KE: Po i ndjekim me vëmendje zhvillimet për kryeprokurorin

anazapta

KE po ndjek me vëmendje zhvillimet në procesin e zgjedhjes së prokurorit të Përgjithshëm. Zëdhënësi i Komisionerit të Zgjerimit, Stefan Fule, Peter Stano, tha sot se Brukseli po ndjek me interes zhvillimet pas dekretimit të kryeprokurorit të ri nga presidenti i republikës.

“Është një fushë që e kemi ndjekur me kujdes. Kemi mbajtur shënim për vendimin e Presidentit për emërimin e Prokurorit të Përgjithshëm. Për ne ka shumë rëndësi shteti i së drejtës. Për këtë arsye kemi ndjekur me kujdes zhvillimet për Prokurorin e Përgjithshëm. Është një institucion i pavarur dhe ka një rol jetik për sfidat e shtetit ligjor, sepse është shumë i rëndësishëm për procesin e integrimit. Presim që procedurat në Parlament për emërimin e Prokurorit të Përgjithshëm do të zhvillohen në përmbushje të plotë me ato që parashikon Kushtetuta”, tha Stano për mediat.

Adriatik Llalla u dekretua dje nga presidenti i republikës si prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë. Llalla ka mbajtur që në vitin 2008 postin e kreut të Inspektoratit të Lartë të Kontrollit dhe Deklarimit të Pasurive.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *