Ekspertët e Këshillit të Europës, të rikthyer nga një mision në Krime, u shprehën të shqetësuar për rrëmbimet dhe keqtrajtimet, viktima të të cilave janë bërë anëtarët e minoritetit tatar që prej aneksimit të këtij rajoni ukrainas nga Rusia.
“Duke pasur parasysh rezistencën e hapur të shfaqur nga drejtuesit tatar të Krimesë përballë ngjarjeve që po zhvillohen në këtë rajon, dhe duke ditur që pjesa më e madhe e këtyre tatarëve kanë bojkotuar referendumin, më 16 mars, komuniteti tatar i Krimesë ndodhet përballë një rreziku shumë të madh”, sipas ekspertëve të Komitetit për mbrojtjen e minoriteteve kombëtare, një delegacion i të cilit shkoi në vend nga 21 marsi deri më 26 mars.
Delegacioni përmendi një situatë shumë të tendosur, probleme të rënda përsa i përket sigurisë për Tatarët dhe e vuri theksin tek rrëmbimet, presionet dhe keqtrajtimet e ushtruara nga grupet paraushtarake të armatosura, por jo të identifikueshme.
Në kuadër të këtij raporti, komiteti i ministrave të Këshillit të Europës, organ që mbledh 47 shtete anëtare, i kërkoi palëve përkatëse të garantojnë në mënyrë efektive të drejtat e të gjitha minoriteteve kombëtare nëpërmjet Ukrainës, përfshirë dhe Krimenë./

HOMERI KA SHKRUAJTUR QE KRIMEA BANOHEJ NGA TARTARET