KE refuzon heqjen e vizave Turqisë, nuk i përmbush ende kriteret

Elton Tafaruci
epa05204435 Commissioner for Migration and Home Affairs Dimitris Avramopoulos speaks during a press conference after a Justice and Home Affairs Council meeting in Brussels, Belgium, 10 March 2016. EU Interior ministers discussed the current situation concerning migration and the proposal for a European border and coast guard agency. This would consist of an European border agency, replacing Frontex, and national authorities responsible for border management. EPA/LAURENT DUBRULE

Turqia ka shënuar progrese në javët e fundit por nuk i ka përmbushur ende të gjitha kriteret e nevojshme për të përfituar liberalizimin e vizave në hapësirën Schengen, sipas një raporti të publikuar sot nga Komisioni Evropian.

“Progreset vijojnë prej raportit të mëparshëm të publikuar në fillim të majit”, vlerësoi ekzekutivi evropian.

“Por Turqia duhet ende të përmbushë kriteret që janë përcaktuar në udhërrëfyes”, theksoi komisioneri Dimitris Avramopoulos, i ngarkuar për çështjen migratore.

Më shumë se një muaj pas raportit të fundit, Komisioni citon në fakt të njëjtën listë të kritereve që duhet të përmbushen (shtatë nga lista prej 72 pikash) duke përfshirë ndryshimin e legjislacionit anti-terrorist turk, i cilësuar shumë i zgjeruar që po kërcënon lirinë e shprehjes sipas standarteve evropiane.

Turqia ka refuzuar deri më tani të ndryshojë legjislacionin, në një kontekt të rishfaqjes së akteve të dhunës në konfliktin kurd prej verës 2015, shoqëruar me një seri sulmesh terroriste që mbajnë autorsinë e rebelëve kurdë dhe të grupit të Shtetit Islamik.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *