Kë do zgjidhja mes Saliut dhe Edit

redaktor

Dërguar me Email

Në adresën e redaksisë

Në momentin e “lavdisë dibrane”, Kryeministri ynë shakaxhi, hodhi bombën e radhës. Nuk është bomba e parë e këtij lloji. Është ulur në karrigen e Kryeministrit, me një të tillë, kur pranoi të realizojë premtimin rilindas me shkaktarin e 21 Janarit. Shqiptarët kanë heshtur deri tani dhe kanë bërë “një sy qorr dhe një vesh shurdh” me çoroditjet e këtij Kryeministri, deri tek ligji i mbetjeve. Me një popull që ka më shumë se gjysmën e tij duke jetuar e punuar për bukën e gojës në vendet e burimit të këtyre mbetjeve, shqiptarët nuk kanë nevojë për elokuencën e Edi Ramës, për të pasur një mendim për këtë temë.

Gogoli i Saliut me hordhitë e tij nga Shishtaveci apo me ata Palokë, me Ristanin apo Jozefinën nga tregimet e Pashukut, të gjitha këto, nuk pinë më ujë. Kryeministri ynë fjalëshumë, është rreshtuar pa e kuptuar as vetë, në radhët e këtyre më lart. I vetmi ndryshim deri më sot, ka qenë se nuk i ka vrarë shqiptarët me plumb si ai më 21 janar. Këtë gjë, do e bëjë “riciklimi i mbetjeve” që ky Kryeministër përpiqet t’ua shesë shqiptarëve si arritjen më të madhe pas elektrifikimit të vendit. Midis Saliut dhe Edit, unë sot do zgjidhja lotët, asgjë më tepër.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *