“Dita”! Unë, personalisht dhe familjarisht, para se të hapej “rubrika” për LANÇ, për “Ballin” apo “bishtin”, jam krenar me babanë tim, që në moshën 15-16 vjeçare u rreshtua në radhët e Brigadës 12, për të luftuar pushtuesit. Tani do vete te varri i tij dhe do t’i them: “Ke gabuar! Para se të hidhje belçikun në krah, duhet të parashikoje kush do ta drejtojë shoqërinë për 45 vjet, siç e parashikuan ballistët, luftën e klasave etj., etj.” T’i lëmë historianët e mirëfilltë të punojnë me profesionalizëm dhe objektivitet. Firmën dhe vulën historisë ja vendos populli. Të tjerët të hapin krahun! Me respekt, ing. Flamur Meta, Vlorë.
