KE pro përfshirjes së Kroacisë në zonën Schengen

Edona Llukacaj
Croatia and Europe Badges Background - Pile of Croatian and European Flag Buttons 3D Illustration

Kroacia është anëtare e Bashkimit Europian prej 6 vitesh. Por vetëm tani asaj i është dhënë miratimi nga Komisioni Europian për t’iu bashkuar zonës Schengen.

Këtë qëndrim komisioneri Dimitri Avramopoulos e shpjegoi duke thënë: “Është një zonë që vjen me liri dhe privilegje, por gjithashtu edhe me përgjegjësi të mëdha. T’i bashkohesh këtij klubi është diçka që ne e marrim shumë seriozisht” .

Pas katër vitesh vlerësim, Komisioni e miratoi këtë hap, duke u shprehur se Zagrebi i plotëson kushtet e nevojshme për të qenë pjesë e zonës së lëvizjes pa pasaporta.

Shtetet që i bashkohen zonës Schengen, në të njëjtën kohë, duhet të sigurohen për mbrojtjen e kufijve të jashtëm të Unionit, një kriter shumë e i rëndësishëm ky, sidomos pas krizës së migracionit të vitit 2015.

Avramopoulos shtoi se kjo përfshirje  është e nevojshme pikërisht për këtë. Ai tah: “Pranimi në Schengen i Kroacisë, por gjithashtu i Bullgarisë dhe Rumanisë, është e gjitha e rëndësishme dhe e nevojshme duke marrë parasysh sfidat e sotme të sigurisë dhe migracionit”.

Përfshirja në zonën Schengen është një nga pikësynimet më të mëdha edhe të Rumanisë dhe Bullgarisë, të cilat janë anëtare të BEqë nga viti 2010, po janë në pritje të përfshirjes në zonën Schengen.

Tashmë vendimi nëse Kroacia do të jetë përfundimisht pjesë ë Schengenit i përket liderëve të BE-së.

e.ll./dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *