Kë të besojmë? Klerikët e lartë apo Dulen?

redaktor

Nuk kanë të sosur replikat dhe kundër-replikat në DITA për çështjen e meshimit të z.Janullatos në gjuhën shqipe. Nuk kanë munguar në këto replika publicistë dhe qytetarë të ndryshëm, por së fundmi janë përfshirë një numër klerikësh të lartë të Kishës, së fundmi Episkopi i Apolonisë që botohet sot.

Këta të fundit veçanërisht e kanë me Moikom Zeqon.

Në një intervistë në DITA, Moikomi tha disa ditë më parë një të vërtetë të thjeshtë: Nuk kemi pse i këndojmë meshat në greqisht apo syret kuranore në arabisht, kur që prej Mesharit të Gjon Buzukut, gjuha shqipe ka hyrë në liturgjitë fetare.

Nuk ka dyshim që shumica e qytetarëve shqiptarë nuk e kundërshtojnë këtë gjë, po hajt tu mbushësh mendjen replikuesve.

Nejse, e bukura është që ata që replikojnë me profesor Moikomin thonë që nuk është e vërtetë që Janullatos meshon greqisht, po shqip.

Nga ana tjetër Vangjel Dule, sot nënkryetar Kuvendi, por që ka qenë dhjak kishtar para se t’i futej politikës, duke mbrojtur Janullatosin tha që ai është i vjetër dhe nuk flet dot shqip perfekt.

Tani kë të besojmë?! Klerikët e lartë apo zotin Dule?

Flet apo jo shqip në ceremonitë fetare, z.Janullatos?

 

Në foto: Moikom Zeqo dhe Adrian Thano gjatë një dëgjese me shoqërinë civile disa ditë më parë organizuar nga DITA dhe Aleanca Popullore. Foto: Klevis Janko

 

Share This Article
9 Comments
  • Janullatus te flase shqip ne meshat kishtare ,netekundert te largohet nga Shqiperia….SHQIP ne tre besimet fetare..

  • kaq e veshtire eshte ta kuptoni,
    Mesha qe zgjat mbi 3 ore behet ne shqip edhe nga Janullatosi dhe nga cdo klerik tjeter,
    ndersa fjalimi i Janullatosit qe e shumta zgjat 20 minuta behet ne greqisht dhe perkthehet ne shqip.

      • Po ju kerkoni te hyni ne BE dhe jeni kaq injorante sa nje gjuhe te huaj,aq me teper europiane ju duket si rezik kombetar apo si gjuhe e mallkuar.
        Flet greqisht se nuk e flet dot shqipen aq rjedhjeshem sa e kerkon nje fjalim me terma te veshtire per tu artikuluar ne ate moshe qe eshte ai.
        Pra sot kemi nje grek qe edhe pse ne nje moshe te madhe u perpoq maksimalisht te mbaje meshen ne shqip dhe kemi ne komunitetet e tjera fetare,shqiptare qe flasim me shume arabisht sesa shqip,aq sa edhe kur pershendetin njeri tjerin perbuzin shqipen dhe thone selam alekum,ne arabisht.Sigurisht kjo qe ska sesi tju bjere ne sy juve superpatrioteve.

      • E para është shpjeguar me mijëra herë arsye sepse predikimi bëhet në dy gjuhë dhe kjo këmbëngulja juaj është keqdashëse. MESHA BËHET NË SHQIP. Nëdrsa predikimi bëhet në dy gjuhë sepse kryepiskopi Anastas e ka më të lehtë të shprehet në greqisht, sikundër edhe klerikët e shumënumërt ktolikë italianë, pastorët amerikanë protestantë apo imamët dhe hoxhallarët arabë e turq. Nëse do t’ju dhimbsej realisht Shipëria, duhet ta kërkoni në fetë e tjera, të cilat e praktikojnë rregullisht në të gjitha ceremnitë e tyre fetare gjuhën e huaj dhe jo të kapeni si muti pas këpuce.

  • Ah cia ke fut kot me shkrim. Ky eshte nje shkrim injorant, i lig dhe qe ka si qellim ti hedhe benzine zjarrit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *