Komisioni Evropian vlerëson se ekonomia shqiptare për vitin 2014 ka një rritje prej 1.8%. Sipas raportit për tremujorin e katërt të 2014 të KE për vendet kandidate dhe potenciale kandidate për në BE.
Në raport vlerësohen ritmet rritjes ekonomike në tremujorin e tretë me 3.3% me bazë vjetore, e udhëhequr nga tregtia e shërbimet, ndërtimi dhe më pak industria. Ndikim të ndjeshëm në përshpejtimin e rritjes, sipas raportit, ka fuqizimi i konsumit privat i ndikuar nga treguesit e tregtisë me pakicë.
Gjithsesi, KE kërkon që të mbahen nën kontroll kreditë e këqija, niveli i të cilave vijon që të mbetet në 24,9% edhe në tremujorin e tretët të vitit 2914.
