KE bllokon bashkimin e dy kompanive celulare britanike, pengon konkurrencën

Elton Tafaruci

Komisioni Evropian ka bllokuar bashkimin e propozuar të dy kompanive celulare O2 UK dhe 3 në Mbretërinë e Bashkuar, duke thënë se konkurrenca në tregun e telefonisë mobile në Britani do të vuajë nëse reduktohet në vetëm tre operatorë.

Vendimi është në përputhje me sugjerimet nga rregullatorët britanike, për të ruajtur katër lojtarë tregu në fushën e telefonisë, si dhe ndjek negociatat e gjata me pronarin kompanisë, 3, CK Hutchison, mbi koncesionet e mundshme për të ruajtur konkurrencën.

KE tha se marrja e kontrollit do të kishte hequr një konkurrent të rëndësishëm, duke lënë vetëm dy operatorë në vend, Vodafone dhe BT Everything Everywhere (EE), për të sfiduar entitet e bashkuara.

Konkurrenca e reduktuar do të kishte rezultuar në rritje të çmimeve për shërbime të lëvizshme dhe më pak zgjedhje për konsumatorët, theksohet nga analiza e KE-së. 3 UK, si hyrje të vogël dhe më e ri në treg, ka shërbyer si një “drejtues” i rëndësishëm i konkurrencës, ndërsa O2 tashmë është operatori më i madh në drejtim të konsumatorëve dhe i dytë më i madh, sipas të ardhurave.

Përveç kësaj, Komisioni tregon se frika më e madhe nga bashkimi do të kishte rezultuar në një ngadalësim të zhvillimit të infrastrukturës së rrjetit celular në Britani të Madhe. Njësia e bashkuar do të ishte pjesë e dy marrëveshjeve të rrjetit për ndarje, MBNL dhe Beacon, si 3 UK tashmë bashkëpunon me EE dhe O2 punon me Vodafone.

Kjo do t’i kishte dhënë subjektit të ri një pasqyrë të plotë të planeve të rrjetit të të dy konkurrentëve të mbetur, Vodafone dhe EE, duke i vendosur këto dy të fundit në disavantazh, kur vjen puna për teknologjitë e reja.

Hutchison, ra dakord për marrjen e O2 nga Telefonica në mars 2015 për 10.25 mld GBP. Marrëveshja do ta kishte çuar kompaninë 3, nga vendi i katërt, në vendin e parë, në tregun e Mbretërisë së Bashkuar, me një ndarje tregu prej mbi 40 për qind.

Hutchison tha se ishte “zhgënjyer thellë” me vendimin e KE-së dhe do të konsiderojnë një apel ligjor. Kompania, gjithashtu deklaroi se fokusi do të kthehet tani në sigurimin e miratimit të KE-së për bashkimin e dy kompanive të tjera, atë në Itali mes 3 Italia dhe Wind. KE ka shprehur tashmë shqetësime të ngjashme edhe për këtë marrëveshje.

Telefonica kishte shpresuar që të përdorë të ardhurat nga dalja në treg në Mbretërinë e Bashkuar për të reduktuar borxhin e saj. Në një deklaratë të shkurtër, duke njoftuar vendimin e KE-së, operatori spanjoll tha se objektivat e saj financiare mbeten të pandryshuara. Ajo nuk ka komentuar nëse do të kërkojë një blerës të ri për O2.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *