Media gjermane: KE rekomandon hapjen e negociatave me Shqipërinë

Dita

Media gjermane shkruan se në raportin e progresit të KE, theksohet perspektiva për anëtarësim për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Negociata po zhvillohen aktualisht me Serbinë dhe Malin e Zi. Komisioni kërkon t’i zgjerojë dhe në kuadër të progresit të arritur, si dhe ka rekomanduar hapjen e tyre edhe me Maqedoninë e Shqipërinë, – shkruan Der Spiegel.

Por, Komisioni kërkon që qeveritë e këtyre vendeve të mos lënë vend për dyshime për orientimin dhe angazhimin e tyre strategjik, dhe të shfaqin vendosmëri e progres të pakthyeshëm.

Komisioni kishte përmendur më herët vitin 2025 si datë për anëtarësimin e vendeve ballkanike, por këtë herë nuk jep referenca kohore.

Raporti njeh korrupsionin dhe krimin e organizuar si probleme shumë të theksuara për të gjithë kandidatët nga Ballkani Perëndimor dhe Turqia, megjithatë rajoni vazhdon të mbetet një portë e rëndësishme për trafikimin e drogës, armëve dhe njerëzve në BE.

Në raportin e progresit të KE shkruhet se Turqia ka bërë hapa pas në fusha kyçe si sundimi i ligjit, të drejtat bazë, reforma në administratën publike dhe liria e shprehjes.

“Në rrethanat aktuale, nuk po konsiderojmë hapjen e asnjë kapitulli të ri me Turqinë”, shkruhet në raport, ku theksohet se si hap i parë drejt kthimit të situatës, Turqia duhet të heqë gjendjen e emergjencës që vazhdon prej thuajse dy vjetësh.

Sipas Komisionit, gjendja e emergjencës që pasoi grushtin e dështuar të shtetit në 2016-n, kufizon rolin e Parlamentit dhe ndërhyn thellësisht tek të drejtat civile e politike.

Bllokimi i Komisionit për Turqinë vjen pak ditë pasi presidenti turk Recep Tayyip Erdogan shprehu dëshirën për t’u anëtarësuar në BE, dhe tha se ky është një qëllim strategjik i vendit.

Megjithëse raporti e cilëson Turqinë një partner strategjik dhe vlerëson politikën e saj të emigracionit, kritikat janë shumë të ashpra për masat pas grushtit të shtetit që burgosën apo shkarkuan me mijëra persona.

s.a/dita

Share This Article
1 Comment
  • Po ne jemi ne NATO dhe Serbia JO, apo na duan mish per top.
    Europa eshte nje Kurve e Vjeter Plake me pamjen e Doris Pack.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *