“Kë ke quajtur gënjeshtar?”, takimi i papritur në OKB, zbulohet biseda mes Vuçiç e Pacollit

DITA Online

 

Në ndërtesën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në New York, ku këto ditë po qëndrojnë delegacione nga e mbarë bota, pjesëmarrës është edhe delegacioni i Kosovës, me në krye Presidentin e vendit, Hashim Thaçi, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, njëherësh ministër i Jashtëm, Behgjet Pacolli.

Ata kanë zhvilluar takime të shumta me delegacione të shteteve të ndryshme për të lobuar për njohje të reja si dhe për anëtarësimin e vendit në UNESCO.

Për këtë të fundit, Pacolli, në një bisedë në Interaktiv të KTV-së, ka thënë se Kosova i ka votat dhe sivjet do të bëhet pjesë e kësaj organizate, raporton Koha.net.

Ndërkaq, ndaj kësaj deklarate kanë reaguar zyrtarët më të lartë shtetërorë serbë. Madje, sipas të përditshmes serbe, “Blic”, në ndërtesën e OKB-së janë takuar rastësisht edhe delegacionet e Kosovës dhe ata të Serbisë.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, sipas kësaj gazete, është përballur me Thaçin e Pacollin, dhe me këtë të fundit ka shkëmbyer disa “fjalë”.

“Kë e ke quajtur gënjeshtar?”, thuhet t’i ketë thënë Pacolli fillimisht Daçiçit, i cili deklaratën e Pacollit se Kosova i ka votat për UNESCO e kishte quajtur gënjeshtër.

“Ku i ke gjetur të gjitha ato vota për të cilat po flet? Ke humbur një herë, përsëri do të humbësh”, citojnë mediat serbe Vuçiçin t’i ketë thënë Pacollit.

Pacolli krejt i qetë, ia ka kthyer: “A je lodhur nga të gjitha ato takime”, duke aluduar në takimet që Vuçiçi i ka pasur në OKB për të penguar hyrjen e Kosovës në UNESCO.

Presidenti Thaçi nuk ishte përfshirë në këtë bisedë. Ai ka qëndruar anash, por nuk ka folur.

‘Përplasja’ mes i Vuçiç e Daçiç me Pacollin dhe Thaçin erdhi pasi Pacolli deklaroi se Kosova i ka siguruar votat e mjaftueshme për anëtarësim në UNESCO.

Kjo deklaratë e Pacollit ka bërë që Vuçiç dhe Daçiç të reagojnë si të çmendur.

“Anëtarësimi i Kosovës në UNESCO ka qenë temë e të gjitha takimeve të presidentit dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë në Nju-Jork ditëve të kaluara”, shkruajnë mediat serbe, përcjell lajmi.net.

“Shqiptarët pas vetes i kanë muskujt e fuqive të mëdha, por Serbia do të luftojë”, ka thënë Vuçiç, kurse Daçiç ka thënë se “ata nuk i kanë votat e mjaftueshme për UNESCO”.

“Pacolli mendon se gjithçka me para zgjidhet, por nuk është tamam ashtu. Ne para dy vitesh i kemi mundur, edhe pse fuqitë më të mëdha i mbështesnin”, ka thënë Daçiç.

Në muajin nëntor bëhet votimi në UNESCO, mirëpo Kosova ende nuk ka aplikuar për anëtarësim.

Share This Article
3 Comments
  • Ne mos sot,neser do ju mundim juve shovinisteve te
    Beogradit ..! Koha punon per ne shqiptaret ! Ka ikur
    ajo kohe kur ju dhe Fuqite e medha i trajtonin shqip-
    taret si popull te dores se dyte,te paafte per vetqeve-
    risur. Kjo alibi e perhapur nga boshti ortodoks : Athine-
    Beograd-Moske ,me qellim grabitjen edhe te asaj pak
    toke qe i ka mbetur nga rrudhja ne shekuj qe kane sje-
    lle fuqite e kraljeve perreth nesh ,lufta e tyre ne shekuj
    per asgjesimin e kombit shqiptar permes rrugeve te
    propozuara nga Cubrillovivi serb. Harrojeni se mund ta
    beni kete ne shek.21 !

  • Edhe pse e kam theksuar me pare nuk eshte keq qe tja thash prape tjetrit mendimin troc.
    Akademia e shkencave te Kosoves nuk duhet te fleje gjume edhe pse populli i saj me mish e me shpirt nder vite mbajne te gjalle ashtu si edhe jane shqiptarizmen nepermjet emrave te femijeve e niperve te tyre larg huazimeve turke,Ne cdo pellembe toke te tokes arbenore ruhen te gjalla fakte dhe emertime qe depononete kaluaren tone si nje popull i krishtere.Dhe emertimet jane ne token edhe te Kosoves .Pse duhet qe ne zemer te saj vendet e shenjta te tjetersohen dhe te marrin autoresi serbe.Nuk jam kunder islamit dhe adhurueseve te tij (sepse kjo eshte nje deshire apo bindje).

  • Atehere nuk ka kuptim qe Kosova ben dialog me Beogradin

    Ta nderpresi ate dialog , perderisa politika serbe eshte akoma kaq shume armiqesore

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *