Komisioni Evropian (KE) ka mbyllur raportin special për progresin e Maqedonisë në planin e integrimit europian. Raporti do të prezantohet të martën në Strasburg nga eurokomisioneri për zgjerim, Stefan Fyle. Burime diplomatike theksuan për korrespodentët e mediave të Shkupit se KE do të përsërisë rekomandimin për anëtarësim të Maqedonisë në BE, por duke mos dhënë detaje të tjera. Në raport do të nënvizohet progresi dhe regresi në planin e reformave, dialogut politik, zgjedhjeve, marrëdhënieve ndëretnike dhe fqinjësore si dhe integrimet evropiane. (INA)