Kemi qenë të shqetësuar,
shumica për shpifarakët,
dhe kjo rracë e mallkuar,
këtu nuk ka qënë e pakët!.
Unë për këta shpifësira,
dhjetra herë këtu kam shkruar,
edhe viktimat e shpifjes,
në gjykatë i kam drejtuar!.
Shumë më përpara se Rama,
këtë çështje kemi ngritur,
me gjithë arsenalin tonë,
shpifësit i kemi goditur!.
Nga satira dhe humori,
nuk pyesin merimangat,
ata tremben realisht,
vetëm kur u hidhen prangat!.
Nëse do të bëhet Ligji,
dhe Ligji të ketë fuqi,
fajtorët duhen ndëshkuar,
dhe me gjobë-dhe me qeli!.
Duhet që të bien paq,
në dorën e ustallarëve,
se shpifësit kanë helmuar,
jetën e gjithë shqiptarëve!.
Shpifarakët janë burreca,
e bëjnë në brekë prej frikës,
ndaj Ligji duhet t’u zhveshi,
jelekun e politikës!
Pse dënohen fukarenjtë,
dhe kur shpifin-dhe kur vjedhin,
ndërsa kapo të mëdhenjtë,
për të dyja paq ja hedhin?!
Sapo idenë e ligjit,
Edi Rama e lançoi,
një takëm nga politika,
me ashpërsi reagoi!.
Dihet që kokën e shpifjes,
në Atdhe kemi Salinë,
më kollaj e ka të shpifi,
më kollaj se të marrë frymë!.
Menjëherë reagoi,
dhe s’e pati hiç vështirë,
kur shpifjen e barazoi,
direkt me fjalën e lirë!.
Dhe i dyti Lulëzimi,
gati e njëjta muzikë,
foli me një pamje trimi,
ne nuk kemi fare frikë!.
Ne nuk kemi fare frikë,
këtë Ligj nuk e mbështesim,
prapë do shpifim edhe pikë,
se po s’shpifëm neve vdesim!.
Vasili s’mund të mungonte,
si shpifës i klasit parë,
tha xha Qamua-që s’e donte:
“Si s’e mbylli ky gomar?!..”
Këta qenë më kryesorët,
kishte dhe të tjerë plot,
dykëmbësha të deformuar,
që pa shpifje s’rrojnë dot!.
Po jap mendimin dhe unë,
të dënohet qen i qenit,
herë me gjobë e herë me burg,
baraz me shkallën e dëmit!
A.DUKA

Shpifje do quhet ajo, o milet
qe do etiketoje Ed Rama vet
per c’do gje e per gjithcka,
vetem Rama te drejte ka,
per te gjitha Rama do jape shpjegim
c’do gje tjeter do quhet Mashtrim,
kush nuk flet si Rama vet,
emrin Shpifes do ta ket,
per gjithcka qe ben vaki
askush vec Rames nuk e di
eh o Enver gjalle te ishe
zili Ramen do ta kishe
do te mbyllet Radio Tirana
do jete vetem – Ju flet Rama!
O gjoja Rapsod!
Do ti, qe fare pa dashur ke thene te verteten?!Vetem Rama ka te drejte dhe pike.
Po he pra oj shqipe e zgjuar
sa mire qe ti me ke kuptuar,
se ja, Rama ka 5 vjet ne pushtet,
e per rritje rrogash flet e flet,
te gjitha te verteta ato fjale i ka
vetem se…rritje rrogash ketu nuk ka
ja pra, sa ka Rama sinqeritet,
qe per shpifje duhet denohet vet.
Bejte, ti duhet te jesh i pari qe duhet te trembesh nga ligji per shpifjen, se ti i ke lene me te shkruara shpifjet e tua. Cilido qe do te vije ne pushtet dhe do te doje te denoje ty per shpifje do ta kete kollaj fare, prandaj mos u eksito kaq shume.
Llogaria Bahamas e olsi rames ka arritur 350 milion dollare.
Une duhet te denohem qe thashe kete, si thote ky ligji, shoku arben??!! (Meqe merr persiper ta mbrosh si ligj).
Nese ke prova, denohet ai, jo ti ironik i holle, a nese ty te teket me tregu endrrat qe sheh naten, ti gezoc prangat, sikur ne mbare evropen e qytetetuar.Eshte e thjeshte fare, pa nderlikime 😉
Te merresh me shpifjet do te thote te largosh vemendjen nga gjerat shume me te rendesishme qe ka vendi i krimit shqiperi!
Shpifja eshte nje gonxhe ne pemen e genjeshtres.Duhet nje departament i rilindjes per te ndaluar rritjen e pemes se gejeshtres
Sedra e shqiptarit nuk e duron shpifjen.
Pre te shpifurit ka kercit,kercet sot e ne kohen qe do vije koburja.Nga shpfija kalohet ne gjakderdhje.Gjkaderdhja i perket civilizimit mesjetar ne zgjidhjen e nderit.Po te kishte Silvia Conti ne rrethin familjar apo te fisit ndonji hundelesh.Sot Berisha do ishte tue ba vegsha ne boten tjeter.Thuhet qe fjala asht ma e rand se plumbi.Kjo e pranushme nga te gjithe.Fyrja nuk bahet vetem me fjale por edhe me veprime.Rasti kur Ministri turk goditi Ismail Qemalin me shpulle.Shpagimin ia kerkoi Hasan Prishtin ne dyluftim(Rregulla keto te feudalizmit)Mesjetare.Me kete nderhyrje te Hasan Prishtines nderi i Ismail Qemalit shkoj ne vend.
Sot jetojme ne kohen ma te civilizueme qe njihet nga bota.Ku cdo gje qe bie ndesh me dinjitetin e normat qytetariet duhen zgjidhur nepermjet institucioneve.Ndaj jeni shume te vonuem ne vendosjen me ligj te gjithe atyre qe shpifin duke diskreditue personin pa drejtesisht.Ndaj duhet te gjithe te mbeshtesim zgjidhjet nepermjet institucionit te drejtesise ku ndahet shapi nga sheqeri.O je i drejte ose denohesh me ligje.