KE: Tarifat e SHBA, pasiguri për bizneset

Dita

Komisioni Evropian bëri thirrje për heqjen e tarifave amerikane për çelikun dhe aluminin, dhe tha se vendimi i presidentit Donald Trump për të zgjatur masat e tarifave edhe për një muaj, krijon pasiguri për bizneset.

Përmes një deklarate për mediat, Komisioni tha se ka analizuar vendimin e Trumpit, që tarifat ndaj Bashkimit Europian të jenë në fuqi deri më 1 qershor.

“Vendimi i SHBA-së zgjat pasigurinë e tregut, i cili tashmë është i prekur nga këto vendime”, thuhet në deklaratë, duke shtuar se Bashkimi Europian duhet të jetë përgjithmonë dhe plotësisht i përjashtuar nga këto masa, pasi “ato nuk mund të justifikohen në bazën e sigurisë kombëtare”.

Në deklaratën e KE-së theksohet se kapaciteti i tepërt i çelikut dhe aluminit nuk vjen vetëm nga Europa.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *