Të mbash një titull të lartë shtetëror është një nder eksluziv dhe krejt i veçantë në pothuajse çdo vend të botës. Me përjashtim të Shqipërisë…
Një fenomen i vjetër, por që ka vijuar nën drejtimin e Ilir Metës duke kaluar tashmë çdo cak, pasi çdo vit, me qindra shqiptarë e dhjetëra të huaj nderohen me urdhërat, titujt e dekoratat më të rëndësishme që akordon shteti shqiptar.
Nga viti 2017, faqja e Presidencës ka ndalur së publikuari listën e përfituesve të secilit prej 12 titujve, që me ligj akordohen nga ana e Presidentit të Republikës.
http://president.al/old/category/akte-ligjore/dekorime/dekorata-e-flamurit-kombetar/
Mjafton një kërkim i thjeshtë, në linkun e mësipërm zyrtar, për të kuptuar se publikisht, dekorata e fundit e akorduar nga Ilir Meta i përket nëntorit të vitit 2017.
Megjithatë, e vërteta është krejt ndryshe. Prej dy vitesh, “qokat” me dekoratat kanë kaluar çdo limit.
Një investigim gazetaresk ka zbuluar se vetëm në vitin 2019, në faqen e Presidencës janë publikuar emrat e 24 përfituesve të titullit të lartë të “Kalorësit të Urdhërit të Skëndërbeut”.
Presidenca.al nuk ka asnjë detyrim që të publikojë në faqen e saj të gjithë përfituesit, ndaj lista mund të jetë shumë më e gjatë.
Por “Kalorësi i Urdhërit të Skëndërbeut” është një medalje e rrallë, që jepet, sipas përcaktimit ligjor të ligjit të dekoratave, vetëm për akte heroike në mbrojtjen e Republikës së Shqipërisë.
http://www.vendime.al/wp-content/uploads/2017/05/Ligj-nr.112-dat%C3%AB-4.4.2013-i-perditesuar.pdf
Mes përfituesve të kësaj medalje, në 21 gusht 2019 ishte edhe ambasadorja në largim e Republikës së Greqisë, Eleni Sourani.
Znj.Sourani në vitin 2016 mohoi ekzistencën e çështjes çame, kurse në 2018-ën, denoncoi e quajti “vrasje shtetërore”, atë të komandos Kacifa, i cili mbeti i vrarë në një shkëmbim zjarri me forcat e rendit në jug të Shqipërisë.
Pa paragjykuar figurën e ambasadores, e cila pavarësisht avokatisë së natyrshme që i bën vendit të saj mund të ketë dhënë një kontribut të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, natyrshëm shtrohet pyetja në duhet të dekorohej me të vërtetë kjo diplomate pikërisht me një medalje që posaçërisht vlerëson “aktet heroike” në mbrojtje të Shqipërisë?

Një konsideratë e tillë ngre një shqetësim edhe më të madh. Në Shqipëri nuk abuzohet vetëm me shpërndarje e dekoratave, por edhe me përcaktimet ligjore për dhënien e tyre – raporton portali Lexo.al
E nëse kjo tek shtetasit e huaj nuk ka ndonjë impakt, tek shtetasit shqiptarë duket shpesh e qëllimshme, për t’i lejuar ata të përfitojnë nga masa e pensionit të posaçëm apo benefiteve të tjera të njohura nga ligji.
Presidenti është kompetent për akordimin e 12 titujve, urdhërave e dekoratave të ndryshme. Konkretisht, Presidenti akordon “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”, dekoratën “Gjergj Kastriot Skëndërbeu”, dekoratën “Nderi i Kombit”, dekoratën “Nënë Tereza”, dekoratën “E artë të Shqiponjës”, titullin “Pishtar i Demokracisë”, titullin “Kalorës i Urdhërit të Skëndërbeut”, titullin “Kalorës i urdhërit të flamurit”, titujt “Martir i Demokracisë”, “Mjeshtër i Madh”, “Naim Frashëri”, “Për Merita të veçanta civile” dhe “Për Shërbime Ushtarake”.
Ligji për ISSHP, njeh të drejtën e personave të dekoruar për të përfituar pensione të posaçme, që miratohen me VKM dhe që përgjithësisht fillojnë në 500 mijë lekë të vjetra mujore e më shumë.
https://arsimi.gov.al/wp-content/uploads/2018/02/ligji_Sigurimet_shoqerore_dhe_Shendetsore_ne_RSH.pdf
Shumë nga personat e dekoruar meritojnë absolutisht titullin e akorduar.
Por, në dhjetëra apo qindra raste të tjera, ekziston dyshimi që persona pa asnjë meritë të spikatur përfitojnë tituj me qëllimin e vetëm për të përfituar financiarisht.
Sipas portalit të sipërcituar fatura që taksapaguesit përballojnë çdo vit për pensionet e posaçme klienteliste avitet në miliona dollarë në vit.
e.ll./dita

ky dha nenshtetesine Janullatosit jo me dekoratat ksaj
me dekoratat ze peng “miq” per tshpetuar veten ne kohe te keqe
kush do i thote mos
Me jep nje “Luan te Venecies” te te jap gjashte “Kuaj te Skenderbeut”…
Po per Moniken nje “Filxhani i Floririt”?
Nje keshille miqesore – Hidhini nje sy dekorimeve qe ka bere sa ishte ne detyre si President Moisi Dominoja dhe do shikoni qe ka shume me teper se Meta, Topi, Mejdani se bashku.
Dekoratat e shperndara nga presidenti jane si “S”-et sulmues,qe shperndante dikur shtabi i aksionit per aksionistet e dalluar.
Presim ne pensionistet qe te na permirsohen pensionet.ke
to i paska bllokuar kucedra.A ka me turp qe ime shoqe me nje gjysem pensioni qe i ka akorduar ISSH merr 4900 leke dhe justifikimii ISSH eshte se kaq jane derdhjet ne siguri
met nga punedhenesit.Keto i perpika lobia Ilir Meta.
PO kryetari kontrollit te shtetit rron apo nuk eshte me?
Thjesht fare: tu hiqen dekoratat tere atyre ku ka mosperputhje mes asaj qe kane bere dhe asaj per se jepet dekorata. Njoh une nje qe e ka marre kete decorate, por qe dhjet ne breke nga shefi I vet, jo me nga shefat e tjere me lart. Dhe e ka bere Likja trim te Skenderbeut. Po qene trimat e Skenderbeut si ky, edhe vete Skenderi paska qene nje cope legeni.
Duhet te mendohet edhe nje dekorate “TRADHTAR I KOMBIT SHQIPTAR” te cilin pa ngurim do ta merrnin Sali Berisha,Ilir Meta,Edi Rama,Lulzim Basha e plot te tjere qe nuk e kane per gje te shesin vendin dhe kombin ne cdo moment per asnje lek.E keni degjuar besoj “iniciativen” “Shqiperia 1 euro”.E blejne dhe e shesin si pronen e babait.Dekorojne TRADHTARET E KOMBIT te dale hapur dhe me flamur me dekorata qe zhvleresohen ne kete menyre.Keshtu pergatisin terrenin qe te dekorojne njeri -tjetrin nderkohe qe duhet pushkatuar pa gjyq per te zezat qe i bene kombit 30 vitet e fundit.Kush ta marre i pari dekoraten”TRADHTAR I KOMBIT SHQIPTAR”,kjo le te gjykohet nga historia se populli yne ka vdekur dhe nuk ka opinion per kete.
Edhe ne kavaje jane ber masakra me dekoratat nga ish presidenti sali berisha shum shum shum me titullin pishtare demokracie persona qe nuk kan te bej fare me historine!Por e cudicmja esht se ne kavaje ka nga ata pishtare falso qe kane lyre duart me gjak dhe ne korrupsion zamptime toka >>> plazh! Ne qytet ne fshat (shitje) objekte marrje leje ndertimi! leje aluizmi! etj, dhe nuk jane ndeshkuar nga asnje qeveri!
Perjashtiimin e Shqiperise per nderim te Presidentit, eshte vetem ILIR ME TA,presidenti actual I cili nga ajo zyre e nga ajo ulese qe simbolizon unitetin per shtein dhe popullin.desmoj se nuk eshte I tille,Ilir Meta,si ansjeri nga Presidentet e dritashem te demokr acis shqiptare, veproi kunder interest te popullit dhe shteit,mbrojti panatyrshem interest opozitare,sepse kishte aty Moniken,Zonjen e pare te shtetit. mori vendime jokushtetuese dhe veproi ne keqsimin e situates politike ne vend.