te vetja, jo mbyllja, gjetja e fajtorit tjetërkund dhe papërgjegjshmëria.
Karikatura e përdorur sot në faqen e parë të Ditës është përdorur në numrin e saj të parë në 1 nëntor 2012.
Simbolizon kapjen e pushtetit, rrënimin e institucioneve, shpërfilljen e kritikës, narcizmin, pispillosjen, hajdutllikun dhe gjithçka vjen prej tyre.
Po e përdorim sot për Ramën; ai është tashmë aty ku ishte Berisha në nëntorin e 2012.
Dita

Shqiperia është një ndër vendet e rralla të kontinenti per sa i përkët eksperimenteve!!
Të gjitha qeveritë në Shqiperi që pas shpalljes pavarësisë kanë bërë eksperimetë më popullin e tyrë,perjashto ketu qeverinë e Ismail Qemalit.
Në kohën e monizmit eksponentët kryesor të politikëbërjes në Shqiperi kanë nderruar dhjetra herë strategji sipas nevojavë tyrë gjithnjë më gjellimin e vetëm per të siguruar paprekshmerinë e pushtetit tyrë.
Enver Hoxha bërI tre eksperimente të cilat i kushtuan shtrëjtë qytetarevë shqiptarë.
1)Lufta klasorë.
2)Ndalimi i besimit fetarë.
3) Tufëzim blektorisë.
Të tre këto eksperimentë i sollen mjaftë probleme sistemit dhe qeverisë moniste.
Mirpo nuk ju rreziku asnjë çastë karrigia e pushtetit as Enver Hoxhes as PPSHsë.
Duhët theksuar së asnjë nga ish vendet komuniste nuk i praktikoj aq haptazi keto tre ide eksperimentale sikurse Enver Hoxha.
Kina Kuba dhe Brazili ishin vendet që ndiqnin politikën M&L pra vende komuniste por kurrë nuk e ndaluan besimin fetarë.Lejuan ekonominë e lirë madje luften klasorë e bënin më shumë dinakeri.
Ndersa Enver Hoxha dhe udheqesja e PPSHsë çdo nismë eksperimentale e bënin hapur madje e propagandonin si një gjetjë të persosur pa dashur t’ja dinin per pasojat në korriz të popullit.
Pas rënies së monizmit thuajsë e gjithë kjo epokë gati tridhjetë vjeçare është totalisht kohë eksperimentësh ku secila parti që rremben pushtetin shpik “strategji” të re pa dashur t’ja dijë per ligjet dhe kushtetutën e vendit.
Më pak fjalë Shqiperia po mbushë gati tre dekada që drejtohët kuturu pa ligje dhe pa kushtetutë.
A mundët një shtet e një popull të ecin perpara KESHTU???
Prandaj sot shqiptarët janë mosbesues të kësaj klasë politike, është shndërruar në një laberator kllonësh ku ligjët i krijon dhe i oborton aq sa hërë u kercënohën interesat karriera dhe pasuria.
Dhe quditërisht bërëjn dhe zhbërjen e ligjevë e maskojnë më nofken tashmë të njohur “reforma”!
Imagjinoni sot pas tre dekadave nga renia monizmit asnjë politikan asnjë qeveritarë ose ish nuk është denuar asnjë ditë per korrupsion paçka se lumi akuzave ska të ndalur kunder njeri-tjetrit..!
Shqiperia uropiane shoku, kavie eksperimentale e perendimoreve dhe muzhikeve rus, keshtu e themeluan qysh me 1913,
Analizen e ben drejt, por e perdredh tek perfundimi.
Mos min o se mund te genjesh tjeter vec vehtes tende.
Arben Lila Fier.
Bota po lidhet me Ruset dhe jo me Ameriken dhe Evropen e mbushur me pederaste dhe pedofila qe jame miqte e Jeffrey Epstein
dhe brazili qeka komunist??
më paska shpëtuar kjo pjesë e jetës!!
Ahahahaha…autocensure, je dreqi vete! Por mos moho fatin qe ke se ja, te del nje PRENG lezhian dhe te ben me dije se edhe Pele’ e Zhairsinjo paskan qene kampione bote nga nje vend komunist! (o Zot, meshiroji se nuk dine c’thone).
Enver Hoxha i beri ketij populli te mirat me te medhaja dhe jo ta bente Bordell Te Cifuteve qe duan te marrin Shqiperine. Lufta e klasave duhet sepse te pasurit shiten Shqiperine ndaj te huajve dhe kur ju mor pasuria ara e urrenin pushtetin Popullor. Feja duhej te ndaloheshe se ka sjell vetem vallavrasje dhe prapambetje ne Shqiperi. Tufezimin e Beri Ramize sepse ne are kohe Enveri oshte Shume i semure.
okej Tigër ! ✈
Diktatura komuniste nuk ka ra, poru konvertua në te majtë e të djathtë e në djallë e gjysëm brënda, prandaj dhe riciklimi i botës së krim-korripsionit-ekstremist-imoralo-politik vazhdon të dominojë në të tre pushtetet, plus pushtetin lokal dhe atë pjesë të biznesit edjas që si lavatriçe vazhdojnë të pastrojnë lekët e pisët dhe t’i bëjnë avokatinë krimit, nën moton nga i jati tek i biri, nipi apo mbesa dhe një djallë e gjysëm pas. Gje që rrevoltojë popullin, USA e BE që të kërkonin me forcë Reformën në Drejtësi, Vettingun dhe ligjin e Dekriminalizimit, ligjë që u perdhos në të dyja rizgjedhjen e fundit, ku populli në shumicë i nxorri të dhjerë, por krenarë. Prisni se nuku keni parë gjë akoma, atë që nuk do t’a bëjë populli, do t’a bëjë Zoti por do të ketë një cmim të madh. Doni apo nuku doni ju o mijëkënetash, e mizakali Drejtësia do të BËHET.
Kjo strukturë speciale në duart e kryeministrit fiton atributet e Sigurimit të dikurshëm të Shtetit, që mund të të përgjojë, hyjë në krevat, në llogaritë bankare, tek pronat, tek telefoni, të hetojë dhe ndalojë pa pyetur as prokurorinë dhe as gjykatën. Pasuria, konfidencialiteti dhe gjithë jeta e qytetarit lihet në dorën e një polici, jashtë “radarit” të organeve të drejtësisë. Praktikisht Rama ka vendosur diktaturën, flasim për ata që e mbajnë mend çfarë ka ndodhur në kohën e Enver Hoxhës, kur ishe nën mëshirën e Sigurimit dhe partisë
Teksa ka shmangur tërësisht SPAK dhe Byronë Kombëtare të Hetimit, kreu i qeverisë ka ngritur një strukturë paralele speciale e cila do të drejtohet nga policia e shtetit, për të hetuar të gjitha veprat penale që parashikon dhe institucioni i ri i drejtësisë, SPAK.
Njëherësh ai bën me dije se kjo strukturë do të hetojë edhe individët përfitues të buxhetit të shtetit, përmes koncesioneve, PPP-ve, subvencione dhe tenderimeve të cilat gjithsesi janë në dorën e kryeministrit të radhës, duke përbërë një konflikt të thellë interesi.
Disa thone qe e ka kot.
Po a do te votohet???
Eshtë e sigurtë se do të miratohet, pasi kreu i qeverisë kërcënoi deputetët e tij me përjashtim nga grupi parlamentar i PS nëse votojnë kundër.
E verteta eshte se nga neni 35 e më pas, kjo paketë del “jashtë kontrollit”.
Kujtoni “Fundin e Marrëzisë”, kujtoni policinë e Tahirit, “Policia që duam”, “Forca e ligjeve”, u tha se “do bëjmë namin me të fortët e lagjeve” etj. Kanë rezultuar të gjitha marrëzia e fundit. Pra, u mbars mali dhe polli një mi, kjo është tradita.
Polli nje mut stermuti dobicin e Zogut. Dhe po e ben tepke feudalizem me agallare e qehallare. Dhe Tanzimatin e ka ngritur. Vete eshte Padishahu qe ka mundur dhe vete Skenderbeu
Keto thagma i kemi peshqesh sepse ka deshtuar Reforma ne Drejtesi.
Ka degraduar Reforma në drejtësi, e votuar në kuvend duke shantazhuar deputetët, e mbështetur me para euro- atlantike dhe e propaganduar me videot e ambasadës amerikane.
Po t’i shtosh asaj edhe dhjetra gropa të tjera, si ngërçi për funksionimin e shkollës së magjistraturës, kalvari sorollatës për të ngritur KLP dhe KED, konkluzione skandaloze të Vettingut, si ato për Donika Prelën, një zgjedhje “sui generis” si ajo e Arta Markut, nuk e ke të vështirë të shohësh përmasën e dështimit.
Ai vjen kryesisht nga dy gjëra: nga një nismë që u konceptua si eksperiment me kavie në laborator dhe nga vullneti i pushtetit për të shfrytëzuar defektet e këtij eksperimenti.
Prandaj, këtej e tutje, sa herë flasim për reformën në drejtësi, duhet të bëjmë të heshtin ata që vazhdojnë t’u bien daulleve të suksesit.
Në çdo pikë ku ta kapësh, përpara se të ofrojë zgjidhje, ajo po shkakton probleme. Ndosha dhe për këtë fakt, apo ndoshta se kanë kuptuar përmasën katastrofale të eksperimentit që u provua tek ne, fqinjët tanë po refuzojnë të pranojnë eksportimin e tij nga BE në vendet e tyre.
Reforma ne drejtesi nuk ka qene ndonjehere e destinuar te kete sukses. Ramuti eshte per pervetesimin e te gjithe pasurise kombetare para se te humbi zgjedhjet e ardhshme. I duhet te veproje pa vonese, Reforma ishte kocka per shqiptaret qe te mblkaciteshin disa vite, aq sa i duheshin Ramutit per te realizuar vjedhjen dhe shitjen e Shqiperise.
Tani po u del pija shqiptareve, se ishin komplet te dehur.
“KÇK është kap ç’të kapësh për gjyqtarët, e para gjë që mund të thuhet “Po Reforma në Drejtësi çfarë ishte?” O do pranojmë dështimin e Reformës në Drejtësi, ose të dyja bashkë nuk shkojnë. Është një konfuzion mendor i kryeministrit, ka humbur sensin e realitetit dhe mendon se çdo gjë që i bën mirë atij, i bën mirë dhe shqiptarëve. Ky është në pushtet, i ka të gjithë institucionet dhe ndërton institucione të tjera.
Është për të vënë duart në kokë.
Fatos, Reforma në Drejtësi nuk ishte, por ësht, vazhdon. Duan nuk duan disa ajo do çohet në fund, tanimë ësht e pamundshme të ndalohet. Nga frika e saj, del Anti-KÇK. Kaq.
Kjo është për t’iu hedhur hi syve shqiptarëve, sepse kreu i bandës është Edi Rama. Kapet Muçi për 15 mijë euro, për apartamente, gjëra të vogla që hajt ta kapim. Kemi vilat e Lalzit dhe Surrelit dhe s’ka Vetting për ta. Kush është banda këtu?
Ore i degjuat duatrokitjet ne salle ju?
e pate Rrahmanin si duatrokiste?
A nuk eshte turp i madh more?
Si ka mundesi more si???
Kush ma shpjegon kete?
Ata veten në qafë paçin, nëse e ndjekin. Me këtë që po bën, ai nuk ka sensin e shëndoshë të realitetit. Këtu lind pyetja si mund të ndalohen këto veprime
doke
seicili ka veten në qafë dhe këtë se ndryshon dot askush!
e keqja është kur merr në qafë tjetrin që stë ka faj!!
Kjo vjen era diktature . Amerika dhe Gjermania po investon per reformen ne Drejtesie quajtur SPAK .Ky po i del SPAK perpara si rrushi pas te vjelave
O Rame je i vonuar ,dhe po behesh gaz i botes .Ta them kete ,se te kemi derguar disa letra personalisht ty o Rame ,ankese per bashibozukun tend ne Durres ,kur ka qene kryetar Bashkie ,Vangjush Dakon ,qe ka prishur te gjitha vendstrehimet per interesa materiale , per te perfituar m2 ndertime , plus dhene dhe toke shtese gjojaa privateve per ndertim ne trojet shteterore si me qene ne ate kohe pashai i Durrsit dhe qe eshte ne kundershtim me ligjin (Verifikoi po te jesh burre ,me qe e paske marre serjozisht )
( bashkengjitur me letren edhe harta e vendstrehimeve per qytetinn e Durrsit ,dhene neve nga zyrat tuaja ne Tirane )dhe ti nuk ke care koken , nuk na ke kthyer pergjigje , po ashtu edhe ministrja e Mbrojtjes ne ate kohe Kodheli , qe pergjigjesh personalisht ligjerisht ,tamam indiferent si ty.,prandaj o Rame sot do qe te zbatohet ligji e drejta , tamam si vellai i jot i madh Sali Berisha ish anetar i PPSH karjerist ne ekstrem dhe u ngjiz ne sekonde ne “DEMOKRAT ” ose si Erion Velia nga flamurtari i NJAFTIT u ngjiz ne “sekonde me “PS ” ,te mos harroj e beri kete kalim te ylberit mbasi perlau ndihmat qe i kishte dhene perendimi per kete levizje??
Je i vonuar o Rame dhe koha do i nxjeri ne shesh keto manovra te tua..
Edi Rama e ka thënë me gojën e tij (gjoja në emër të luftës ndaj abuzimeve që po bëhen këto kohë) se anëtarët e kabinetit të tij, përkatësisht ministri i Rendit dhe ajo e Drejtësisë, marrin autoritet të kërkojnë pezullimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Pra imagjinoni për një çast sikur të përsëritet një situatë si ajo që përjetuam para dy vjetësh, kur përgjimet italiane detyruan një grup prokurorësh të kërkonin pranë parlamentit burgosjen e Saimir Tahirit. Atëherë vetë Edi Rama, gjithë shumica parlamentare dhe mediat pranë tyre, jo vetëm ua mohuan kërkesën, por filluan një gjueti shtrigash kundër këtyre prokurorëve si të lidhur me krimin, të motivuar politikisht e me probleme familjare.
Nëse paketa e re hyn në fuqi imagjinon se ç’ndodh: secili nga këta prokurorë që duan të hetojnë krimet e një anëtari qeverie, apo secili gjykatës që i jep atyre dritën jeshile mund të pezullohet nga Sandër Lleshi apo Etilda Gjonaj.
Dhe e gjitha kjo po bëhet në kuadër të rrënimit të të gjitha kundërpushteteve. Në një mjedis pa Gjykatë Kushtetuese dhe të Lartë, në një parlament pa opozitë, në një pushtet lokal të tërë rilindas, pasi ka njësuar pushtetin legjislativ me atë ekzekutiv, pasi po tenton të dërrmojë edhe ato pak media të pavarura përmes paketës antishpifje (të kundërshtuar nga OSBE dhe të gjitha organizatat ndërkombëtare të gazetarëve, Rama po tenton t’i japë edhe goditjen e fundit drejtësisë.
sulltani i Tiranës po shkon edhe shumë më larg se sivllau i tij i Ankarasë
BLLOKMENËT AKTUAL
Zoti Edi ti njesoj si Berisha i do ligjet vetem per te goditur armiqte e tu.
Nese do te luftoah korrupsionin mos bej shume teori.
Vetëm 4 kilometra larg Tiranës në Petrelë, pasanikët e bërë të tillë me lekë krimi e korrupsioni shtetëror dhe lidhjeve me botën e mafies, kanë krijuar një bllok banimi me vila luksi, ku janë bashkuar e jetojnë pa pikë morali, agallarët dhe shërbestarët e tyre, të çdo lloji, ngjyre politike e mëkatesh.
Janë 122 vila të bardha, me sipërfaqe nga 350 m2, në mbi 600 m2, të blera me miliarda të zeza, prej deputetësh, ministrash, ambasadorësh, moderatorësh televizivë, opinionistë të medias, dashnore shtetarësh, prokurorë, gjyqtarë, krye-doganierë e krye-tatimorë, kryepolicë, kriminelë, trafikantë droge, armësh e femrash.
Ky bllok banimi, me sipërfaqe 226 mijë m2, nga të cilat 79 mijë m2 janë vila, është pagëzuar me emrin “Lagja e hajdutëve të politikës” dhe me plotë të drejtë, mbasi çmimi më i ulët i një vile është 500 mijë euro.
https://shqiptari.net/njihuni-me-lagjen-e-hajduteve-te-politikes-blloku-i-122-vilave-te-bardha-blere-me-miliarda-te-zeza/?fbclid=IwAR3mJ8j20C3yt9XZ5AO_ZXcabjcq4s4lOaf49U0UpmIY2orpnxKF-PC5SQo
Kompetencat e reja që kërkon ti japë Kryeministri Policisë Shtetit (Neni 41,42, etj) jo vetëm e përplasin me Prokurorinë por e rikthejnë atë në pozitat e Sigurimit të Shtetit!
Rama do luftoje “KCK” me partneret nderkombetare! Basha do “nxjerre vendin nga kriza” me partneret nderkombetare! Pyetja eshte: “kush jane partneret nderkombetare” qe bashkepunojne me Ramen dhe Bashen njekohesisht?! Kush e gjen pergjigjen, emerohet drejtor i OSHE ne qeverine teknike Rama-Basha!
Harruar nga izraelitet, metodat e genocidit ndaj palestinezeve.
Eshte modeli i FBI, mos kakarisni kot!
Ď I T A:Ki besim.Kriminelet po rrethohen.KÇK eshte konsultim Amerika,Gjerman,Izraelt.Kush ka vjedhur do ta vjell nga goja,hunda dhe b..!
-Me kete drejtesi katraure qe kemi nuk behet asgje.Ata po nxjerrin kriminelet per te vrare njeri-tjetrin..mua,ty,tjetrin..sa te shuhemi te tere.
-Mos e beni tragjike se policia ndal dike qe kontrollon dekumentat,a ka arme me vehte.A ka dinamit.Si i kan bere vilat,etj..!
-Qeveria ka gabime por nuk ka me te mire se ajo ne 30 vite.
-Duan-sduan dashakeqet Rama eshte i pa konkurueshem dhe do qeverisi gjat.Ne 2021 do marri mbi 80 deputet.Shyqyr qe Berishet na u hoqen qafe nga kuvendi,TV,gazetat.
-PD+LSI pa u reformuar nuk mund dhe sduhet te vije ne pushtet per 20 vjet.pike.
More kur tha ‘ nuk kini pare gje akoma’ ne kujtuam se e kish vetem me ata te PD, po ai e paskish me gjithe miletin…….
me kete veprim banditi Rilindja ii ka hapur luffte shtetit.Neqofte se popullll dhe parlamenti hesht e ka marre fera uraten
Ahere ti qe shkruan me kete permbajtje, po e mohon realitetin:
Qe shume kryekriminele,te veshura me pushtetin ligjor te karriges,po bejne kerdine,para se ti kape vetingu dhe kur ai te vije tek ata,ata kane shndrruar cdo gje ne germadha:
Kriminelet ordinere,vazhdojne vepren e tyre si me pare dhe kryekriminelet e togave te zeza,kane shtuar numrin e vilave dhe parate neper banka.
Filozofia e dores qe ka shkruar shkrimin,permban nje dualizem asgjesues:
Nga njera ane ben fjale,per nje demokraci rrumpalle, kunder nderhyrjes ne kohe te shtetit,per ate baterdi ne ikje qe po ben banda e ´´gjyqtareve´´,nga ana tjeter na servir diktaturen e kuqe,te arlind qorrit,i maskuar si Robin Hudi shqiptar.
Zoti Preng Pjetri nuk e dime nese perdor emer orgjinal ( ne Shqiperi te pakten jan retth 200 Preng Pjepra) apo jo dhe nuk dime arsimin,moshen,gjendjen shoqerore je i Shqupit apo” tavarish “Tufes…etj por me sa ke shkruar me lart le ti quajme PPP -Preng Pjeter Pordha
*
Jane Pordhet e Preng Pjetrit se ndersa Shqiperia eshte ne zi ti merresh me sistemin e vdekur te Enverin dhe i ben radioskopine…do te tregohesh si enciklopedist por ne fakt je nje rroskopist analfabet
**
Je rroskopist se genjen shqiptaret pasi ekperimentet i ka filluar Europa qe ne 1821 qe formoi Greqine artificjale deri ne ditet e sotme me euro-atllantiket qe me e vogla qe mund te them se jo vetem na kosiderojne popull te dores kater jo vetem po bejne eksperimente por dhe po tallin tranpin me ne..
***
Per fene ne kohen e Enverit u bene gabime dhe gafa por ne krahesim me pushtimin e autoqefalise shqiptare nga kisha Greke e kolonel Janullatosit…ne krahesim ekstremizmin myslyman dhe arab qe na k ambuluar dhe me qafderrat e Baba Mondit..me mire do preferoja ateizmin e Enverit se pushtimin e Janulla zeherrit
****
Sa per lufte klase asaj nuk i shpetoi dhe Amerika qofte me gulaget qe hapi per amerikanet me origjine japoneze ne 1941-1948..qofte me Makartizmin 1947-1955 qe k apasoja dhe sot..( nuk po flasim per aparteindin deri ne vitet 60-70 se Enveri del Lule para tyre
*****
Per tufezimin qe nje vetvrasje e asaj kohe por dhe ju malokatundaret u treguat “bira kurvash” se ai sistem e filloi me tufzimit e dhive dhe ju PPP-te cuat vete lopet..delet dhe bile gomaret….te jap shembuj konkrete do habitet dhe i ligu
**********
Kush eshte ndyresia ne komentet tuaja
qe eshte vecori per Shqupasit dhe Tufasit??
.
E PARA :
Ju akoma krimet e Saliu ja faturoni Enverit si ne shembullin me poshte:
.
Në datën 13 tetor, 2012 Forumi Shqiptaro Amerikan për Demokraci organizoi manifestim solidariteti në mbështetje të Grevës së Urisë të Ish të përndjekurve politikë nën diktaturë para OKB-s. Ish të përndjekurit politikë kanë 22 ditë të ngujuar për të kërkuar të drejtat e tyre të mohuara në postdiktaturë, ku dy prej tyre zotërinjtë Ndreca dhe Bejko i vunë flakën vehtes në shenjë proteste.
Shenim; Ky manifestim per nje problem madhor u shendrua ne nje pasarele mode te ndyre ku nga 250 mije shqiptaro-amerikane..u mblodhen vetem 25 veta dhe me e forta ne vend te kerkonin denimin e Sali kriminelit te tyre …..e shane me qen e me mace Enver Hoxhen qe me thene te drejten ai denonte kundershtare por kurre popullin
.
E DYTA:
Ju krimet e sotme te Saliut ja faturoni Edi Rames si ne shembullin me poshte:
Një grup aktivistësh në mbrojtje të ambientit kanë protestuar sot me pankarta kundër ndërtimit të hidrocentraleve në Valbonë, ndërsa kryeministri Edi Rama po hynte në Muzeun Hebre, ku u zhvillua dje ceremonia e takimit të tij me diasporën shqiptare në SHBA.
Ambientalistët që janë një përzierje hibride shqiptaro-amerikane mbanin në duar pankarta “EDI RAMA NO HYDROPOWER IN VALBONA”.
h/c-et i ka miratuar saliqenef berisha dhe nuk folen ne ate kohe…Pse tani ju hap goja ketyre Mehmet Elezeve dhe Elezbibereve te amerikarizuar??
.
Pra kur Berishorri i la dobicin ne dere jo vetem Tropojes por dhe Rames si mine me sahat nuk u kujtua asnje Halez Biber apo Haleban Dega te ngrinte zerin..sepse anullimi i nje koncesioni te miratuar nga qeveria e Berishorrit taksa paguesi shqiptar paguan miljona..
une jam dakort te denojmemaksimalisht Ramen por me shume per tradhetine e 23 qershorit 2013 i cili mora votat per PRANGA SALI ZEHERIRIT QENIT TE ELEZBIBERIT & COMPANY qe organizon keto KARNAVALE
Ne vend te mbylljes
Miqesisht sugjeroj redaksine e Dites dhe PPP-te si Preng Pjepri te ndalojne perkohesisht te pakten sulmet ne keto dite zie dhe feste bashke te ulin grykat jo vetem kunder kockave te Enverit por dhe kufomes me emrin Edi Rama qe “garantet tane nderkombetare” e kane ekseprimetuesin e rradhes duke e bere kurban per here te dyte ne menyre bizarre per te prure ne pushtet yllin ne qitje te Eksperimetuesit Arvizu…& Company…eshte antihumane te behet Dasem ne Varreza