Këshilli i Europës ka raportuar si kërcënim për lirinë e medias në Shqipëri, mbylljen e dy programeve kritike ndaj qeverisë.
Në faqen zyrtare të Këshillit të Europës për kërcënimet ndaj lirisë së medias mbyllja e programeve “Të Paekspozuarit” dhe “Krasta/A Show” u raportua të enjten si kërcënim i nivelit të dytë.
Alarmi, i cili u publikua në seksionin “Media Freedom Alerts” i raportuar edhe nga EFJ (Federata Europiane e Gazetarëve) vë në dukje se “të dy programet e mbyllura ishin kritike ndaj qeverisë së kryeministrit Edi Rama”.
Presidenti i kompanisë Irfan Hysenbelliu mohoi në një prononcim për BIRN t’i ishte bërë presion, ndërsa bordi i News 24 lëshoi një deklaratë ku i cilësoi raportimet për mbylljen e emisioneve si “të pabaza” dhe “të motivuara nga konkurenca” dhe segmente të politikës.
Vetëm gjatë këtij viti KE ka shënuar 5 kërcënime serioze për lirinë e medias në Shqipëri, përfshi rrahjen e një gazetari në Dibër nga policia dhe këmbënguljen e qeverisë për të miratuar të ashtuquajturën “paketë antishpifje”.
Mbyllja e dy emisioneve pasuan me një furtunë reagimesh në rrjetet sociale dhe shqetësime të reja për gjendjen e lirisë së medias në Shqipëri.
Ndërkohë, shqetësime në rritje i janë drejtuar kryeministrit Edi Rama për gjuhën fyese dhe denigruese të përdorur ndaj gazetarëve kritikë – dhe së fundmi për përpjekjet e tij për të miratuar një paketë ligjesh “për rregullimin e medias online” sipas tij.
I pyetur mbi pretendimet se qeveria qëndronte pas mbylljes së emisioneve kritike, zyra e shtypit e kryeministrit i konsideroi ato shpifje dhe imagjinatë të gazetarit dhe paralajmëroi padi të reja në gjykatë – shkruan Vladimir Karaj,redaktor i Rrjetit Ballkanik për Gazetari Investigative në Shqipëri, BIRN Albania.
n.s. / dita

Prapaskenat oligarkiste të marrëveshjes Hysenbelliu-Balla dhe kontrata 380 mijë euroshe shpërblim si pagë vjetore për gazetarin
I paprecedent rasti i News 24 dhe pronarit të saj, Irfan Hysenbelliu, për të dhënë publikisht shpjegime në lidhje me ndryshimet, shitjet dhe blerjet televizive sezonale, lëvizje, normalisht, krejt të zakonta për një televizion në prag sezoni të ri, qoftë ai edhe televizion informativ.
Sot News 24 publikoi një deklaratë në të cilën thuhej pak a shumë, se ato çfarë po përfliten pas largimit të Adi Krastës nga News 24 nuk janë as më shumë e as më pak, por “sulme mediatike”. Sulme mediatike të kujt dhe për çfarë qëllimi?
Këtë përgjigje deklarata zyrtare nuk e ka cekur asfare, por është mjaftuar me një hartim mbi kontratën që ky televizion ka me shikuesit dhe mbi faktin se reagime të tilla e kanë burimin me interesat e ngushta politike të biznesit apo logove të tjera në konkurrencë me ta.
Pra News 24 është sulmuar për shkak të xhelozisë!
Mirëpo fakti i pandryshueshëm është se Adi Krastës iu pre kontrata dhunshëm dhe pa shpjegime. E vërteta është se përgjatë gjithë sezonit të kaluar, ish-drejtori i News 24, Andi Tela, ka bërë tratativa të vazhdueshme (por të pasuksesshme) me moderatorin e njohur, par exellence, ndofta më i miri në vend, për ta zbutur gjuhën kundër qeverisë e për të ndenjur urtë.
Adi është munduar të kompromentohet me të gjitha mënyrat, por pa sukses, dhe ky është veç njëri prej faturimeve që pronari i këtij televizioni i ka adresuar tashmë ish-drejtorit Tela.
Por ndërkohë që Tela vazhdon të jetë pjesë e grupit mediatik të Irfan Hysenbelliut, Adi u përcoll ashtu siç përcillen zërat kundër në një vend diktatorial. Dhe siç e dini, ai nuk është rasti i parë.
Por cilat janë arsyet e gjithë kësaj situate?
Çfarë ndodhi që ia ndryshoi mendjen Irfan Hysenbelliut që deri para pak muajsh televizionin e vet e kishte absolutisht një zë kundër qeverisë së Ramës. Butë dhe nga pak çdo ditë, por ishte kundër.
Ndodhi zbatimi i një skeme aspak të panjohur në fakt. Irfani hidhte helm herë pas here kundër qeverisë në mënyrë që të përgatiste terrenin për të marrë mbrapsht një bakshish të majmë nga e njëjta qeveri.
Doli kundër për tu thënë, “më fusni në listën e të shpërblyerve” dhe kur kushtet u poqën, kur Rama vendosti ta fuste në rrethin e vet të oligarkëve, Irfani ndryshoi flamur. Ndërmjetësi është prezantuar bujshëm pikërisht sot.
Shoqëruar me foto pompoze, vetë Irfani u shfaq në mediat e tij, nëpër foto duke prezantuar Sokol Ballën si “blerjen” më të mençur të këtij sezoni. E pra Balla nuk është rastësisht aty, pikërisht në këtë vend dhe pikërisht në këtë kohë.
Sokol Balla do të jetë banka e sigurisë së Irfan Hysenbelliut, një bankë që do të mbushet pak e nga pak nga ish-bashkëshortja e gazetarit, një nga ministret më me pushtet në qeverinë Rama, Belinda Balluku.
Dhe prova e parë për këtë është paga që Irfan Hysenbelliu i ka ofruar blerjes së tij të fundit: 380 mijë euro pagë vjetore ka firmosur Sokol Balla për një emision që deri më sot nuk ka qenë ndonjëherë më i shikuari.
Një shumë kurrë e dëgjuar më parë. Para që do të shkojnë në llogarinë e Ballës, por jo vetëm si fitim i tij personal. Kjo është forma që dyshja Balluku-Hysenbelliu kanë vendosur për shpërblimet me tendera dhe PPP që qeveria do ti japë biznesmenit, në këmbim të ndryshimit të politikës editoriale të mediave të tij.
Hysenbelliu do t’ia paguajë ish-burrit një pjesë të rryshfetit për ato që i janë premtuar të marrë nga paratë publike. Një skemë e menduar mirë në mënyrë që askush të mos ketë dyshime, edhe pse petët e lakrorit do të hapen një nga një kur të dëgjojmë në të ardhmen lajmet për një tjetër oligark në Shqipëri, ylli i të cilit sapo ka filluar të ndriçojë.
Kjo është arsyeja që Irfani gaboi me deklaratat krejt të panevojshme shpjeguese për lëvizjet e tij. Ai po mundohet të mbulojë gjurmë që nuk i mbulon dot duke kontribuar kështu në vendosjen e një tjetër guri në shtetin diktatorial të Ramës, që ka 6 vjet i instaluar tashmë.
Një zë i lirë është goditur këtë sezon, ai është zëri i Adi Krastës që nuk bënte tjetër veçse tregonte publikisht disa të vëreta. U shua një zë dhe lindi një oligark ndërsa gazetari Sokol Balla do të mundohet të fitojë lavdinë e një suksesi profesional që nuk ka mundur ta shijojë kurrë.
Pas mbylljes se dy programeve Rama dergon te News24 emisarin e tij qorrin Ball masturbimin. Tani Rama ashtu si ne foto do ja marre ne goje Keshillit te Europes ashtu si ja mori ne bythe Bekettit ate hurin 140 m (milion Euro) te gjobes .
(te gjithe ata qe cirren /lehin kunder Rames kane ose Konflikt interesi , ose jane prostitutat qe paguan GREKO -SERBI , me perca e mbajt ne kaos shqiptaret )
KESHTU FLISNIN DHE ATA TE SALIUT PAS VRASJEVE TE 21 JANARIT DHE GERDECIT
PO CKE TI ME ATA QE LEHIN, PO JE I BINDUR QE KE TE DREJTE, NUK KA NEVOJE TE KOMENTOSH, AQ ME PAK KESHTU ME TEZA BANALE POPULISTE
NE SHOHIM SHQIPERINE SI PO KATANDISET, DHE DUKE E PARE KEMI TE DREJTE TE THEMI QE PIKERISHT RAMA DHE ATA QE E MBESHTESIN PO BEJNE LOJEN E GREKUT DHE SERBIT PER TU VENE GJTHE KRIMEVE TE SALIUT QE NGA SHITJA E DETIT E DERI TEK LIDHJA ME RRUGACET, EMRA TE RINJ TE BUKUR, SI RINEGOCIM, PARTNERITET, PORDHE ME RIGON
E SIGURISHT PER TE NA ZHYTUR PERJETE NE BORXHE E PER TE MOS NA LENE TE NGREME KOKEN EHE 30 VJET TE TJERA PO TE JEMI TE VARFER NE VENDIN ME TE PASUR ME ASETE PER FRYME POPULLSISE NE BALLKAN
KUSH PO E BEN LOJEN E SERBIT E GREKUT O QORR BODRUMI
QE TA KUPTOSH OR MIK, PAS 21 JANARIT,
FSHIHET UDB+KGB.
PAS GERDECIT FSHIHET ASFALIA GREKE.
E NJEJTA GJE SOT.
VETEM SHQIPETARET JANE NE GJUME PREJ
100 E KUSUR VITESH, TE TJERET PUNOJNE.
KOMENT I FSHIRE NGA MODERATORI
Fajin e ka sistemi! Po ne krie te sistemit kush eshte?
Sa me shume afron Reforma nee Drejtesi bandat antishqiptare rrezikojn burgun e sekuestrimet e pasurive te vjedhura shtetit shqiptare ,
Edhe vilen e Surelit besoj
CNE KETU NE SHQIPERINE UROPIANE KETO.
LIDRI YNE BOTROR ESHTE SERVIL I THEKUR
CNE NASHI U KUJTUAN PER TE PALARAT.
RROFTE SHQIPERIA UROPIANE.
Keta loqet e KE-s e dine akoma shqiperine ne komunizem qe e ka fajin qeveria. per cdo ankese te pederasteve te opozites.Mediat jane private o tranguj evropiane dhe pronaret i bejne yzmet lekut nuk i plas per partite politike pa breke ne bythe.Detyrimisht do shkojne ku te jete fitimi.Mos na beni moral kurvash sikur tek ju eshte ndryshe.
Rama nuk e mbylli me for emisionin
Ai I that hysenbelase nese do para reklamash mi how ata te dy syve.
Kjo nuk eshte mbyllje me force. Thjesht interesa, pRa, politik.
pRa nese do ppp dhe concessions I that atij tocit injorant hysenballiut.
Zgjidhvo parate o ata dy koqet.
Ke thoni just do zgjidhte qenbelliu?
Meleonat Apo dy koqet
Mos Ke me kete po deshmon se, eshte nxites k under QZeverise me disa individ e programe te finanacuar negativisht,Kjo mund te dyshoh et keshtu, qe tash reagon per “liri” te shtypit dhe mendimit te “lire”,apo shtyp I motivuar dhe I shtytur .per qellime te vecanta,kjo nuk del “liri” e shtypit dhe mendimit te “lire”.