Komisioni Evropian publikoi sot rreth orës 11:30 minuta progres-raportin për Shqipërinë për vitin 2013.
Komisioni Europian i rekomandon që “Shqipëria të marrë Statusin e vendit kandidat duke rënë dakort që ajo të vazhdojë të ndërmarrë aksione në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”: ky është formulimi i paraqitur sot vendeve anëtare të Bashkimit Europian.
Ndërkohë hapja e bisedimeve kushtezohet me përmbushjen e detyrimeve vecanërisht për reformën në administratë, shtetin ligjor dhe të drejtat themelore.
Brukseli pret që Shqipëria të përqëndrojë përpjekjet e saj të një proces konsultimi gjithpërfshirës duke theksuar bashkëpuninimin, mazhorancë-opozitë.
“Shqipëria ka nevojë ti përqëndrojë përpjekjet e saj në një proces konsultimi gjithëpërfshirës dhe në forcimin e rolit të saj. Është e rëndësishme që bashkëpunimi mes qeverisë dhe opozitës të funksionojë mirë për të hedhur bazat solide për reforma të mëtejshme”, citon Progres-Raporti për vitin 2013 i Komisionit Europian për Shqipërinë.
Në ndryshim nga viti i kaluar kur rekomandimi për dhënien e statusit kandidat për Shqipërinë kushtëzohej me përmbushjen e tre reformave, atë të parlamentit, ligjin për Gykatën e Lartë dhe atë për Shërbimin Civil, këtë herë komisioni europian në dokumentin e tij për Shqipërinë, i propozon vendeve anëtare që asaj “t’i jepet statusi kandidat me mirëkuptimin që Shqipëria të vazhdojë të ndërmarrë reforma në luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”.
Rekomandimi vjen pasi Komisioni vlerëson se “Shqipëria ka bërë përparim të mirë në rrugën e saj të integrimit europian, vecanërisht duke miratuar masa të cila janë identifikuar si thelbësore që vendi të përfitojë statusin kandidat si dhe duke ndërmarë reformat në fushat e përcaktuara si prioritete kyce në opinionin e Komisionit të vitit 2010. Shqipëria – vazhdon më tej vlerësimi i Komisionit – ka marrë hapat e para drejt përmirësimit të efiksasitetit të hetimeve dhe ndjekjes së rasteve kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”. Zgjedhjet e 23 qershorit vlerësohen gjithashtu se “u zhvilluan përgjithësisht në mënyrë të qetë dhe të rregullt”.
Vendimi përfundimtar pritet të merret në dhjetor, gjatë Këshillit të Ministrave të vendeve anëtare. Aktualisht vendet kandidate zyrtare për tu bashkuar me BE-në janë Turqia, Islanda, Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia.
PJESË NGA RAPORTI
Pavarësisht klimës shpeshherë të tensionuar dhe të polarizuar ne zgjedhjet e pergjithshme, Shqipëria vazhdoi përpjekjet e saj në reforma në të gjitha fushat nën prioritetet kyce.
ZGJEDHJET
Zhvillimi i zgjedhjeve te qershorit 2013, të cilat rezultuan në fitoren e qartë të opozitës u vlerësuan pozitivisht nga misioni i vëzhguesve ndërkombëtarë. Kryeministri Berisha pranoi humbjen duke i hapur rrugën ndryshimit të qeverisë. Klima e polarizuar dhe e tensionuar përpara zgjedhjeve të 23 qershorit në atë kohe rrezikoi punen e punen e trupes se administrimit te zgjedhjeve. Vete zgjedhjet ishin konkurruese dhe u zhvilluan në një mënyrë përgjithësisht të rregullt. Votimi dhe numërimi i votave, shkoi mirë, më përjashtim të disa inciditenteve të izoluara dhe parregullsive prodecuriale të cilat nuk ndikuan ne zhvillimin e rregullt të procesit zgjedhor.
Në përgjithësi zgjedhjet shënuan një progres të prekshëm në respekt të praktikave të mëparshme duke përmbushur kriteret kyce në zhvillimin e zgjedhjeve. Për më tej duke rritur pavaresinë e administratës së zgjedhjeve në të gjitha nivelet dhe zbatimin e rekomandimeve të OSBE-ODIHR, të cilat ndoqën zgjedhjet të cilat janë të rëndësishme për përmiresimin e vazhdueshëm në zgjedhjet e ardhshme.
MIRATIMI I 3 LIGJEVE
Në fund të majit, pas një periudhe të gjatë mjaft të debatueshme ndërpartiake, parlamenti miratoi masat kyçe të kërkuara në progresin për integrimin në BE, sic është Ligji për Shërbimin Civil dhe ligji për Gjykatën e Lartë dhe procedurat parlamentare.
Miratimi i ligjit të Shërbimit civil në maj, një nga masat e kërkuara për statusin kandidat ishte një hap i madh përpara në depolitizimin e administratës publike.
BASHKËPUNIMI POLITIK
Shqipëria ka nevojë ti përqëndrojë përpjekjet e saj në një proces konsultimi gjithëpërfshirës dhe në forcimin e rolit të saj. Është e rëndësishme që bashkëpunimi mes qeverisë dhe opozitës të funksionojë mirë për të hedhur bazat solide për reforma të mëtejshme.

big day!
A MUND TE NA THOTE NDONJERI SE C’ESHTE KJO GJE?
EDHE SA HAPA NA DUHEN QE TE BEHEMI PSH SI RUMANIA?
SA VJET ESHTE NJE HAP?
Maloku do dhe te 10 vjet minimumi per tu bere anetar, lere se çfare thoshte sala .